Vazhdon interesi i Hannoverit dhe Stuttgartit për sulmuesin shqiptar Rey Manaj. Mediat italiane raportuan vetëm pak ditë më parë se Manaj është vendosur në qendër të vëmendjes nga ana e dy klubeve gjermane, paraqitjet dhe golat e tij kanë bërë që interesi të rritet.
Momentalisht Albacete mban vendin e tretë në Segunda Division në Spanjë dhe drejtuesit e klubit për të siguruar shërbimet e Manaj i paguan Interit 2 milionë euro dhe një kontratë 5-vjeçare lojtarit, tek i cili besojnë shumë dhe se mund t’i japë një ndihmesë të madhe klubit që sezonin e ardhshëm ata të luajnë mes më të mirëve të futbollit spanjoll, në La Liga.
Krahas Hanoverit dhe Stuttgartit, orët e fundit në skenë janë shfaqur edhe dy ekipe të tjera. Behet fjalë për Valencian dhe Sevillan. Merkato e Janarit mbyllet të enjten, ndaj të gjithë kandidatët nuk kanë kohë për të humbur nëse realisht dëshirojnë të transferojnë 21-vjecarin, por nga ana tjetër duket e vështirë që drejtuesit e Albacete të heqin dorë prej sulmuesit shqiptarë në mes të sezonit. Momentalisht Rey Manaj ka shënuar në total 6 gola në 15 ndeshje për Albaceten duke u shndërruar në një pikë rrëfimi për skuadrën e tij në vijën e parë të sulmit.