Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dy kuvende, një mesazh

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Rreziku i kritikës nihiliste: Përgjigje për Andi Bushatin

Nga Blendi Kajsiu

Në pak më shumë se një muaj u zhvilluan dy kuvende të rëndësishme; Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste më 12 qershor dhe Kuvendi i Partisë Demokratike më 17 korrik. Ndonëse dy ngjarje të ndryshme, ato dhanë një mesazh të qartë në publik: PS-ja mbetet parti e parë, ndërkohë PD është dhe do mbetet parti e dytë. Për të kuptuar këtë nuk është e nevojshme të analizohen thellë këto dy evente. Nuk ka përse të nxjerrësh në pah faktin që pati më shumë analizë për mandate të humbura në Kongresin e PS-së sesa në atë të PD-së. As të vëresh faktin që PS-ja doli edhe më e bashkuar nga Kongresi i saj, kurse Kuvendi shërbeu për ta përçarë edhe më tej PD-në.

Mjafton të shohësh dy lajmet kryesore që prodhuan këto dy ngjarje që vulosën perceptimin qytetar. Lajmi që prodhoi Kongresi i PS-së ishte dorëheqja e Gramoz Ruçit. Lajmi kryesor që prodhoi në publik Kuvendi i PD-së ishte pritja me brohoritma e Sali Berishës pasi u vendos në listën e zezë nga SHBA-të.

Këto dy lajme prodhuan një mesazh të vetëm. PS-ja në pushtet është e gatshme të ndryshojë dhe rinovohet, sado në mënyrë sipërfaqësore. PD-ja në opozitë është e gatshme të mos ndryshojë asgjë edhe pas një humbje të thellë.

Ishte pikërisht ky fakt që prodhoi tronditje dhe zhgënjim nga Kuvendi i PD-së si brenda dhe jashtë saj. Ajo që habiti shoqërinë, dhe që zgjoi nga mpirja mendore edhe disa nga demokratët më të guximshëm, është fakti që Kuvendi prodhoi një PD identike me atë që humbi përballë Ramës jo vetëm më 25 prill të 2021, por edhe më 2017.

Sot, ashtu si dje, PD-ja është një parti e kapur nga kryetari i saj Basha me bekimin e liderit historik Berisha, që e përdor partinë si mburojë për familjen e tij. Edhe pse Basha humbi më 25 prill dhe Berisha u fut në listën e zezë të korrupsionit dhe antidemokracisë nga SHBA-të. E megjithatë, Kuvendi prej struci i PD-së vendosi të fusë kokën në rërë dhe të pretendojë, përballë një shoqërie gojëhapur, se këto ngjarje nuk kanë ndodhur.

Ndaj brohoritmat “Berisha, Berisha” në PD sot të kujtonin brohoritmat “Enver, Enver” në kongresin e themelimit të Partisë Socialiste në vitin 1991 gjatë fjalimit të Dritëro Agollit, që guxoi të kritikonte liderin historik të punistëve. Edhe atëherë një pjesë e mirë e anëtarësisë së PP-së refuzonte të pranonte atë që shoqëria e dinte, se lideri i tyre historik kish rënë e duhej lënë pas.

Vetëm se në kuvendin e PD-së nuk kish asnjë Dritëro. Vetëm Bardh Kadilli dhe Mark Marku patën guximin të thoshin disa të vërteta që tashmë i di e gjithë shoqëria shqiptare. Por edhe ata nuk mundën të përmendin, dhe aq më pak të distancoheshin, nga “elefanti në dhomë” që brohoritej nga një pjesë e mirë e anëtarësisë.

Është e njëjta anëtarësi që kërkon arrestimin dhe dënimin e Edi Ramës si i korruptuar, edhe pse ky i fundit nuk ka pushkatuar protestues në mes të Tiranës për të mbrojtur korrupsionin e aleatit të tij në qeverisje, nuk ka një djalë që është pasuruar duke hedhur në erë fëmijë dhe qytetarë të thjeshtë, dhe nuk është në listën e zezë të SHBA-ve. Imagjinoni ç’do thoshte PDja nëse Rama do ish Berisha.

Kaq mjafton për të kuptuar se përse PD ishte dhe mbetet parti e dytë. Insistimi i saj për të mbetur njësoj përballë një shoqërie që ndryshon me ritme marramendëse do t’i garantojë asaj jo vetëm vendin e dytë, por ndoshta edhe të tretin apo të katërtin në skenën tonë politike.

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore./panorama.al

Tags: Blendi Kajsiudy kuvendenjë mesazhopinion

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Anketa e KB për lehtësimin e tregtisë, Shqipëria në vend numëro

Anketa e KB për lehtësimin e tregtisë, Shqipëria në vend numëro

Titulli botëror në boks, ja kur do të rikthehet në ring Anthony Joshua

Titulli botëror në boks, ja kur do të rikthehet në ring Anthony Joshua

Shembja e Teatrit/ Lubonja: Këto zgjedhje i hapën rrugë shkatërrimeve të reja

Një çështje e munguar në debatin mbi PD

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Analiza: Evropa kryeson në ndihmën ushtarake për Ukrainën, por a mund ta mbulojë ajo boshllëkun e një SHBA-je që tërhiqet?
Bota

Analiza: Evropa kryeson në ndihmën ushtarake për Ukrainën, por a mund ta mbulojë ajo boshllëkun e një SHBA-je që tërhiqet?

by mirseda
21:15 | 22/08/2025
0

EVROPË- Rusia dëshiron pjesë të Ukrainës. Presidenti Volodymyr Zelenskyy refuzon të lëshojë territor. Dhe bisedimet e paqes...

E rëndë në Itali, furgoni shtyp djalin 2-vjeçar në oborrin e shtëpisë

E rëndë në Itali, furgoni shtyp djalin 2-vjeçar në oborrin e shtëpisë

21:03 | 22/08/2025
Aksident në Lungomare në Vlorë, makina përplaset me motorin

Aksident në Lungomare në Vlorë, makina përplaset me motorin

20:46 | 22/08/2025
Arabia Saudite e shqetësuar për Gazën pas raportit të OKB-së për urinë

Arabia Saudite e shqetësuar për Gazën pas raportit të OKB-së për urinë

20:27 | 22/08/2025
Nëse Putin nuk pranon paqe? Trump: Mund edhe të mos bëjmë asgjë, s’është lufta jonë

Nëse Putin nuk pranon paqe? Trump: Mund edhe të mos bëjmë asgjë, s’është lufta jonë

20:05 | 22/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com