Inter ka kaluar në avantazh ndaj Sampdorias me dy gola dhe ka preku majën. Është Skrinar, një ish i Sampdorias që shënon golin e parë në minutën e 18’. Një top që vjen nga goditje këndi, devijohet lehtë nga Vecino dhe topi ngel në këmbët e sllovakut i cili e dërgon në rrjetë. Skrinar nuk feston në respekt të ish ekipit të tij. Inter vazhdon të dominojë ndeshjen dhe është Perisic që ka rastin të dyfishojë ndeshjen, pas një gabimi të portierit, kroati godet nga larg me portën e boshatisur por topi prek shtyllën. Në minutën e 32’ , një krosim në zonë largohet nga mbrojtësi i Samdorias, por aty është bomberi Icardi, i cili godet fluturimthi dhe topi ndalon në rrjetë. Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë. Aktualisht zikaltërit parakalojnë Napolin dhe marrin kreun, por Napoli ka për të zhvilluar ndeshje nesër në mbrëmje dhe mund të rikthehet në majë.
Golat: