Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Dy humbjet radhazi në kampionat, Takaj i vendos ultimatum skuadrës

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Dy humbjet radhazi në kampionat, Takaj i vendos ultimatum skuadrës

Humbja ndaj Tiranës ishte një goditje e rëndë për Skënderbeun, i cili nuk arriti dot të rikthehej te rezultatet pozitive edhe pas pushimit të kampionatit. Dy humbje radhazi, për një ekip si bardhekuqtë, nuk janë pak, aq më tepër kur bëhet fjalë për një humbje si ajo në shtëpi ndaj Bylisit dhe më pas në transfertë ndaj Tiranës.

Në kampin korçar, situata duket paksa shqetësuese, teksa veç lojës, në një pjesë të caktuar të ndeshjes nuk është treguar asgjë më shumë nga ekipi. Në të tilla kushte, presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj, ka kërkuar reflektim dhe më shumë përgjegjshmëri nga të tijtë në fushë, sidomos nga lojtarët, të cilët janë boshti i Skënderbeut dhe më me eksperiencë se të rinjtë, shkruan “panorama”.

Pas humbjes të së shtunës ndaj Tiranës, vetë presidenti Ardian Takaj ka kërkuar reagimin e menjëhershëm që në takimin e radhës. Në ndeshjen e Kupës që do të luhet ditën e mërkurë në Devoll përballë ekipit vendas, korçarëve u është vënë ultimatum reagimi në këtë takim, pasi kompeticioni i dytë në vend është një objektiv që bardhekuqtë e lakmojnë në këtë sezon.

Kështu, Takaj ka bërë me dije se nuk duhet të shihet në fushë një ekip si ai i miqësores së humbur ndaj devollinjve, si një kusht për të filluar reagimin. Pas ndeshjes me Devollin, ka vijuar më tej Takaj, do të jetë e domosdoshme që Skënderbeu të marrë nëntë pikë të plota në tri ndeshjet e radhës që ka për të luajtur, fillimisht me Teutën, më pas me Vllazninë dhe në fund me Luftëtarin.

Nëntë pikë që do t’i shkonin përshtat edhe pozicionit në të cilin Skënderbeu kërkon që të listohet në fund të këtij sezoni. Ky ka qenë paralajmërimi i parë i presidentit të Skënderbeut për ekipin e tij, që vjen nga dy humbje, për më tepër me një lojë të dobët si ajo ndaj Bylisit.

Ultimatum, i cili është shoqëruar edhe me masë, nëse ekipi nuk reagon dhe nuk merr fitore në takimet e radhës. Skënderbeu aktualisht është në mes të tabelës së klasifikimit, por në dy sfidat e fundit ka shënuar një gol dhe ka pësuar gjashtë të tjerë. Skuadra ka luajtur me hope, ndonëse ndaj Tiranës mund të kishte marrë një pikë, nëse mbrojtja do të ishte treguar më e vëmendshme në fund të lojës.

Tags: humbjekampionatradhaziTakaj:

TË LIDHURA

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit
Sport

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit

19:25 | 30/10/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Viti i ri shkollor/ Rama: Po ju mori malli, më keni në frigorifer në vijim!

Viti i ri shkollor/ Rama: Po ju mori malli, më keni në frigorifer në vijim!

Soreca: Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë, kini besim!

Soreca: Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë, kini besim!

Doni të studioni në universitetet amerikane? Ja ç’ndodh me listën e “më të mirëve”

Doni të studioni në universitetet amerikane? Ja ç’ndodh me listën e “më të mirëve”







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Hapet aplikimi për konkurrim për pozicionin ‘Drejtor departamenti’ në Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hapet aplikimi për konkurrim për pozicionin ‘Drejtor departamenti’ në Policinë e Shtetit

by mirseda
09:16 | 31/10/2025
0

Hapet aplikimi për konkurrim për pozicionin ‘Drejtor departamenti’ dhe ‘Drejtor vendor’ në Policinë e Shtetit. Policia ka...

Sot del para Gjykatës Kushtetuese, Veliaj niset me furgon policie

Sot del para Gjykatës Kushtetuese, Veliaj niset me furgon policie

09:02 | 31/10/2025
Fletëthirrja e dytë, SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

Fletëthirrja e dytë, SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:20 | 31/10/2025
Tiranë/ Polici i dehur shkakton aksident, një grua dërgohet tek Trauma

Tiranë/ Polici i dehur shkakton aksident, një grua dërgohet tek Trauma

22:07 | 30/10/2025
Opozita braktis punimet e Kuvendit. Zbulohet arsyeja

Opozita braktis punimet e Kuvendit. Zbulohet arsyeja

22:04 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com