Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dy drejtimet e domosdoshme nga duhet të kalojë ndryshimi në PD

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Berisha ”non grata”/ Zekthi: Ja pse vendimi është i padrejtë

Nga Fitim Zekthi

Kur sheh gjendjen e politikës shqiptare, mendon se ajo që ka thënë Stalini, një nga totalitaristët më gjakësorë dhe perversë në historinë e  njerëzimit, se “idetë janë më të fuqishme se armët, ne nuk do t’i lëmë armiqtë tanë të kenë ide”, vijon të zbatohet në forma të ngjashme edhe sot. Shumica qeverisëse prej gati tetë vjetësh vijon të korruptojë vendin dhe institucionet, të sulmojë pa ndalur opozitën, të prodhojë përmes mediave që i kontrollon një realitet më real se realiteti, siç thotë Baudrillard, në të cilin e zeza e mjerimit dhe e korrupsionit të qeverisjes shfaqen përmbys si përpjekje për qeverisje të mira.

Gjuha e shumicës është e njëjtë me gjuhën  që ajo përdorte dikur në opozitë apo në fushatën e vitit 2013. Kjo luftë frontale, përfshirë blerjen dërrmuese të votave në zgjedhje, ndaj opozitës duke e parë si të keqen më të madhe në vend e bën shumë të vështirë për opozitën që ajo të artikulojë ide apo të prodhojë mendim për fusha të ndryshme të qeverisjes dhe veprimit politik. Kjo bëhet shumë më e vështirë po të kemi parasysh se paralelisht me këtë  gjuhë lufte të shumicës dhe të pjesës më të madhe të medias (që ndjek për arsye të vetat shumicën) qeveria zgjeron përditë pushtetin e saj duke mos lënë pa uzurpuar institucion apo qendër pushteti.

Instalimi thuajse i plotë i një  regjimi, ndonëse duket si i realizuar, do të vazhdojë sepse ai nuk mbaron kurrë.  Kjo gjendje e vendit dhe vetë gjendja në PD rrezikon ta mbajë vendin, por edhe Partinë Demokratike në vend, ta ndalë kohën në ditën pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe të mbajë gjallë luftën e brendshme, gjendjen, emocionet dhe gjithçka tjetër në pikën ku ishin duke mos lejuar Partinë Demokratike të jetë opozita që duhet.  Duhet thënë se në këto tetë vjet Partia Demokratike i ka bërë shërbime të rëndësishme vendit  duke thënë të vërteta të mëdha, të vërteta që nuk thuheshin dot nga asnjë institucion tjetër dhe duke zhvilluar një luftë të qenësishme dhe të vështirë, por kjo është një temë tjetër.

Tani, PD përballet me nevojën e një opozite të rivitalizuar dhe të ringritur pas asaj që ndo- dhi në zgjedhjet e fundit. Gjëja e parë e madhe  që do të duhet të bënte një parti në opozitë me frymë të djathtë në një moment si ky, do të ishte shmangia e fatalizmit. Që kjo të ndodhë, një forcë politike duhet të ketë besim të plotë te njerëzit, te populli. Njerëzit në analizë të fundit do të kenë në dorë Shqipërinë, do të kenë në  dorë njëri-tjetrin dhe familjet e tyre dhe kësisoj  do të zgjedhin të mirën, të drejtën, të moralsh- men. Pa këtë besim nuk mund të ketë PD dhe  opozitë të fuqishme dhe fituese. Po ashtu, duhet të kihet besim se gjërat nuk janë në dorë të Ramës, të PS-së, të qeverisë dhe krimit, të parasë dhe korrupsionit.

Duhet të hiqet nga mendja ideja se ata nuk mposhten. Jo, gjërat janë në dorë të Zotit, kanë qenë gjithnjë në dorë të Atij dhe pushteti i Ramës dhe i korrupsionit mund të thyejë qafën në çdo moment. Ka ndodhur kjo me faraonë, me diktatorë apo me pushtetarë të tmerrshëm përgjatë  gjithë historisë. Pra, gjëja e parë është ngjizja dhe mbajtja gjallë e një fryme me besim te njerëzit dhe te Zoti se gjërat nuk i ka në dorë  as Rama dhe as krimi, por njerëzit dhe Zoti. Gjëja e dytë është që PD duhet të bëjë detyrën, duhet të bëjë atë për të cilën ekziston sot. Duhet të jetë alternativa e pushtetit, të jetë  forca që shohin dhe duan njerëzit për të ndryshuar vendin.

Për të arritur këtë, Partia Demokratike ka  nevojë të ecë fuqimisht në një plan me dy për- masa.  Përmasa e parë është ideja, programi politik që duhet të jetë i natyrshëm, i sinkronizuar dhe ai që plazmon brenda PD-së besimin  se për këtë ka nevojë vendi dhe që plazmon para njerëzve besimin se për këtë nevojë vendi. PD-ja si parti e djathtë duhet të theksojë më fort këtë ngjyrë të djathtë të sajën në të gjithë gjerësinë e spektrit. Për këtë është e nevojshme të ravijëzohet një program politik apo frymë ideologjike që ecën, përbëhet nga tri korsi. Korsia e parë është brendësimi i ideve të shtetit të vogël, i taksave të ulëta, i ndarjes  dhe kontrollit të pushteteve, i balancës së institucioneve, i lirive ekonomike, i lehtësimit të barrierave për biznes, i derregullimit në mënyrë që vendi të dalë nga kjo ekonomi e kontrolluar, e mbytur nga shteti dhe taksat, e kapur për fyti nga qeveritarët dhe disa biznese klienteliste, e shkelur me këmbë nga trafiku i drogës dhe mungesa e rëndë e konkurrencës.

PD duhet të bëhet, jo se nuk është, por të ta thellojë edhe më, partia e lirive të forta ekonomike dhe e rritjes së rolit të biznesit dhe individit të talentuar në ekonomi. Kjo nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, por mënyra se si PD-ja mbron liritë dhe mënyra se si PD-ja sheh zhvillimin e vendit. Korsia e dytë duhet të jetë konservatorizmi social. PD-ja duhet të bëhet partia e familjes së fortë, e përkrahjes për fëmijët, e fuqizimit të prindërve, e edukimit të shëndetshëm, e mbrojtjes së fortë të lirive fetare dhe mbrojtjes së moralit. Partia Demokratike duhet si partia që mbron një moral universal, që nuk është relativiste, që ka respekt të thellë për martesën mes një burri dhe një gruaje, që tregon kujdes  të madh për përpjekjet e familjeve për të mbetur të forta dhe vatra ku rriten fëmijë që nesër  do jenë të drejtë, respektues ndaj të tjerëve, punëtorë dhe patriotë.

Partia Demokratike duhet të  jetë partia e respektit të thellë për vlerat e lirive fetare dhe të besimit në Zot. Korsia e tretë ka të bëjë me qëndrimin ndaj krimeve të komunizmit, me neverinë për ata  që i bënë këto krime dhe për ata që bashkëpunuan. PD-ja duhet të bëjë një dallim të thellë me të  gjithë ata që vijnë nga ajo epokë si ish-kryetar  degësh apo komitetesh ekzekutive, ish-sigurimsa apo ish-oficerë, ish-gazetarë të “Zërit të Popullit” apo të “Bashkimit”, ish-gjyqtarë  apo ish-hetues. PD-ja duhet jetë partia e venerimit të sakrificave të atyre që u dergjën  burgjeve apo kampeve apo të atyre që u vranë. Kjo është sa u takon ideve politike, pak a  shumë fryma ku mund të ecet si një parti qartë- sisht e djathtë.

Kjo frymë dhe këto ide megjithatë nuk mund të kenë asnjë vlerë nëse nuk ecet brenda kësaj fryme edhe në përmasën e dytë, atë të mënyrës se si do të kërkohen njerëzit dhe ata që do të jetësojnë këtë përmasë të parë. Idetë dhe njerëzit që i bartin ato duhet të jenë të lidhur pazgjidhshmërisht. Partia Demokratike është kritikuar shpesh  se shumë funksionarë apo njerëz të rëndësishëm të saj nuk i kishin të natyrshme mjaft  qëndrime të djathta, nuk dalloheshin për sinqeritet në bartjen e këtyre ideve dhe nuk luftonin që këto ide dhe Partia Demokratike të vinin në pushtetet dhe ndryshonin vendin.

Për një pjesë njerëzish ata shihnin vetëm interesin e tyre të ngushtë të karrierës dhe asgjë më shumë. Madje, shumë syresh bënin çdo intrigë të mundshme për këtë interes të ngushtë dhe asgjë më shumë. Karriera politike është një nga gjërat më tërheqëse në botë dhe lufta për të ka prodhuar historikisht dhe kudo intrigat më të mëdha. Gjithsesi që kjo gjë të mos jetë shkatërrimtare njerëzit dhe sistemet politike janë përpjekur të vendosin disa rregulla dhe disa norma. PD-ja nuk do të mund ta shmangë dot këtë luftë apo  këtë joshje që ofron karriera politike, por gjithsesi ajo duhet ta adresojë atë sipas disa pari- meve në mënyrë që të pretendojë suksesin. Rregulli i parë vjen nga Teoria e Agjentit të Parë, është një rregull që përpiqet të ndiqet kudo në vendet normale.

Sipas këtij rregulli, agjenti i parë, që në rastin tonë është Lulzim Në PD, prej vitesh shumë elementë të sistemit nuk kanë pasur qëllim fuqizimin e sistemit dhe të sigurimit të mbijetesës apo fitores në zgjedhje të sistemit. Për ta rëndësi ka pasur vetëm interesi dhe karriera e tyre. Sistemet që funksionojnë në mënyrë të drejtë në Perëndim, partitë në Gjermani, Angli etj., elementë të tillë do t’i shmangnin vetvetishëm nga sistemi, sepse ata nuk i shërbejnë sistemit.  vijon nga faqja 1 Basha, do të japë kompetenca apo do të cak- tojë detyra apo do të bëjë propozime për agjent  të dytë (sekretari i përgjithshëm) të tretë (nënkryetarët), të katërt (sekretarët apo anëtarët e kryesisë) e kështu me radhë.

Teoria thotë që çdo agjent i dytë, i tretë, i katërt etj., në mënyrë që të marrë detyrën apo që të propozohet për atë detyrë, duhet të plotësojë detyrimisht dy kushte. Kushti i parë është që ai duhet të ketë aftësinë ta kryejë atë detyrë. Kushti i dytë është që ai duhet të jetë neutral ndaj interesit të vet  personal ne kuptimin e ngushtë të këtij interesi. Pra, asnjë agjent i dytë, i tretë, i katërt etj., nuk mund të punojë për llogari të tijën të  ngushtë, por duhet të kryejë detyrën në funksion të agjentit të parë.

Çdo parti është një sistem dhe çdo sistem është një organizëm i gjallë si një qelizë thonë  Maturabna dhe Varela. Qëllimi i sistemit është të sigurojë mbijetesën dhe të rritet duke u  shumuar apo zmadhuar në mënyrë që të bëhet më i fortë dhe të sigurojë edhe më tej mbijetesën. Kur elementë të sistemit nuk punojnë për këtë qëllim, por punojnë për vete atëherë sistemi nis degradimin dhe shkon drejt zvogëlimit, dobësimit dhe vdekjes po të mos kurohet. Në PD, prej vitesh shumë elementë të sistemit nuk kanë pasur qëllim fuqizimin e sistemit dhe të sigurimit të mbijetesës apo fitores në zgjedhje  të sistemit.

Për ta rëndësi ka pasur vetëm interesi dhe karriera e tyre. Sistemet që funksion- ojnë në mënyrë të drejtë në Perëndim, partitë  në Gjermani, Angli etj., elementë të tillë do t’i shmangnin vetvetishëm nga sistemi, sepse ata nuk i shërbejnë sistemit. Rregulli i dytë i madh dhe më kryesori është që njerëzit në politikë promovohen apo marrin funksione në bazë të disa kritereve. Kriteret themelore janë zgjedhshmëria (sa janë të zgjedhshëm, sa i pëlqejnë njerëzit, sa i besojnë njerëzit, sa e kanë imazhin e njeriut të drejtë dhe të përkushtuar), fuqia e ideve (sa i zotërojnë idetë politike, a kanë mendim dhe dinë të artikulojnë ide, a janë bartës seriozë dhe të natyrshëm të ideve dhe a i artikulojnë ato, a e përballojnë dot debatin publik, sa kurajë  kanë në këtë debat etj.), dhe aftësia organiza- tive në terren (a dinë të sillen me njerëzit, a  dinë të organizojnë një ekip, a dinë të mbajnë gjallë një frymë në bazë, a sjellin vota për sh- kak të fuqisë organizative, sa kanë fuqi për  fundraising etj.).

Këto kritere pikëzohen pak a shumë në mënyrë të barabartë, por varet nga detyra që do të marrin. Lulzim Basha dhe Partia Demokratike e kanë detyrë dhe përgjegjësi para shqiptarëve futjen e opozitës në hulli të tillë në mënyrë që ajo të bëjë sebepin, të bëjë atë që duhet dhe më pas njerëzit, por sidomos Zoti, nuk do të lënë kurrë në opozitë një parti të tillë. Idetë e duhura dhe njerëzit e duhur kanë qenë gjithnjë fitues. Trey Gowdy, një ish-kongresmen republikan nga Karolina e Jugut, thotë se një parti në  opozitë, sidomos e djathta, duhet patjetër të shpjegojë çfarë idesh ka, pse ka ato ide, pse mendon se ato ide janë më të mirat, pse ka  zgjedhur ata njerëz që ka zgjedhur për t’i bartur dhe shpjeguar ato ide dhe më pas në debatin publik vjen një moment që asaj i jepet e drejta të drejtojë vendin./panorama.al

Tags: Fitim ZekthindryshimiPD

TË LIDHURA

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare
Analizë

Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare

17:56 | 09/05/2025
Bill Gates do ta dhurojë pasurinë deri në 2045: “S’do të vdes i pasur.”
Bota

Bill Gates do ta dhurojë pasurinë deri në 2045: “S’do të vdes i pasur.”

17:40 | 08/05/2025
Next Post
“Leku e hedh ujin përpjetë”/Peshk për 1 vend pune, avokatja përfundon në spital

“Leku e hedh ujin përpjetë”/Peshk për 1 vend pune, avokatja përfundon në spital

Skuadrat shqiptare/ Sonte ndeshjet e kthimit në Conference League

Skuadrat shqiptare/ Sonte ndeshjet e kthimit në Conference League

Operacion anti-korrupsion në Korçë, arrestohet ish-zyrtari i lartë

Operacion anti-korrupsion në Korçë, arrestohet ish-zyrtari i lartë

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore
Aktualitet

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore

by mirseda
22:46 | 10/05/2025
0

Një situatë e pazakontë dhe qesharake është regjistruar në Qarkun e Elbasanit gjatë fazës së shpërndarjes së...

Çfarë po ndodh mes Egli Tako-s dhe Gjestit. A e uroi Egli për ditëlindje?

Çfarë po ndodh mes Egli Tako-s dhe Gjestit. A e uroi Egli për ditëlindje?

22:42 | 10/05/2025
Erjola Doçi dhe Lumbardh Salihu në lidhje dashurie?

Erjola Doçi dhe Lumbardh Salihu në lidhje dashurie?

22:37 | 10/05/2025
Gazetari shpërthen në Ferma Club: Rrëfimi i Albës është i pavërtetë, njoh ish-burrin e saj!

Gazetari shpërthen në Ferma Club: Rrëfimi i Albës është i pavërtetë, njoh ish-burrin e saj!

22:22 | 10/05/2025
Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS

Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS

22:16 | 10/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com