Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Durrës, porti i peshkimit mbahet “peng” nga jahtet luksoze

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Durrës, porti i peshkimit mbahet “peng” nga jahtet luksoze

Porti i ri i peshkimit në Durrës, me të gjithë infrastrukturën mbështetëse, është kthyer në port për jahtet dhe velierat e të pasurve të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.  

Në kushtet kur të pasurit kanë siguruar mjetet e tyre super luksoze, në këtë hapësirë, për peshkatarët e Durrësit nuk kujtohet asnjë strukturë shtetërore, pavarësisht, se ky port duhet të ishte në shërbim të flotës së peshkimit.     

I ndërtuar rreth dy vjet më parë, por i pa marrë në dorëzim akoma nga Autoriteti Portual i Durrësit, ky port me vlerë mbi 15 milionë euro, mbetet i pashfrytëzuar për qëllimin që u ndërtua, shkruan “DurrësLajm”. 

Brenda hapësirës së tij janë ndërtuar dhe kanë përfunduar magazinat e peshkut, kanë përfunduar, gjithashtu, të gjitha bankinat dhe infrastruktura e duhur që kërkon një port peshkimi.

Por porti është në varësi të firmës që ka kryer punimet dhe asnjë prej strukturave të tjera nuk ka autoritet mbi të, pavarësisht se aty janë ankoruar e qëndrojnë me muaj mjetet lundruese luksoze.

Sipas peshkatarëve, ky port nuk ka kapacitetet e duhura për ankorimin e anijeve të flotës së peshkimit të Durrësit.

Kapitaneria e Durrësit

Kapiteni, Paulin Ndreu, më herët ka thënë se nuk ka dhënë leje për qëndrimin e mjeteve brenda kësaj hapësire, të destinuar për port peshkimi, e cila është akoma në varësi të Ministrisë së Bujqësisë.

“Për aq kohë sa objekti nuk i është dorëzuar Autoritetit Portual ne nuk kemi ndikim mbi të”, ka pohuar Ndreu.

Sindikata e peshkimit

Kreu i sindikatës së peshkimit në Durrës, Klodjan Kapiti, ngre si shqetësim madhor mungesën e kapaciteteve në portin e ri të peshkimit.

“Ky port ka kushtuar mbi 15 milionë euro, por nuk ka kapacitet për të mbajtur flotën e peshkimit, që përbëhet nga rreth 100 anije. 80% e të gjithë flotës së anijeve është e amortizuar në pjesën fundore dhe rrezikojnë të mbyten. Prej vitit 2011, nuk ka kantier për riparimin e anijeve tona, sepse u shkri në furrnaltat e Elbasanit nga Kurumi. Në Itali e në Greqi shkojnë i riparojnë zengjinët, ndërsa të gjithë peshkatarët e Durrësit i kanë anijet gati për t’u mbytur! Ne jemi në rrezik, sepse anijet dalin dhe peshkatarët tanë mund të na mbyten në det! Peshkimi është në buzë të greminës, ndërsa edhe këtë port të ri, e bënë për jahte e veliera!”, tha Kapiti.

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post

Shtypi i ditës, 29 prill 2017

Shtypi nga bota, 29 prill 2017

Çfarë ka ndodhur më 29 prill?

Çfarë ka ndodhur më 29 prill?







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com