Sekuestrohet 89 kg kanabis në Durrës. Droga u gjet nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në vend e quajtur Krastë, në afërsi të një guroreje, brenda një kontenieri.
Policia ka arrestuar në flagrancë A.Balliu, 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Sh.P., 42 vjeç, banues në Arrameras, Krujë.
Brenda kontenierit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 89 kg Cannabis Sattiva, e ndarë në 14 thasë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.