Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Dukuri paranormale të lidhura me ngjarje të mëdha tragjike

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Dukuri paranormale të lidhura me ngjarje të mëdha tragjike

Ne të gjithë jemi mësuar me historitë e përndjekjeve, të supozuara nga ana e fantazmave, pas tragjedive të ndryshme familjare. Por çfarë ndodh me ngjarjet që prekin qindra apo mijëra njerëz, përfshirë edhe ata që mbijetuan? Lexoni më poshtë historitë e disa dukurive paranormale, që janë raportuar në lidhje me tragjedi të tilla të tmerrshme.

“Udhëtarët fantazma”, pas cunamit që goditi Japoninë në vitin 2011

Pas cunamit që goditi Japoninë në marsin e vitit 2011, ku humbën jetën mbi 16.000 njerëz, shoferët e taksive në disa prej qyteteve më të goditura, sikurse ishte edhe Ishinomaki, raportuan se kishin pasur si pasagjerë në taksitë e tyre “udhëtarë fantazma”. Yuka Kudo, student i sociologjisë në Universiteti Tohuko Gakuin, intervistoi më shumë se 100 shoferë si pjesë e hulumtimit të tij për tezën e diplomës.

Të gjithë shoferët e intervistuar, besonin në ato momente se po merrnin në taksi një person të vërtetë. Një nga burrat e intervistuar, deklaroi se disa muaj pas katastrofës, në taksi hipi një grua e re, e cila i kërkoi ta çonte në lagjen Minamihama. Shoferi i shpjegoi se nga ajo zonë s’kishte mbetur asgjë pas cunamit.

Më pas pasagjerja e pyeti “A kam vdekur?”, dhe kur shoferi ktheu kokën pas për ta parë, ajo ishte zhdukur. Një tjetër shofer, dëshmoi se në taksinë e tij kishte marrë si pasagjer një mbrëmje një djalë të ri rreth të njëzetave, për të shkuar në një zonë të qytetit, por kur shoferi arriti atje pa se ishte vetëm në makinë. Kudo vërejti se thuajse në të gjitha rastet pasagjerët misteriozë ishin të rinj dhe të reja, çka sipas tij dëshmonte se ishin më të përmalluar me të afërmit, që kishin lënë pas në këtë botë.

Udhëtarët fantazma në Tajlandë

Pas cunamit të shkaktuar nga tërmeti i rënë në Oqeanin Indian më 26 dhjetor 2004, banorët përgjatë bregut të Andamanit në Tajlandë, filluan të raportonin se po përndiqeshin nga disa prej 230.000 viktimave të asaj tragjedie me përmasa biblike. Rreth dy javë pas tragjedisë, Lek, shoferi i një kamioni të vogël tha se një natë 7 turistë të huaj u ngjitën në karrocerinë e kamionit të tij, duke i kërkuar t’i çonte në Plazhin e Katas për 200 baht (monedha vendase). Por pasi udhëtoi për njëfarë kohe, Lek tha se e ndjeu një moment trupin e mpirë, dhe duke parë rreth e rrotull, pa se ishte vetëm në kamion.

Por ndryshe nga taksistët japonezë, që nuk ndiheshin të frikësuar nga këto dukuri paranormale, Lek,  premtoi se do të gjente një punë tjetër pasi qe shumë i frikësuar për të vazhduar të punonte natën jashtë. Edhe banorët e tjerë të zonës, qenë të tmerruar nga dukuri të ngjashme paranormale, që ndodhnin përreth komunitetit të tyre.

Një roje sigurie që punonte në një hotel kur patën vdekur shumë njerëz, e la punën e tij menjëherë pas fatkeqësisë, duke pretenduar se dëgjonte vazhdimisht gjatë natës britmat e një gruaje që besohet se kishte qenë një kliente e hotelit, para se të vdiste në atë tragjedi. Dhe në Khao Lak, një familje pohoi se telefoni i tyre binte vazhdimisht, por kur ngrinin receptorin ata mund të dëgjonin vetëm klithmat e të afërmve të tyre, që u luteshin t’i shpëtonin nga flakët e krematoriumit.

Parandjenja për tragjedinë e Titanikut

Ka pasur shumë artikuj mbi parashikimin në dukje të frikshëm të fatit të Titanikut, në formën e romaneve që pasqyronin shumë detaje të anijes dhe udhëtimin e saj. Por ndoshta jo shumë njerëz e kuptojnë se kapiteni i anijes, Edward J Smith, duket se pati një paralajmërim se jo gjithçka do të shkonte mirë në udhëtimin e parë nëpër Atlantik.

Në një përmbledhje të letrave të tij, të cilat u shitën në ankand në vitin 2016, ai ankohet për faktin se nuk po merrte dot më komandën e “Cymric”, një anijeje tjetër, dhe në vend të kësaj u vendos si kapiten i Titanikut. Edhe më ogurzezë, është një letër drejtuar motrës së tij, shkruar vetëm dy ditë përpara se anija e famshme të përplasej me ajsbergun: “Ende nuk më pëlqen kjo anije…Kam një ndjesi të çuditshme për të!”.

Kapiteni Smith ishte një detar shumë eksperiencë, dhe kohët e fundit kishte drejtuar anijen simotër të Titanikut, Olimpikun, por edhe kur kjo e fundit u përfshi në një përplasje, nuk pati asgjë tjetër veçse ndjenjave të mira për të. Po përse ndihej aq i shqetësuar për një anije që sapo ishte ndërtuar? Cilado qoftë arsyeja, magjepsja ka vazhduar të rrethojë që atëherë kapitenin fatkeq.

Rreth tij janë treguar shumë histori, duke përfshirë edhe atë të Oficerit të Dytë, Leonard Bishop i SS Winterhaven, i cili në vitin 1977 ishte duke ia treguar anijen njërit prej pasagjerëve. Ky i fundit qe një njeri i qetë, i vëmendshëm, dhe fliste me një theks britanik.

Në atë kohë, Bishop mendonte se kishte diçka të çuditshme tek ai person, por s’ mund ta thoshte saktësisht se çfarë. Disa vjet më vonë pa fotografinë e kapitenit të një anijeje dhe thirri: “Unë e njoh këtë njeri; e shëtita në anijen time!”. Njeriu në atë foto ishte pikërisht Kapiteni Edward J Smith.

Shpirti i Somme-s

Deri në fundin e betejës së përgjakshme në Somme të Francës gjatë Luftës së Parë Botërore, e cila zgjati 4 muaj e gjysmë, mbi një milionë njerëz u vranë ose plagosën. Mëngjesin e 5 nëntorit 1915, 13 ditë para betejës së dytë më fatale në histori, ushtarët e Batalionit të 2-të Britanik të Regjimentit Suffolk, dëshmuan diçka të pashpjegueshme.

Kapiteni W.E.Newcombe shkroi një artikull në revistën “Pearson” në vitin 1919, ku tregonte se kishte parë një “dritë të bardhë të shkëlqyeshme” që u ngrit nga baltovina që gjendej ndërmjet dy fronteve, e njohur si “Toka e askujt”. Ai përshkroi se si kjo dritë shndërrohej në figurën e një burri, që mbante një uniformë ushtarake paksa të vjetërsuar.

Ai u njoh shpejt se ishte Lordi Kitchener, fytyra e të cilit qe bërë i famshme nga mijëra posterat që nxisnin të rinjtë britanikë të rekrutoheshin në ushtrinë britanike për të shkuar më pas në luftë. Kitchener kishte vdekur në qershorin e atij viti, një muaj para fillimit të betejës së Somme-s. Lordi vazhdoi të ecë paralelisht me llogoren, në një mënyrë që sugjeronte se ai po inspektonte trupat e tij.

Pastaj kthehu kokën nga fronti gjermane, teksa këta të fundit pushuan zjarrin në përpjekje për të kuptuar se çfarë po shihnin. Sidoqoftë, pak pak çastesh, njësitë e artilerisë britanike në një farë distance e kuptuan se duhej ndihma e tyre, dhe filluan të gjuanin me topa në drejtim të trupave gjermane, të cilët nga ana e tyre filluan sërish breshëritë e armëve për t’u mbrojtur. Në kaos, imazhi u kthye andej nga kishte ardhur.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Dukuringjarjeparanormaletë lidhuratë mëdhatragjike

TË LIDHURA

Vendet më të sigurta në avion gjatë një aksidenti, sipas studimit
Kuriozitete

Vendet më të sigurta në avion gjatë një aksidenti, sipas studimit

21:12 | 12/06/2025
Akulli i Groenlandës shkrihet 17 herë më shpejt mes valës rekord të të nxehtit
Kuriozitete

Akulli i Groenlandës shkrihet 17 herë më shpejt mes valës rekord të të nxehtit

14:38 | 12/06/2025
Kukulla Labubu me madhësinë e njeriut shitet për më shumë se 150,000 dollarë
Ekonomi

Kukulla Labubu me madhësinë e njeriut shitet për më shumë se 150,000 dollarë

09:21 | 12/06/2025
Next Post
Rama i vjedh Bashës modelin “recall”: Qeveria do të japë llogari para qytetarëve  

Rama i vjedh Bashës modelin “recall”: Qeveria do të japë llogari para qytetarëve  

‘4 herë Kampionët’, sjellin në Shkodër 4 Kupat e Botës

‘4 herë Kampionët’, sjellin në Shkodër 4 Kupat e Botës

Riniti alergjik, shkaqet, komplikacionet dhe trajtimi

Riniti alergjik, shkaqet, komplikacionet dhe trajtimi

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com