Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Duke pritur të vdesë dikush, për të ngjallur kufomën Basha!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Duke pritur të vdesë dikush, për të ngjallur kufomën Basha!

Nga Mero Baze/ Ishte një skenë që më mbeti në mendje në momentet kur protesta kishte degraduar para Kuvendit. Një nga guerilasit që sulmonin policinë me fishekzjarre të rrezikshëm e të ndaluar për përdorim, u plagos dhe kamerat u foksuan tek ai. Poshtë kupës së gjurit po i rridhte gjak dhe dukej se plagosja ishte serioze. Ndërkohë që numuri i policëve të plagosur kishte shkuar në pesë vetë, protestuesi i plagosur rëndë po çohej drejt ambulancës.

Atëherë kamerat u drejtuan nga Lulzim Basha. Ishte më shumë se i qetë. E kthente kokën majtas djathtas me shpresë se mos vinte ndonjë lajm më i fortë, se ai djali i ri që ishte plagosur apo vetëplagosur nga kapsollat e Lulit. Asnjë reagim. Asnjë lëvizje. I vetmi shqetësim që lexohej në tundjen e kokës majtas-djathtas, ishte fakti që ai djali nuk kishte vdekur, por vetëm ishte plagosur. Dukej që ia priste një gjë më të fortë se aq. Më të fortë se plagosja, edhe pse ishte plagosur nga të vetët.

Disa minuta më parë një tjetër protestues, tentuan ta ngjyrosin me gjak, por nuk funksionoi. Ky i dyti ishte plagosur realisht, por përsëri nuk ishte bindës për ta lëvizur nga vendi kryetarin e opozitës dhe për ta ndalur dhunën. Më i shqetësuar ishte nga mos efiçenca e dhunës. I plagosuri me sa duket, duhej i vdekur….!

Kjo është e vetmja gjë që ata po kërkojnë sot në rrugët e Tiranës. Një të vdekur çfardo, një protestues, apo policë, qytetarë të rastit apo politikan. Mjafton të vdesë një.

Në kushtet kur askush nuk po i përfill në ritualin e protestës dhe kur refreni qesharak i rrëzimit të Ramës përsëritet pas çdo këndimi të Himnit të Flamurit, shpresa e heshtur që lexohej sot në sytë e Lulzim Bashës, si pritje e madhe, ishte arkivoli.

Shpresa se dhuna e papërgjegjshme do të prodhojë një arkivol, është e vetmja shpresë.

Paralajmërimet e SHBA për arrestimin e çdokujt që përdor mjete të rrezikshme luftarake kundër policisë, paralajmërimet e shefit të NATO-s, sot në Tiranë, paralajmërimet e Bashkimit Evropian apo OSBE, janë të gjitha një motiv më shumë për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën që t’ua kthejnë reston me një arkivol.

Arsyeja është e thjeshtë. Ata nuk flasin dot më me argumente politike për zgjedhjet, se i kanë bojkotuar. Nuk flasin dot më për Parlamentin, se janë zëvendësuar. Nuk flasin dot më për Marrëveshje politike, pasi kanë shpresuar se revolucioni do triumfonte brenda javës. Ata nuk kanë më temë diskutimi me askënd për asgjë. Ata mund të diskutojnë tani e tutje vetëm për ndonjë arkivol dhe atë e duan aty para Parlamentit.

Ndryshe nga kur kanë qenë vetë në pushtet, që të vrisnin e nuk të linin të qaje, tani duan të vrasin vetë dikë e të na ftojnë të qajmë, apo të flasim për të.

Mjerë atij që mund t’i bjerë në pjesë ky fat që Lulzim Basha shpreson se mund ta shpëtojë si politikan. Qetësia me të cilin ai po pret mes kapsollave e flakandanëve të vdesë dikush prej dhunës së tij, është në fakt e gjitha çfarë ai mund ti ofrojë opozitës në këto kohë. Shpresa se një arkivol mund ta çojë drejt pushtetit, është me sa duket e vetmja gjë që pret.

Dhe dikush që mendon se kufoma e një qytetari, mund të ngjallë një kufomë politike, është i destinuar të ngelet kufomë.

Tags: bashaDikushdukekufomënngjallurpritur

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
“Çmendet moti”, shtrëngata dhe breshër nesër

Parashikimi i motit, çfarë pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme

Sërish dhunë në burgun famëkeq grek, 27-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga goditjet me…

Thirrën rojën dhe e kërcënuan me thikë, 2 shqiptarë arratisen nga burgu grek

Tjetër tërmet trondit Korçën, lajm edhe në mediat ndërkombëtare

Tërmeti “shkund” sërish Korçën, shënohen tre lëkundje mëngjesin e sotëm







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com