Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Dua të vuash e jo të vdesësh direkt”, Rexhepi kërcënoi Xhisielën: Mu duk i penduar…

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
“Dua të vuash e jo të vdesësh direkt”, Rexhepi kërcënoi Xhisielën: Mu duk i penduar…

Zbardhet kërkesa e Prokurorisë se Krujës për caktimin e masës ‘arrest me burg’ ndaj djalit të deputetit të Fushë-Krujës Rrahman Rraja, i akuzuar për përndjekjen e ish të dashurës 25-vjeçare Xhisiela Maloku.

Kërkesa për masën e sigurisë është firmosur më 29 shtator 2018 nga prokurorja Mirela Kapo referuar materialeve të përcjella nga policia e Krujës që më 23 shtator 2018. Në kërkesë prokurorja ka përmbledhur të gjitha faktet e rrëfyera nga Xhisela që tregojnë që ai e ka përndjekur pas denoncimit të saj të parë. Madje në kërkesën e prokurores përfshihet edhe një rast kur i riu e ka takuar në hotel vajzën, i ka thyer telefonin dhe i ka thënë se donte që ajo të vuante dhe jo të vdiste.

Pjese nga kërkesa e prokurores Mirela Kapo për arrestimin e Rexhep Rrajës

Shtetasi Rexhep Rraja prej disa vitesh ka qenë në një raport dashurie me viktimën Xhisiela Maloku. Palët janë njohur para shtatë vitesh në komunën Nikël të qytetit të Krujës dhe mes tyre ka pasur një raport intensiv lidhje dashurie.

Konkretisht Shtetasja Xhisiela Maloku me banim në komunën Nikël të qytetit të Krujës,  fillimisht në datën 21.07.2018, pranë komisariatit numër tre të qytetit të Tiranës, ka kallëzuar faktin  se në mënyrë të përsëritur, në episode të përsëritura dhe prej një viti përndiqet  nga ana e shtetasit Rexhep Rraja.

Në datën 21.07.2018 përpara of.pol,.gjyq në stacionin e Fushë – Krujës shtetasja Xhisiela Maloku është shprehur se ka ardhur pranë këtyre ambienteve me qëllim që të tërheqë kallëzimin e bërë pranë komisariatit nr. Tre Tiranë pasi gjithcka është bërë për motive xhelozie.

Po në datën 21.07.2018 sikundër rezulton nga aktet e procedimit penal nr.371 të vitit 2018 në ngarkim të oficerit të policisë gjyqësore Gentian Citozi është rregjistruar procedimi penal për veprën penale të parashikuar nga neni 248 atë të “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me veprimet e paligjshme dhe trajtimin prefrencial në ngarkim të të hetuarit Rexhep Rraja. Gjithashtu rezulton se faktet e referuara nga ana e oficerit të policisë gjyqësore janë referuar në mënyrë të cunguar me qëllim lehtësimin e pozitës proceduriale të shtetasit Rexhep Rraja, raporton Report TV dhe Shqiptarja.com. 

E ripyetur lidhur faktin penal,  në datën 23.07.2018 viktima Xhisiela Maloku shprehet se në vazhdimësi përndiqet nga ana e shtetasit nën hetim Rexhep Rraja dhe se në datën 19.07.2018 pasi është telefonuar nga ana e te hetuarit në mënyrë konsistente dhe janë takuar në vendin e quajtur “hotel Boci” me vendodhje në rrugën e Rinasit, hotel në të cilën i hetuari ka kërcënuar me armë, i ka thyer telefonin vajzës[1]….sapo janë futur në dhomë përsoni i hetuar ka filluar të ushtroj dhunë duke e goditur me shkelma, i ka fikur cigaren në trup duke i thënë “trego ku do shkosh se do të të vras…ketu”.Shkak për këtë është bërë një sms dërguar viktimës nga rrethi shoqëror i saj, konkretisht nga shtetasja Suela Zela.[2], këto kërcënime i hetuari i ka vazhduar për 15 (pesëmbëdhjetë minuta) duke i thënë viktimës “nuk do të të vras, do të të plagos..dua të vuash e jo të vdesesh direkt..” Në datën 20.07.2018 viktima është paraqitur pranë komisariatit nr. tre të qytetit të Tiranës me qëllim paraqitjen e ankimit…Po në datën 20.07.2018 viktima dhe i hetuari janë takuar me njeri tjetrin  dhe i hetuari i ka kërkuar të falur duke ju lutur. Viktima është shprehur në mënyrë eksplicite se … “Mu duk shume i penduar dhe vendosa ti jap një mundësi tjeter…në një moment kur i thashë do shkoj në polici ai u friksua dhe me kerkoi të mos të bëja dicka të tillë…”

Më pas viktima në datën 23.07.2018 është paraqitur në Stacionin e Policisë Fushë Krujë dhe brenda është hasur me të hetuarin.

Madje dhe brenda komisariatit të policisë në stacionin e Fushë Krujës, viktima parashtron faktin se “shtetasi Rexhep Rraja u orvat të më dhunonte..”

Sikundër shprehet viktima në vijim të deklarimeve të saj,  Oficeri i policisë gjyqësore Gentjan Citozi ka shkruar gjera të cilat viktimës i janë servirur të mirëqëna me qëllim lehtësimin e pozitës proceduriale të autorit të dyshuar. Dhe lidhur me këtë paligjshmëri ka shprehur pakënaqësitë e saj në rrugë ligjore pranë Sh.C.B.A Durrës.

Me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë, të paanshëm dhe objektiv janë marë të dhëna në dobi të hetimit nga viktima në datën 30.07.2018 ku ndër të tjerash kjo e fundit shprehet se ..”në datën 19.07.2018 është ushtruar dhunë ndaj saj në vendin e quajtur hotel Boci..pavarësisht se ka qëndruar në hotel nuk ka kryer marrëdheni seksuale me të hetuarin.. më pas dola unë e para dhe ai erdhi më pas duke më përqafuar dhe duke më bërë lajka…shqetësimet e mia ja kam shprehur edhe rrethit shoqëror…në fillim të vitit 2018 kemi bërë një deklaratë pranë inspektorit të zonës së Fushë Krujës se jam sqaruar me shtetasin Rexhep Rraja, kjo gjë ka ardhur si pasojë e një kontradite që kemi pasur.””

[1] Fakt i cili mbështetet nga procesverbali I sekuestrimit të telefonit cellular të tipit Iphon I datës 30.07.2018.

[2] Vertetësia e këtij fakti mbështetet dhe nga këqyrja e tabulateve telefonike të numrit telefonik cellular në përdorim të shtetases Xhisiela Maloku, numër telefonik 067…..

Tags: direktkercenoiRexhepivdesëshXhisielën

TË LIDHURA

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët
Aktualitet

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët

21:26 | 13/06/2025
Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë
Aktualitet

Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë

19:31 | 13/06/2025
Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit
Aktualitet

Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit

19:29 | 13/06/2025
Next Post
Demokratët tërbohen nga reagimi i Rrahman Rrajës: Po synojnë mbylljen e skandalit

Demokratët tërbohen nga reagimi i Rrahman Rrajës: Po synojnë mbylljen e skandalit

Foto/Shpëton për mrekulli vogëlushi shqiptar, ra nga ballkoni

Foto/Shpëton për mrekulli vogëlushi shqiptar, ra nga ballkoni

Çudit deputeti socialist: Im bir nuk ka kryer dhunë. Në qeli vetëm për 6 muaj?

Çudit deputeti socialist: Im bir nuk ka kryer dhunë. Në qeli vetëm për 6 muaj?

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!
Bota

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!

by mirseda
22:50 | 13/06/2025
0

Ushtria amerikane ka ndihmuar në rrëzimin e raketave iraniane që po shkonin drejt Izraelit, thanë dy zyrtarë...

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

22:46 | 13/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

22:01 | 13/06/2025
49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

21:44 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com