Në një intervistë të dhënë së fundmi, Hans Hatebur ka konfirmuar se e ka mbyllur aventurën me Atalantën, dhe se do të vazhdojë karrierën e tij në një skuadër të re.
Ai ka deklaruar se zgjedhja është personale, dhe se është në kërkim të një përvoje të re.
“Unë mendoj se kemi arritur maksimumin e mundshëm, duke shkuar deri në çerekfinale të Champions-it. Pas shumë sezoneve në Bergamo, në vitet e fundit jamë arritur rezultate të shkëlqyera. Cikli im në këtë klub mbyllet këtu.
Kam kaluar momente fantastike këtu dhe kam marrëshënie të mirë me të gjithë. Zgjedhja ime është personale. Dua një përvojë të re, dua të vazhdoj diku tjetër. Mendoj se është momenti i duhur për një aventurë të re”, u shpreh Hatebur.