Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dropulli: aty ku populli nuk është Kostandinos Kacifas, por as Vangjel Dule

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Dropulli: aty ku populli nuk është Kostandinos Kacifas, por as Vangjel Dule

Kostandinos Kacifas, sigurisht që është një rast i izoluar i minoritetit grek në jug të vendit. I riu nga Bularati me banim në Athinë, i cili i hapi luftë policisë shqiptare duke e pësuar me jetë, nuk është fytyra e vërtetë e një komuniteti ku në tërësi e në veçanti ofron një model bashkëjetese larg çdo fërkimi me shqiptarët. Të paqtë, bujarë e mikëpritës, banorët e thjeshtë të komunitetit grek, ata që nuk janë ngatërruar me punët e Athinës e interesat e kësaj të fundit, jetojnë për bukuri me shqiptarët.

Nga Bularati që është fshati i parë i madh i Dropullit sapo kalon Kakavijën, e deri në Derviçan, aty ku përfundon pjesa greke në cepin jugor të vendit, për të vijuar më pas me Lazaratin e Gjirokastrën, do hasësh fshatrat e minoritetit në radhë njëri pas tjetrit, ndër më romantikët në Shqipëri, ku nuk pipëtin asgjë për keq.

Një pjesë jetojnë në Greqi e një pjesë aty, sipas përllogaritjeve ekonomike, pa u ngatërruar me emocione nacionaliste, që si pasojë mund të trazojnë jetën e tyre e të atyre me të cilët bashkëjetojnë, shqiptarëve. Madje këta të fundit, populli i thjeshtë hyn e del te ata, merr e jep gjithashtu me minoritetin, pa asnjë paragjykim apo ndasi, në të gjitha çështjet e përditshmërisë. Madje në Gjirokastër edhe preferencat e shërbimit kulinar janë të minoritetit, e ku klientela shqiptare është e pranishme brenda normalitetit të bashkëjetesës.

Treguesi më kuptimplotë është rasti i masakrës së Peshkëpisë i 10 prillit 94, kur një komando greke hyri në territorin shqiptar duke sulmuar pikën kufitare e vrarë një oficer e një ushtar. Bularati, fshati i Kostandinos Kacfasit ndodhet përballë Peshkëpisë në vijë ajrore, me distancë 15 minuta, ku ai, viktima e së dielës, duhet të ketë qenë fëmijë.

Në të tilla raste, banorët me të njëjtin gjak me vrasësit, duhej të dridheshin nga frika e ndonjë hakmarrjeje civile. Por jo, asgjë nuk ndodhi. E nesërmja dhe ditët e mëpasshme pas masakrës, qenë të njëjta për minoritetin; në punën e tyre, me trendin e zakonshëm jetësor, pa u trazuar nga askush për shkak të gjakut të derdhur e jetëve të marra, me sfond nacionalist.

Kjo është diferenca e madhe mes elementëve të veçantë dhe popullit të thjeshtë, te komuniteti grek në jug të vendit. Një pjesë, edhe pse janë nacionalistë nga pikëpamja atdhedashëse, nuk ngatërrohen me Athinën, ndërsa një pjesë tjetër, me individë të veçantë, ku dallojnë dhe Dule apo Panajot Barka, kanë zgjedhur ta jetojnë ndryshe të qënit minoritarë, duke qenë në një gricjeje të vazhdueshme, sipas pozitës dhe misionit. /tesheshi.com/

Tags: DropulliKostandinos KacifaspopulliVangjel Dule

TË LIDHURA

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara
Aktualitet

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025
“Kemi kandidaten”, këshilltarja bashkiake “zbulon” me kë do e sfidojë Lëvizja Bashkë Manastirliun
Politikë

“Kemi kandidaten”, këshilltarja bashkiake “zbulon” me kë do e sfidojë Lëvizja Bashkë Manastirliun

21:21 | 27/09/2025
Next Post
Përmbytje masive në Itali

Përmbytje masive në Itali

Një princeshë e akullt si Adelina Tahiri!

Një princeshë e akullt si Adelina Tahiri!

Abuzim me tender? PD: Nga 360$, Bashkia Tiranë blen 3050$ një hoverboard për policinë

Abuzim me tender? PD: Nga 360$, Bashkia Tiranë blen 3050$ një hoverboard për policinë

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

by mirseda
22:50 | 27/09/2025
0

Sabah Nuzi, i dyshuar si ekzekutor i Klevis Lleshit në vitin 2020, kundrejt shumës prej 50 mijë...

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025
Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

21:35 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com