Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Drejtuesit e opozitës duhet të bëhen udhëheqës të njerëzve

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Drejtuesit e opozitës duhet të bëhen udhëheqës të njerëzve

Nga: DESADA METAJ  

Interpelanca me Ministrin e Brendshëm për grabitjen në Aeroportin e Rinasit, krijimi i grupeve të reja parlamentare apo fjalimi i Edi Ramës në Kuvend, sado të stisura dhe të ngjyrosura me bojën rilindëse, nuk mund ta zbehin dot vendimin e PD-së për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të qershorit. Për kushtet e opozitës për pjesëmarrjen në zgjedhje, Kryeministri u përgjigj me batutën e radhës, që edhe pse bëri për të qeshur deputetët dhe ministrat e tij, vështirë se mund të ketë ngrohur zemrat e atyre socialistëve që pretendojnë të garojnë dhe të fitojnë në përballjen elektorale të qershorit.

Sado entuziast dhe qejfpaprishur të shfaqet Edi Rama, sado opozitarë bojaxhinj dhe hallexhinj të jenë të gatshëm të prodhojnë fasadën — për të cilat Rama është ekspert i njohur — Kryeministri dhe shumë politikanë të tjerë e kanë të qartë se mospjesëmarrja e PD-së, LSIsë dhe aleatëve të tyre në zgjedhjet e qershorit është një ngërç i madh dhe i patejkalueshëm në kushtet e Shqipërisë.

Mospjesëmarrja në zgjedhje është veprim, që nëse konkretizohet, do të shënojë herën e parë që opozita nuk merr pjesë në një proces zgjedhor. Ky është një hap edhe më i skajshëm se djegia e mandateve dhe palët kanë dyshime dhe pasiguri për zhvillimet nga tani e tutje, sado që përpiqen të duken të sigurta në pozicionet e tyre.

Së pari, dyshime dhe pasiguri të mëdha ka opozita, e cila, tani për tani, duket se të vetmen fuqi dhe energji e gjen tek protestat, të cilat janë kthyer në mekanizmin e vetëm të përballjes politike.

Largimi nga Parlamenti, për të shkëputur çdo fije që e lidhte me pushtetin, duket ta ketë afruar opozitën me një pjesë të pakënaqurve jomilitantë. Por është fare e qartë, se asaj i duhet të bëjë shumë më tepër për të afruar këtë grupim jetik për fitoren e saj zgjedhore.

Adrenalina e protestës është frymëzuese për votuesit besnikë të PD-së, por për të siguruar mbështetje përtej militantëve, opozitës i duhet të ketë platformën e saj të qartë për daljen nga kriza. Bashkë me këtë alternativë, ajo duhet të shpjegojë qartë si do të zbatohet ajo konkretisht, pa klishe dogmatike dhe krekosje online, duke treguar qartë veprimet konkrete dhe njerëzit që do i ndërmarrin ato.

Vetëm në këtë mënyrë, qytetarët që nuk janë të ndjeshëm ndaj gazit lotsjellës, apo nuk e pëlqejnë Lulzim Bashën për udhëheqës, por që në thelb duan që politika dhe qeverisja të ndryshojë, të gjejnë zgjidhje tek alternativa e opozitës dhe ta mbështesin atë.

Forca dhe jehona e protestave, së bashku me një platformë konkrete për daljen nga kriza, janë mekanizmat që mund dhe duhet të çmontojnë vetësigurinë e shtirur të shumicës, e cila po shkërmoqet përditë nën peshën e krizës, skandaleve dhe krimit dhe trysnia ndërkombëtare që ka arritur kulmin me vendimin holandez për rivendosjen e vizave dhe me gjasa bllokimin e hapjes së negociatave.

Por tronditja e Edi Ramës nuk ka arritur ende në nivelin sa ai të mos ketë qartësinë, mundësinë dhe qetësinë për të stisur opozitën fasadë. Menaxhimi që Edi Rama po i bën krizës së rëndë me një strategji të qartë dhe efektive, pavarësisht goditjeve që ai ka marrë nga krimi dhe korrupsioni, dëshmojnë se Edi Rama do të kërkojë të mbajë pushtetin me çdo çmim dhe se ai nuk është frikacaku që përflitet në tavolinat afër dhe larg pushtetit.

Heshtja dhe mungesa e çdolloj kundërshtie nga të vetët dëshmon gjithashtu se njerëzit e tij nuk janë të mërzitur me pushtetin dhe aq më pak me njeri-tjetrin, se sherret e brendshme zbehen para dëshirës dhe vullnetit për të marrë dhe mbajtur çdo pushtet, qoftë edhe duke blerë ca shtiranë “demokratë” për të sajuar me ta pluralizmin dhe opozitën fasadë.

Ajo duhet të bëhet udhëheqësja edhe e njerëzve të heshtur që nuk e shohin shpëtimin thjesht te ndërrimi i Kryeministrit, por te ndryshimi rrënjësor i politikës.

 

Tags: “Opozita e re”desada metajudhëheqës

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Sondazhi/ A ka rënë siguria kombëtare pas grabitjes në Rinas? Si kanë votuar qytetarët

Sondazhi/ A ka rënë siguria kombëtare pas grabitjes në Rinas? Si kanë votuar qytetarët

Shehi për protestën e opozitës: Do rezistojmë deri në rrëzimin e Ramës

“Basha duhet të jetë strumbullari”, Shehi flet nëse do të marrë pjesë në zgjedhje

Aksident në Korçë, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident në Korçë, humb jetën drejtuesi i motorit







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

PD paralajmëron protestë të shtunën kundër Qeverisë, në Kuvend voton ish-deputetin e PS
Aktualitet

PD paralajmëron protestë të shtunën kundër Qeverisë, në Kuvend voton ish-deputetin e PS

by mirseda
13:34 | 23/02/2026
0

Pak minuta përpara se kryetari i Partisë Demokratike të njoftonte diversifikim të protestës së të shtunës nga...

Deklarata e fortë e SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, kërcënoi dy dëshmitarë

Deklarata e fortë e SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, kërcënoi dy dëshmitarë

13:19 | 23/02/2026
Berisha: Rama harxhon 30 mijë euro për udhëtimin me helikopter. Qytetarët ta gjuajnë me domate e vez

Berisha: Rama harxhon 30 mijë euro për udhëtimin me helikopter. Qytetarët ta gjuajnë me domate e vez

13:10 | 23/02/2026
Kreu i PD-së iu përgjigjet banorëve të Rrjollit: Jemi krah pronarëve të ligjshëm të pronave!

Kreu i PD-së iu përgjigjet banorëve të Rrjollit: Jemi krah pronarëve të ligjshëm të pronave!

13:01 | 23/02/2026
Protesta e së shtunës, paralajmëron Berisha: Do jetë ndryshe, një kryengritje që kalon …

Protesta e së shtunës, paralajmëron Berisha: Do jetë ndryshe, një kryengritje që kalon …

12:59 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com