Udhëheqësi i laburistëve Keir Starmer, ka mirëpritur synimin e Boris Johnson për të hequr dorë nga posti i udhëheqësit konservator, duke shtuar se ai duhet të kishte ikur “shumë kohë më parë”.
Largimi i afërt i kryeministrit është “lajm i mirë” për vendin, thotë ai, duke shtuar se Britanisë i duhet një “fillim i ri” pas 12 vitesh “stanjacion” dhe “premtime boshe” nën konservatorët.
“Partia konservatore ka shkaktuar kaos në vend, gjatë krizës më të keqe të kostos së jetesës në dekada. Dhe tani ata nuk mund të pretendojnë se janë ata që do ta zgjidhin atë. Ata janë në pushtet për 12 vjet. Dëmi që ata kanë bërë është i thellë”.
The Conservatives have overseen 12 years of economic stagnation, declining public services and empty promises.
We don’t need to change the Tory at the top – we need a proper change of government.
We need a fresh start for Britain. pic.twitter.com/uMxRTomXX9
— Keir Starmer (@Keir_Starmer) July 7, 2022
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today