Zbulohet emri i parë i drejtorit teknik të propozuar pas marrëveshjes së Ramës dhe Bashës. Arjan Hoxha është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve, ndërsa dikur Hoxha mbante më parë detyrën e ish-shefit të Krimit Ekonomik.
Madje, drejtori i ri i Burgjeve ka arrestuar dikur të atin e ish-ministrit të Brendshëm për kontrabandë ilaçesh.
Bashkim Tahiri u lirua nga detyra gati një muaj pasi PS-ja mori pushtetin bashkë me 7 efektivë të tjerë. Sipas Hoxhës, lirimi nga detyra ishte pasojë e hakmarrjes politike nga ministri i Brendshëm, i asaj kohe Sajmir Tahiri.
Hoxha zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin, Miklovan Kopani.