Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi ka komentuar denoncimin se në spitalin që ai drejton mungon skaneri, një pajisje me shumë rëndësi për të gjithë të infektuarit nga pandemia e kornavirusit.
I ftuar në emisionin “Open”, në debat me ekspertja e Shëndetësisë pranë Partisë Demokratike, Liljana Shyqyriu, ai u shpreh se denoncimi është i vërtetë.
Sipas tij, skanerit i është prishur llampa prej 10 ditësh.
“Është e vërtetë që nuk punon skaneri. I është djegur llampa. Ka 10 ditë. Është defekt teknik,”-tha shefi i spitalit.