Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dostojevski dhe parashikimi i pasojës së adhurimit të sundimtarëve

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore
Blerja e votës/ Baçi: Normalizimi i së keqes duhet të marrë fund

Agim Baçi/ (panorama.al)

Në romanin “Vëllezërit Karamazov” të Dostojevskit, mes shumë ngjarjesh e diskutimesh që të mbeten në mendje, bëhet fjalë edhe për një formë poeme, të shkruar nga Ivan Karamazovi për të vëllain e tij, Aljoshën (personazhi kryesor i romanit), ku përshkruhet një rikthim i Jezuit në këtë botë në kohën e inkuizicionit spanjoll.

Megjithëse përshkruhet se Jezui vjen “pa zhurmë dhe pa rënë në sy”, nuk kalon shumë kohë pas ardhjes dhe njerëzit e njohin. Inkuizitori i madh e fut në burg. E mbyll në burg në pallatin e lashtë të inkuizicionit të shenjtë, duke e marrë në pyetje, ndërkohë që Jezui refuzon të përgjigjet.

Inkuizitori i thotë Jezuit se njerëzimi është shumë i dobët për të përballuar dhuratën me emrin Liri. Ai i thotë se populli nuk kërkon lirinë, por bukën, nuk kërkon bukën hyjnore të premtuar nga Jezui, por bukën e zakonshme tokësore.

“Njerëzit do të nderojnë këdo që u jep bukë, pasi kanë nevojë që sundimtarët e tyre të jenë zota”, i thotë Jezuit Inkuizitori i Madh, duke i treguar se mësimet e tij kanë ndryshuar që t’u përshtaten njerëzimit ashtu siç ai është.

“E kemi korrigjuar bëmën tënde dhe e kemi bazuar atë mbi mrekullinë, misterin dhe autoritetin. Dhe njerëzit u kënaqën që i vunë përpara sërish si kope dhe që nga zemra e tyre u hoq barra e një dhuntie që u kish shkaktuar aq vuajtje e mundime”, i thotë Inkuizitori.

Kjo pjesë e romanit të Dostojevskit, që i atribuohet Ivanit, revolucionarit që thoshte se “njeriu nuk duhet të ketë turp”, është një nga parabolat më të vështira për t’u pranuar si “logjikë normale”, por njëkohësisht edhe ndër më të fuqishmet që letërsia ka parashikuar për gjendjen e sotme njerëzore. Madje, kritikë të ndryshëm, në kohën e botimit, por edhe disa kohë më vonë, e konsideronin këtë parabolë dostojevskiane si “cinike dhe djallëzore”.

Por, a nuk jemi sot duke përjetuar dorëzimin e shoqërive përballë nevoja të përditshmërisë, duke falur gjithnjë e më shumë Liri për më shumë siguri dhe mbijetesë? A nuk jemi sot përballë dorëzimit të shumëkujt përballë autoritetit të pushtetit, të atyre që përfaqësojnë forcën dhe paranë?

A nuk kemi parë ne në këto vite se si është blerë varfëria e atyre njerëzve që, duke mos pasur as të ardhura e as shpresë se zëri i tyre do dëgjohet, kanë përfunduar në prehrin e interesave të çastit, pavarësisht çmimit qesharak, me të cilin i është blerë liria? Por, ky parashikim i Dostojevskit për shoqëritë moderne nuk do ishte kaq i suksesshëm nëse besimi në Zot nuk do ishte shtyrë, që pas Revolucionit Francez, në periferi të përditshmërisë, në periferi të debatit publik.

Ndaj, në roman, këtë paturpësi publike për gjithçka që bën njeriu, Dostojevski ia ka atribuuar Ivanit, një personazhi që nuk besonte në Zot, që nuk druhej nga asgjë e pamoralshme dhe që bëhet fytyra e ardhshme e revolucionit, që përmbysi përmes dhunës gjithçka që ishte ngritur gjer në atë kohë, duke ndërtuar utopinë për një shoqëri ku njerëzit janë të barabartë. (Shqiptarët e panë gjatë viteve të diktaturës se sa e pamundur ishte që njerëzit të ishin të barabartë).

“Ivanët” e sotëm, edhe pse ndoshta nuk e kanë lexuar aspak Dostojevskin, kanë kohë që kërkojnë me zë të lartë që, ata që veprojnë përmes besimit në Zot të mos jenë aktorë të debatit publik, të mos jenë në tryezat ku debatohet me çështjet e përditshmërisë, për shkollat, për shoqërinë, për tregun. Madje, këta “ivanë” kërkojnë që zëri i besimtarëve të ulë edhe më shumë volumin, kërkojnë që zëri i besimtarëve të mbetet brenda kishave e xhamive e të mos kërkojë të ndikojë në atë çfarë i kërkohet shoqërisë së sotme. Këta “ivanë” në fakt janë sponsorizuarit e burgut të madh modern, ku Liria nuk vlen më.

Aq më pak dinjiteti. Të tillë “ivanë” kërkojnë të ngrenë muret e së pamoralshmes që njerëzit të mos arrijnë të shohin asgjë nga ajo “ndërtesë ë besimit”, ku njeriu ende ushqehet me respektin për Lirinë dhe Dinjitetin. Dostojevski ka arritur të parashikojë zbehjen e çdo shoqërie që do t’i kthejë kurrizin besimit dhe do t’i jepet mbretërisë së nevojave të përditshmërisë. Dhe, të kërkosh sot reflektim vetëm nga ata që janë lënë në mëshirë të fatit, janë lënë pa bukë e që në vend të punësimit u është sugjeruar emigrimi, është një cinizëm i madh.

Sepse ne kemi të drejtë t’i këshillojmë të tjerët vetëm kur ndaj tyre zgjasim dorën, kur arrijmë që t’u zgjidhim përditshmërinë, e jo kur justifikojmë ata që e përdorin këtë varfëri për t’u blerë atyre të ardhmen.

Ndaj, më pare se të fajësojmë ata që nuk i rezistuan nevojës për të pasur diçka konkrete për jetën e tyre, duhet të kërkojmë “ivanëve” që të mos mbështesin “inkuizitorët”, që mos t’i justifikojnë ata kur rrëmbejnë lirinë e qytetarëve të vet përmes blerjeve.

Pa “ivanët që nuk turpërohen” do kishim pa dyshim më pak “inkuizitorë” që shesin kënaqësinë e vjedhjes së tjetrit si demokraci, që mendojnë se po të kthesh në ligj blerjen e votës, është e moralshme.

Tags: Agim Baçidostojevskiroman

TË LIDHURA

Shpallet në kërkim 55-vjeçari/ Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën
Aktualitet

Shpallet në kërkim 55-vjeçari/ Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën

14:22 | 09/07/2025
59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij
Aktualitet

59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

14:20 | 09/07/2025
Ndotja e Vjosës nga Albpetroli: AKM e dënon, IKMT e mbron
Aktualitet

Ndotja e Vjosës nga Albpetroli: AKM e dënon, IKMT e mbron

13:15 | 09/07/2025
Next Post
10 shprehje nga Huan Rulfo, që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë

Shkrimtarë/ Kush ishte Huan Rulfo, meksikani që shkroi vetëm dy libra

Trafikantët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, “200 mijë euro” në thasë me drogë

Trafikantët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, "200 mijë euro" në thasë me drogë

Përgjaken rrugët / Aksident tragjik në Milot-Mamurras, identifikohen viktimat

Përgjaken rrugët / Aksident tragjik në Milot-Mamurras, identifikohen viktimat

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Pse Erion Veliaj duhet ta firmosë dorëheqjen
Politikë

Pse Erion Veliaj duhet ta firmosë dorëheqjen

by mirseda
14:35 | 09/07/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e humbi edhe betejën në kërkim të lirisë në Gjykatën...

Shpallet në kërkim 55-vjeçari/ Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën

Shpallet në kërkim 55-vjeçari/ Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën

14:22 | 09/07/2025
59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

14:20 | 09/07/2025
Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur

Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur

13:46 | 09/07/2025
Operacioni “Crossline”: Punonjëset kapen në apartament, arrestohet 20-vjeçari

Operacioni “Crossline”: Punonjëset kapen në apartament, arrestohet 20-vjeçari

13:36 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com