E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Përgjaken rrugët / Aksident tragjik në Milot-Mamurras, identifikohen viktimat

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Milot-Mamurras, ku kanë humbur jetën tre shtetas. Një mjet tip “Toyota” që ishte nisur për në Fushë-Krujë, ka dalë nga rruga në të cilën lëvizte dhe për pasojë ka përfunduar në një kanal me ujë. Kjo ka qenë fatale për personat që ishin në këtë mjet. Fillimisht u raportua për dy të vdekur, e më tej policia raportoi për një të tretë. Bilanci i aksidentit ka shkuar në tre viktima, ku mjeti tip ”Toyota” që po udhëtonte në rrugë, çau bordurën dhe ra në kanalin me ujë. Polumbarët kanë gjetur në kanalin me ujë trupin e pajetë të Nikoll (Dritan) Gjonit. Dy shtetasit e tjerë që u raportuan të vdekur më herët janë Saber Dunga.,45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa, 39 vjeç, banues në Tiranë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit fatal.

Njoftim nga policia:

Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.

Lexo edhe :   Aksidentoi të moshuarën dhe u largua, arrestohet 22-vjeçari në Durrës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...