Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dosjet e korrupsionit/Si u pasurua në 14 vite “kapoja” i Prokurorisë së Përgjithshme

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Dosjet e korrupsionit/Si u pasurua në 14 vite “kapoja” i Prokurorisë së Përgjithshme

Dosjet korruptive janë të shumta në gjykatat shqiptare, ndërsa veprimet konkrete për zbardhjen  e tyre kanë munguar. Skemat e korrupsionit, mungesa e vullnetit dhe shmangia e qëllimshme e strukturave përgjegjëse, kanë lënë pas një mal me probleme. Reforma në drejtësi është skenari, i cili pritet të japë rezultatet konkrete.

Kujtojmë se deri tani janë 17 gjyqtarë dhe prokurorë të cilët janë larguar nga nënshtrimi i procesit të vettingut, pasi pretendohet se jenë të përfshirë në skema  korruptive.

Rasti më i bujshëm është ai i ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, i cili u tërhoq nga vettingu, por natyrisht kjo ka krijuar një bindje të arsyeshme  në opinionin publik se Llalla mund të ketë probleme me drejtësinë. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, përveçse amnistimit të dhjetëra dosjeve të korrupsionit do të mbahet mend edhe si prokurori që iu shmang Vetingut.

Ne 10 shkurt 2018 Adriatik Llalla paraqiti dorëheqjen nga e drejta për të shkuar në Gjykatën e Apelit dhe ky vendim u pasua me ndërprerjen e Vetingut, i cili kishte nisur për të, që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Gjithashtu Llalla është zyrtari i parë nga organet e drejtësisë, të cilit iu vu embargo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, i cili ka miratuar masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish-zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Deri më tani, të paktën zyrtarisht nuk kanë nisur hetime ndaj ish-Kryeprokurorit Llalla për korrupsion, ndërkohë nëse vëzhgojmë formularët e deklarimit të pasurisë së tij ndër vite, vërejmë se e ka shtuar pasurinë me patundshmëri, si apartamente dhe troje.

Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë, në vitin 2003, Llalla ka deklaruar një ambient banimi, në pronësi me familjarë të tij. Bëhet fjalë për një banesë, që sipas Llallës është blerë në vitin 1996. Po në të njëjtin vit ai ka deklaruar dhe një truall të blerë në vitin 1995 me të ardhura nga emigracioni.

Pasuria e tij ka ndryshuar në vitin 2006 dhe Llalla ka deklaruar se me para të dhëna nga familjarët e tij kishte bërë një  shtesë kati në banesë me ballkone, me një sipërfaqe prej 180 metër katror. Kjo  shtesë ka kushtuar  8 milionë lekë të vjetra.Pasuria e tij  është shtuar në vitin 2007, me blerjen e një trualli me vlerë 15 milionë lekë të vjetra,  me një sipërfaqe rreth 3 mijë metër katror në Bathore.

Një vit më vonë Llalla ka përfituar të ardhura nga dhënia me qira banesës së tij dy katshe. Ajo që bie në sy gjatë një vëzhgimi të CNA.al, është se në kohën kur ai ka marrë postin e Kryeprokurorit, ka blerë një apartament me sipërfaqe 67.2 metër katror e që ka kushtuar 22 milionë lekë të vjetra. Ndërkaq, kurba e të ardhurave të tij dhe të bashkëshortes ka pësuar rritje nga viti në vit. CNA.al ka siguruar pranë ILDKPKI, formularët e  deklarimit të pasurisë të Llallës për vitin 2016, ku rezultojnë shitje-blerje patundshmërish.

Kështu Llalla, deklaron se ka shitur më 24.06.2016 ullishte me sipërfaqe 3000 m2 në Mjull-Bathore, Tiranë, 249 000 euro. Gjithnjë sipas deklaratës së vitit 2016 ai  ka blerë më 05.12.2016 tokë arë me sipërfaqe 4500 m2 në Tiranë, 4 500 000 lekë.

Një tjetër e dhënë tregon se ai ka çelur më 24.06.2016 llogari bankare me të ardhura nga shitja e tokës, 140 695 euro, ndërsa gjendja e llogarisë bankare e pagës është shtuar me 1 694 609 lekë. Llalla ka deklaruar edhe një detyrim të marrë në qershor 2016 dhe të kthyer në janar 2017 përmes transfertës bankare, por referuar me të dhëna konfidenciale.

Më tej ai ka deklaruar të ardhurat nga paga si Prokuror i Përgjithshëm në vlerën 1.861.320 lekë, të ardhurat nga paga e bashkëshortes në shumën 836.216 lekë si dhe dëmshpërblimin për burgun e babait si ish i dënuar politik  në shumën e 638.375 lekëve.

Pasuria e Llallës në 14 vite

Referuar të dhënave të marra nga Open Spending Albania.

Sipas deklaratës fillestare bërë në vitin 2003, ai deklaron se është bashkëpronar me 1/3 pjesë takuese i një shtëpie banimi me sip. 180 m2, 7 000 000 lekë, ndërtuar në vitin 1996, burimi trashëguar nga familjarët dhe të ardhura nga Letra me Vlerë, konvertuar në monedhën vendase, 4 000 000 lekë. Po në vitin 2003, deklaron se është bashkëpronar me 1/3 pjesë takuese i një trualli me sip. 2600 m2, vlera 3 000 000 lekë, blerë në vitin 1995 me të ardhura nga puna në emigrim.

Në vitin 2004 ka deklaruar të ardhura nga paga 859.731 lekë dhe të ardhurat nga pensioni i prindit në shumën 187.200 lekë.

Në vitin 2005 kur ishte zëvendës prokuror në Prokurorinë e Tiranës  ka deklaruar pagën 1.234.613 dhe pensionin e nënës 187.200 lekë.

Sipas deklaratës së vitit 2006 , Llalla deklaron shtesë kati mbi banesë dhe shtesë ballkonesh me sip. 180 m2, 800 000 lekë, pjesa takuese 1/5.

Sipas deklaratës së vitit 2007  ai zotëron një tokë bujqësore me sip. 3 000 m2, vlera 1 500 000 lekë, blerë me para marre hua një të afërmi.

Në vitin 2008 në detyrën inspektor i përgjithshëm pranë ILDKPKI, ai ka deklaruar pagën që ka pasur si prokuror në vlerën prej  675.270 lekë, pagën në ILDKPKI në vlerën 463.500 lekë,  pagën e bashkëshortes  në vlerën 720.000 lekë, të ardhurat e marra nga qiraja e katit të dytë të banesës me sipërfaqe 100 metër katror me 30.000 lekë në muaj, të ardhurat nga dhënia e katit të parë të banesës me sipërfaqe prej 70 metër katror me një çmim prej 250.000 lekë si dhe të ardhurat nga pensioni i nënës  në shumën 160.000 lekë.

Në vitin 2009  ai ka deklaruar  një llogari bankare 450.000 lekë  në emër të tij dhe një tjetër prej 200.000 lekë në emër  të bashkëshortes.

Gjithashtu ka deklaruar pagën si inspektor në ILDKPKI në vlerën prej 1.807.364 lekë, pagën e bashkëshortes 562.487 lekë. Të ardhurat nga qiraja e shtëpisë, në shifrën 660.000 lekë dhe pensionin e nënës në vlerën prej 160.00 lekë.

Sipas deklaratës së vitit 2010  ai ka paguar për legalizimin e shtëpisë dhe truallit. Sipas deklaratës së  vitit 2011  rezulton se ai ka rivlerësuar shtëpinë dhe truallit, dhe një tokë të llojit ullishte.

Sipas deklaratës së vitit 2012  ai ka blerë një apartament banimi me sipërfaqe 67.2 m2 në Durrës, me vlerë 2 200 000 lekë.

Ndërsa në vitin 2013, Llalla ka deklaruar vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes, përkatësisht në vlerat 2.014.362 lekë dhe 553.521 lekë.

Në vitin 2014 ish-Prokurori i Përgjithshëm ka deklaruar kursime 1.500.000 lekë, pagën e tij 1.973.900 lekë, pagën e bashkëshortes 813.059 lekë si dhe të ardhurat nga dhënia e shtëpisë me qira në vlerën 1.000.000 lekë.

Në vitin 2015 Llalla ka shtuar në “arkën” e kursimit edhe 902.845 lekë, ndërsa paga e tij ishte 1.873.095 dhe e bashkëshortes 961.145, ndërsa të ardhurat nga qiraja e shtëpisë shkojnë në vlerën e 1.200.000 lekë.

Tags: dosjetkapojakorrupsionitpasuruaPërgjithshmeProkurorisëSivite

TË LIDHURA

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës
Aktualitet

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës

22:55 | 26/08/2025
Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?
Aktualitet

Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?

21:52 | 26/08/2025
Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital
Aktualitet

Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital

21:46 | 26/08/2025
Next Post
Kur aktorët kërkonin një teatër të ri, shikoni sa arrogant ka qenë Rama ndaj tyre

Kur aktorët kërkonin një teatër të ri, shikoni sa arrogant ka qenë Rama ndaj tyre

Kokaina në Durrës/Lala: Po hetohen lidhjet e biznesmenit me eksponentë të PS-së

Kokaina në Durrës/Lala: Po hetohen lidhjet e biznesmenit me eksponentë të PS-së

Skandaloze/Shteti nuk i siguron as uniformën, Luiza Gega: Ata janë të varfër, unë jo

Skandaloze/Shteti nuk i siguron as uniformën, Luiza Gega: Ata janë të varfër, unë jo

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

08:56 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës
Aktualitet

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës

by mirseda
22:55 | 26/08/2025
0

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin...

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

22:47 | 26/08/2025
Protesta në Serbi: Studentët e Fakultetit Juridik, pas përzënies nga godina e universitetit, hynë sërish me forcë. Dekani thirri xhandarmërinë.

Protesta në Serbi: Studentët e Fakultetit Juridik, pas përzënies nga godina e universitetit, hynë sërish me forcë. Dekani thirri xhandarmërinë.

22:31 | 26/08/2025
Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?

Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?

21:52 | 26/08/2025
Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital

Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital

21:46 | 26/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com