Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Dosjet e ish-sigurimit/Dorëhiqet Daut Gumeni: Na kanë emëruar për të mos zbuluar asgjë

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Dosjet e ish-sigurimit/Dorëhiqet Daut Gumeni: Na kanë emëruar për të mos zbuluar asgjë

E kishte njoftuar muaj më parë, por tashmë është zyrtare. Një prej anëtarëve të Autoritetit të Informimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Daut Gumeni, ka dhënë dorëheqjen pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Dorëheqja e paraqitur prej dy muajsh është pranuar dhe tashmë në faqen e Kuvendit të Shqipërisë ka dalë njoftimi për vendin vakant pranë AIDSSH-së, krijuar pas largimit të Gumenit.

Në zbatim të vendimit të datës 18 prill 2018 të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, për shpalljen e një vendi vakant për anëtar të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit, “Ftohen të gjithë shoqatat e ish-të përndjekurve politikë të propozojnë kandidatura për një vend vakant për anëtar të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit”. Bashkangjitur me këtë vendim janë edhe kërkesat dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati për të qenë pjesë e stafit të një institucioni me rëndësi të posaçme, të cilit i është besuar hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Një temë tepër e përfolur dhe e rrethuar me shumë skepticizëm edhe pas ngritjes së AIDSSH-së.

DORËHEQJA

Daut Gumeni, përfaqësues i klasës së të përndjekurve politikë, do të habiste jo pak disa muaj më parë, fillimisht në një intervistë dhënë për gazetarin Roland Qafoku e më pas edhe për media të tjera, ku njoftonte vullnetin e tij për t’u larguar. Sipas Gumenit, institucioni në të cilin ai ishte “rrogëtar” nuk bënte punë, por spektakël dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ishin marrë me hapje dosjesh “fakirësh”, që kërkonin të dinin për spiunllëqe brenda rrethit familjar, ndërsa nuk ishte hapur asnjë dosje e atyre që sot quhen “peshq të mëdhenj”.

Ai e quajti AIDSSH-në një institucion të dështuar. “Puna jonë në këtë një vit ka qenë me këta fakirët që duan të dinë se çfarë ka ndodhur, kush i ka spiunuar: kushëri ri, vëllai, motra. Por nuk ka asnjë verifikim të atyre që e kanë dëmtuar vendin dhe vazhdojnë të mbajnë funksione. Ata që kanë paraqitur kërkesa nuk dëmtojnë. Nuk janë ata që janë kureshtarë pengesa e përparimit.

Por janë ata që e kanë mbajtur pushtetin dhe e kanë akoma pushtetin. Autoriteti për hapjen e dosjeve ka dështuar, na kanë vënë aty për të mos zbuluar asgjë. Deri tani nuk kemi verifikuar asnjë zyrtar, ministër apo qeveritar. Në këto 27 vjet ka pasur kujdes të veçantë për të pastruar dosjet. Unë jam gati të largohem”, deklaroi Gumeni.

I kontaktuar nga gazeta “Panorama” në lidhje me dorëheqjen e tij, Gumeni u shpreh se kishte kohë që e kishte deklaruar një veprim të tillë dhe tashmë ai është zyrtar edhe përmes njoftimit në faqen e Kuvendit të Shqipërisë. “Unë e kam thënë edhe më herët. E kam bërë me dije arsyen përse doja të largohesha dhe u largova nga Autoriteti i Dosjeve. Ai është një institucion që nuk funksionon”, tha Gumeni.

PROBLEMET

Në intervistën e dhënë për “Panoramën” pak kohë më parë, Gumeni u ndal në disa pika, të cilat nuk funksiononin dhe duhet të përmirësoheshin në punën e AIDSSH-së. “Që të bëhet puna dhe në mënyrë që të ndihmohet një transparencë sa më e plotë mbi ato dosje të mykura, që pushtetet tona të tranzicionit i kanë përdorur për të marrë e për të ruajtur pushtetin, mendoj se duhen realizuar sa më shpejt aq më mirë: a) amendimet e Ligjit 45- 2015 në ato nene që pengojnë transparencën e plotë për të shkuarën e të gjitha kandidaturave për emërime për zgjedhje në institucionet e shtetit, në mediat publike e private, në shkallët drejtuese të arsimit e kulturës e të qarqeve shkencore dhe akademike; b) të zbatohet ai ligj i amenduar me saktësinë e duhur në të gjitha parashikimet e tij; c) të mbarten sa më shpejt në Arkivin e Autoritetit të gjitha dosjet dhe dokumentet lidhur me Sigurimin e Shtetit; d) të plotësohet institucioni i Autoritetit me specialistët e nevojshëm, sidomos arkivistë të specializuar në atë lëmë.

Kush mund të bëhet anëtar i Autoritetit të Dosjeve

Në faqen e Kuvendit të Shqipërisë është shpallur njoftimi për vendin vakant pranë AIDSSH-së, pas dorëheqjes së Daut Gumenit. Bashkangjitur janë dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati. Por anëtar i këtij institucioni nuk mund të bëhet kushdo. Ai duhet të përmbushë një sërë kriteresh dhe mbi të gjitha duhet të jetë një figurë e pastër morale dhe politike. Anëtar i Autoritetit mund të zgjidhet personi që ka shtetësi shqiptare; ka zotësi të plotë për të vepruar; ka mbaruar arsimin e lartë, me diplomë “Master shkencor” ose tituj të ekuivalentuar me të; gëzon integritet të lartë moral, figurë të pastër etiko-morale dhe është i shquar për përgatitje të lartë profesionale; ka jo më pak se 10 vjet përvojë në ushtrimin e profesionit; nuk ka qenë i dënuar penalisht me vendim të formës së prerë; nuk është anëtar në parti politike; nuk ka qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike, të posaçme; nuk ka konflikt interesi me detyrën; plotëson kushtet, kriteret dhe pajiset me certifikatë sigurie, sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar. Qenia anëtar i Autoritetit është e papajtueshme me çdo detyrë tjetër shtetërore ose private./Panorama/

Tags: asgjeDaut Gumenidorehiqetdosjetemëruarish-sigurimitmosNa kanëzbuluar

TË LIDHURA

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
Politikë

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Next Post
Kryeministri kanadez: G7-a të luftojë nacionalizmin ekstrem

Kryeministri kanadez: G7-a të luftojë nacionalizmin ekstrem

(Video) Profesori i konfiskoi telefonin, studenti e kapi për fyti

(Video) Profesori i konfiskoi telefonin, studenti e kapi për fyti

Fëmijët mbetën jetimë, ‘Fundjavë Ndryshe’ i lehtëson dhimbjen me shtëpi të re dhe pension

Fëmijët mbetën jetimë, ‘Fundjavë Ndryshe’ i lehtëson dhimbjen me shtëpi të re dhe pension







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com