Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dosja/Vrau dy vëllezërit në 2012 për një borxh. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dosja/Vrau dy vëllezërit në 2012 për një borxh. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur

Sot Policia e Shtetit pubikoi listën me personat më të kërkuar në Tiranë, të cilët rezultojnë të rrezikshëm. Mes tyre është edhe Eduart Kurti, i cili në vitin 2012 vrau dy vëllezërit, Iglend dhe Nikola Haxhialiu. Ngjarja ndodhi në mes të Tiranës, pikërisht në bulevardin “Bajram Curri”, ku Kurti qëlloi me plumb në kokë Nikola dhe Inglent Haxhialiun. Shkak i kësaj vrasje horror ishte borxhi që vëllezërit i kishin Kurtit. Sot e kësaj dite, Eduart Kurti vijon të jetë i lirë, ndonëse është dënuar me “burgim të përjetshëm”.

I vrau për borxhin e pakthyer

Kurti akuzohej për vrasjen e dy vëllezërve Iglend dhe Nikola Haxhialiu, të cilët i kishin marrë shuma të konsiderueshme parash përmes premtimit për t’ia kthyer shpejt, dhe provës së dy deklaratave noteriale ku njihej borxhi dhe caktohej koha e kthimit. Tentativat për kthimin e parave dhe refuzimi i kërkesës për kalimin në pronësi të hotelit që dy viktimat dispononin në Dhërmi, çoi në ekzekutimin e tyre brenda automjetit me të cilin kanë qenë duke lëvizur bashkë me autorin e dyshuar të krimit.

Motivi i konfliktit

Me datë 31.8.2009, ndërmjet shtetasve Nikola Haxhialiu dhe Eduart Kurti është përpiluar një deklaratë noteriale, nëpërmjet së cilës pasqyrohet fakti se shtetasi Haxhialiu i ka marrë shumën prej 60 000 euro shtetasit Eduart, dhe këtë shumë do t’ia kthejë deri më datë 31.12.2009. Gjithashtu, me datë 27.12.2011, ndërmjet shtetasve Iglend Haxhialiu dhe Eduart Kurti është përpiluar një deklaratë noteriale nëpërmjet së cilës pasqyrohet fakti se shtetasi Iglend i ka marrë shumën prej 150 000 dollarë amerikanë si dhe 6000 euro shtetasit Eduart, dhe këtë shumë do t’ia kthejë deri më datë 25.3.2012.

Duke qenë se nga ana e shtetasve Nikola dhe Iglend Haxhialiu nuk u zbatuan kushtet e përshkruara në dy deklaratat noteriale, ndërmjet tyre dhe të pandehurit Eduart Kurti kanë lindur mosmarrëveshje. Në lidhje me këto mosmarrëveshje janë vënë në dijeni dhe familjarët e shtetasve Iglend Haxhialiu, Nikola Haxhialiu dhe Eduart Kurti.

Krimi

Ngjarja për të cilën akuzohet i pandehuri Eduart Kurti, ka ndodhur me datë 1.12.2012, ku rreth orës 19:40, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë është marrë njoftimi se në bulevardin “Bajram Curri”, brenda automjetit me targë TR 9205 S janë gjendur të qëlluar me armë zjarri dy shtetas. Menjëherë pas marrjes dijeni të këtij njoftimi, në vendin e ngjarjes kanë shkuar punonjësit e Policisë së Shtetit, ku brenda në automjetin me targë TR 9205 S kanë gjendur shtetasit Iglend Haxhialiu dhe Nikola Haxhialiu.

Shtetasi Iglend Haxhialiu ishte i ulur në sediljen e pasme të pasagjerit, ndërsa në vendin e drejtuesit të saj ndodhej shtetasi Nikola Haxhialiu. Shtetasi Iglend Haxhialiu është gjendur i vdekur ndërsa shtetasi Nikola Haxhialiu është gjendur ende me shenja jete, por pas transportit për në Spitalin Universitar Qendror Ushtarak ka gjetur vdekjen.

Nga hetimi rezultoi se më datë 1.12.2012, pasi të tre shtetasit janë takuar me njëri-tjetrin, më pas kanë hipur në automjetin e shtetasit Nikola Haxhialiu dhe kanë qenë duke qarkulluar në bulevardin “Bajram Curri”. Në një moment, i pandehuri Eduart Kurti, me anë të një arme tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente, ka qëlluar mbi shtetasit Iglend Haxhialiu dhe Nikola Haxhialiu. Si pasojë e këtyre të shtënave, shtetasit Iglend Haxhialiu dhe Nikola Haxhialiu kanë mbetur të vdekur. Pas kryerjes së veprave penale, i pandehuri Eduart Kurti është larguar nga vendi i ngjarjes, së bashku me armën e krimit, duke iu fshehur hetimeve.

 

 

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Nami me vjedhjet në Lushnje dhe Tepelenë, maskat bëjnë kërdinë

Nami me vjedhjet në Lushnje dhe Tepelenë, maskat bëjnë kërdinë

“Taksa 100% një tekë e Haradinajt”/Rama e Thaçi ‘kokë më kokë’ në Tiranë

“Taksa 100% një tekë e Haradinajt”/Rama e Thaçi ‘kokë më kokë’ në Tiranë

Paralajmërimi i Kryemadhit: Në qershor do kemi edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare

Paralajmërimi i Kryemadhit: Në qershor do kemi edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com