Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Dosjet/ Ja si CIA i përdorte pëllumbat si spiunë gjatë Luftës së Ftohtë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Dokumentet e de-klasifikuara vitet e fundit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA (CIA), tregojnë përdorimin e pëllumbave-spiunë gjatë Luftës së Ftohtë. Në fakt, praktika e përdorimit të shpendëve si agjentë në lojën e shërbimeve sekrete, i ka rrënjët tek pëllumbat transportues, shërbimet e të cilëve kanë qenë jetike gjatë kohës së luftërave.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, këta zogj u ngarkuan me misione shumë të rëndësishme. Por projekte të tilla sekrete si “Tacana” në vitet 1970, i çuan gjërat në nivele të reja. I drejtuar nga amerikanët, operacioni synonte vendosjen e një kamere speciale që kushtonte mbi 2.000 dollarë me kursin e kohës, në trupin e një pëllumbi përmes një parzmoreje.

Dokumentet e de-klasifikuara tregojnë se testet me pëllumbat-spiunë u kryen në vende si Navi Jards në Uashington. Kjo lloj zone ishte shumë domethënëse, pasi objektivi përfundimtar ishin bazat detare që ndodheshin pas “Perdes së Hekurt” në bllokun komunist.

Përmes tyre CIA shpresonte që të kishte një tablo unike mbi zhvillimin e fshehtë të nëndetëseve nga Bashkimi Sovjetik. Në funksion të këtij qëllimi, CIA zhvilloi një aparat fotografik të vogël dhe mjaft të lehtë, që mund të mbahej nga një pëllumb.

Zogu do të lëshohej dhe gjatë rrugës për në shtëpi, do të fluturonte mbi një objektiv. Imazhet e pëllumbave mund të merreshin deri qindra metra larg nga objektivi, ndaj ato ishin shumë më të detajuara sesa mënyrat e tjera të mbledhjes së informacioneve inteligjente.

BBC thotë se dosjet “tregojnë se zogjtë do të transportoheshin fshehurazi deri në Moskë”. Por pas vijave të armikut, dukej se CIA u përball me një sfidë edhe më të madhe logjistike:si t’i lëshonte zogjtë në hapësirën ajrore ruse. Ata shqyrtuan metoda të ndryshme për ta arritur këtë gjë.

A mund të dalë një pëllumb “ndoshta nga një pallto e trashë apo nga një vrimë në dyshemenë e një makine të parkuar”? Në atë kohë u mor në konsideratë mundësia që “pëllumbat të mund të lëshoheshin nga një dritare anësore, në kohën që makina udhëtonte deri në 80 km/h”.

Por dosjet nuk japin asnjë informacion nëse pëllumbat e përfunduan vërtet misionin e tyre. Gjithsesi informacioni i deklasifikuar, përbën një shembull tjetër intrigues sesi agjenci si CIA përdorën mjetet me ekstreme për të fituar epërsinë ndaj kundërshtarit.

BBC ka raportuar se modeli i një pëllumb me një kamera, ishte shfaqur në një muze privat në selinë qendrore të CIA-s në Lengli të Virginia, para se të bëheshin zbulimet aktuale. Por pse pëllumba? Për ekspertët ky zog ka një aftësi mahnitëse, gati një superfuqi.

Ai mund të hidhet diku, ku nuk kanë qenë kurrë më parë, dhe ta gjejë sërish rrugën e kthimit edhe qindra kilometra larg. Zogj të tjerë u testuan më herët nga agjencia, përfshirë korbat të cilët ishin përdorur për të lënë pajisje përgjimi në parvazet e dritares së të dyshuarit.

Drita luante një rol kryesor në drejtimin e rrugës së korbit. Një lazer i kuq hidhej në vendin ku dëshirohej që ai të fluturonte, dhe pastaj korbi joshej të rikthehej në bazë nga një llambë. Por dhe skifterët po vlerësoheshin për cilësitë e tyre të fshehta.

Kur ishte fjala për operacionet e fshehta, mund të vihej në dispozicion e gjithë mbretëria e kafshëve. Kështu delfinët ishin stërvitur për të kryer operacione nënujore. Madje edhe qeni dhe macja u panë si asete të mundshme. Provat me ta u kryen duke përfshirë qentë me telekomandë, ku truri i qenit fatkeq do të stimulohej nga energjia elektrike.

Ndërkohë macet ishin pjesë e një projekti të quajtur “Acoustic Kitty” (Macja akustike). Ato u stërvitën që të gëlltitin pajisjet dëgjuese! Përveç projektit “Tacana”, pëllumbat dhanë kontributin e tyre të spikatur për britanikët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Qindra zogj të stërvitur u nisën nga Britania brenda avionëve bombardues. Zogjtë që në disa raste ishin të pajisur me parashuta të vogla, hidheshin natën prapa linjave të armikut. Ata gjendeshin herët në mëngjes nga fermerët e zonës.

Dhe çfarë do të shihnin këta të fundit? Zogjtë ishin të pajisur me një çantë spiunësh në miniaturë: një tub bakeliti për të futur një mesazh; fletë letre ultra të holla dhe një laps të veçantë; udhëzime të hollësishme në frëngjisht ose holandisht se si të plotësohej një raport.

Fati i pëllumbave që u përdorën për projektin “Tacana” nuk dihet, por të dhënat e CIA thonë se ata bënë një punë shumë të mirë.

Ekspertët zbuluan se cilësia e fotografive ishte më e lartë, se sa ato të prodhuara nga satelitët spiunë që funksiononin në atë kohë. Po në atë kohë, thuhet se CIA po harxhonte më shumë se 600.000 dollarë në 3 programe sekrete “Oxygas” për delfinët, “Axiolite” që përfshinin zogj dhe “Kechel” për qentë dhe macet.

Burimi i lajmit: https://www.thevintagenews.com/2019/09/19/spy-pigeons/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: ciadosjelufta e ftohtepellumba

TË LIDHURA

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Bota

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në SHBA, 9 të plagosur para Botërorit 2026

16:28 | 08/06/2026
Next Post
Db Torino 10/11/2019 - campionato di calcio serie A / Juventus-Milan / foto Daniele Buffa/Image nella foto: Stefano Pioli-Maurizio Sarri PUBLICATIONxNOTxINxITA

Milani gjen trajnerin e ri, ja kush projektohet në vendin e Piolit

Amnesty International i rikthen Navalnit statusin e “të burgosurit politik”

Aksident i rëndë në Milot/ Humb jetën 35-vjeçari, dy të plagosur







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com