Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Dosja e SASPAC , ish-ministri Beqaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin

1 vit ago
in Politikë

Gjykata e Lartë ka rrezuar rekursin e Ilir Beqajt për heqjen e masës se “arrestit në burg” në kuadër të hetimeve për dosjen SASPAC. Në lidhje me këtë dosje, Beqaj mbahet i arrestuar prej korrikut të kaluar, bashkë me Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollen. Beqaj u ndalua më 4 korrik 2024 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për veprat penale të korrupsionit, shkelje të barazisë në tenderë dhe fshehje apo mosdeklarim të pasurisë apo interesave private – akuza që lidhen me disa procedura prokurimi të kryera nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), të cilën ai e drejtoi që nga themelimi.

Detyra e kësaj agjencie ishte menaxhimi më me efikasitet i fondeve të Bashkimit Evropian, që dyshohet se përfunduan në xhepat e Beqajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Gjykata ka lënë në qeli dhe bashkëpunëtorin e ish-ministrit, Ermal Kurtulajn, i cili mbante pozicionin e koordinatorit të programit ‘EUSAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian.

Për të hetuarin Alfred Nikolla, i dyshuar për korrupsion aktiv dhe mashtrim, gjykata vendosi të zëvendësojë masën e arrestit me burg me atë të arrestit në shtëpi. Për të hetuarin Elton Marini, i dyshuar për “mashtrim”, është vendosur vazhdimi i masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”. Po ashtu, është vendosur vijimi i masës “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore për dy personat nën hetim, Bledar Leka dhe Bjona Ziaj, të dy të dyshuar për veprën penale të mashtrimit.

Sipas SPAK, Beqaj dhe Kurtulaj, i emëruar si koordinator nga ish-ministri, dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat. Nga hetimet ka rezultuare se të paktën tetë shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve: “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”, si dhe “Konferenca e Energjetikës”, organizuar në vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt. Fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese.

Ndaj Beqajt po zhvillohet edhe një tjetër proces, këtë radhë në lidhje me dosjen e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ku ish-ministri po hetohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal.

TË LIDHURA

Politikë

Kreshnik Spahiu: E vërteta e investimit të Trump dhe pazaret Rama-Berisha

18:31 | 06/06/2026
Politikë

Berisha mbledh 71 të rinjtë e Këshillit Kombëtar: Motor i ripërtëritjes së PD-së

18:28 | 06/06/2026
Kryesore

Balla nxjerr foton: Makinat me targa serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

16:47 | 06/06/2026
Next Post

Nga politika te krimi ,GJKKO mban në qeli vëllain e deputetit socialist

“Po më kujton Olsin”, Egli krahason Gjestin me ish-partnerin

Ndëshkohej qëllimisht për të pasuruar miqtë nga bastet, arrestohet mbrojtësi spanjoll, rrezikon 3 vite burg







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com