Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Dosja e policisë së drogës”/Si Habilajt “kapën” ish-drejtorin e Vlorës

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
“Dosja e policisë së drogës”/Si Habilajt “kapën” ish-drejtorin e Vlorës

Grupi i “Habilajve” duket se ka patur në kontroll të plotë të gjithë portin e Vlorës. Pas arrestimit të tyre në Itali, hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri. Kontrolli i portit i është lehtësuar grupit “Habilaj” falë bashkëpunimeve me drejtuesit e policisë.

Gjithashtu është akuzuar dhe aktualisht është nën hetim edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku  sipas pretendimeve mendohet se ka favorizuar “kushërinjtë” përmes postit që mbante. Por versioni zyrtar  pritet të jepet pas përfundimit të hetimeve.

Kujtojmë  se ditë më parë është ngritur komisioni hetimor ndaj Tahirit, ndërsa pritet të dilet në përfundimin nëse ka patur dorë politika në hetimet e kryera tek organi i akuzës. Kërkesa e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës për moszgjatje të hetimeve u rrëzua nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Por, ndërsa ish-zyrtari i policisë është në arrati, së bashku me dy vartësit e tij Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, cilat janë dyshimet ndaj tyre?

Top Channel disponon dosjen e Prokurorisë, ku përmenden aktekspertimet ndaj disa aparateve telefonike, si dhe përgjimet ndaj trafikantëve të përcjella me letërporosi nga pala italiane.

Prokuroria përmend në dosje se për kryerjen e veprimtarisë kriminale, dy vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj gjetën mbështetjen e ish-shefit të Stacionit të Policisë Kufitare të Dhërmiut, Sokol Bode, i cili mbajti këtë detyrë nga dhjetori i 2013-s deri në maj të 2016-s.

Dyshohet se ish-zyrtari Bode i siguroi grupit zhvillimin e lirshëm të aktivitetit, përmes shmangies së kontrolleve policore, thuhet më tej. Në këtë aktivitet kriminal, shefi i policisë Bode, krahas implikimit me trafikantët e grupit ka bashkëpunuar edhe me dy ish-zyrtarë të tjerë të policisë, drejtorin Jaeld Çela dhe shefin kundër Drogës dhe Trafiqeve, Gjergji Kohila.Ish-drejtori i policisë, – thotë Prokuroria, – ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish-ministrit të Brendshëm.

Transkriptimet e komunikimeve telefonike, të përcjella me letërporosi nga italianët, hedhin dyshime për përfshirjen e 3 zyrtarëve të policisë, – thuhet në dosje. – Ndërsa efektivë të tjerë të policisë nën hetim i japin informacion Taulant Haxhirajt.

Zyrtari i policisë Gjergji Kohila dhe kunati i tij, Renaldo Avdulaj, përmenden vetëm me gërmën e parë të emrit nga trafikantët, ndërkohë që nga ekspertiza e kryer në telefonat e të arrestuarve në Itali, të përgjuarit janë të regjistruar me emra të ndryshuar, si Fiati, Adidasi, Xheku, Aliej dhe Agushi.

Më 16 prill të vitit 2016, Haxhiraj – me pseudonimin Agushi, – njofton se mori garanci nga shteti për të mbjellë hashash në fshatin Kuç të Vlorës.

Aliej: Andej, me garanci ta morën përsipër vëlla?

Agushi: Po, ma morën vëlla.

Aliej: Apo në ajër?

Agushi: Po s’ka garanci të saktë fare. Më thanë kaq pak do të mbroj? Shteti më jep garanci të plotë në Kuç, por s’kam njeri atje unë. Atje e ka vëllai të sigurtë me drejtorin.

Aliej: Po ata që të dalin garant, sa të kërkojnë?

Agushi: 30 për qind.

Aliej: Po si i duan, gjëra apo lekë?

Agushi: Gjëra, ça (çfarë) lekësh.

Por nga ana tjetër, ustai – thotë Prokuroria, – shfaqet i shqetësuar për transferimin e zyrtarit të policisë, Gjergj Kohila, me detyrë në Shkodër. Në një bisedë të zhvilluar në datat 22 dhe 23 shtator 2016, mes Haxhirajt dhe “Fiatit”, që dyshohet se është Gjergj Kohila, ky i fundit e njofton për hetimin ndaj grupit.

Fiati: Bëj kujdes! Nga nesër do të kesh grupe nga pas.

Agushi: Pse vëlla, ç’po bëj unë? U kam thënë stop të gjithave.

Fiati: Shko thuaju edhe çunave atje sipër.

Prokuroria ka marrë ndërkohë edhe strukturën e Policisë së Vlorës, për të evidentuar nëse ka të dyshuar të tjerë që mund të kenë qenë të implikuar.

Tags: “ish”dosjadrjetorinee policisëhabilajtkapense drogesSiVlorës

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Deputetja e LSI-së kërcënon ligjvënësin e PS-së: LSI të fut andej nga ke dalë

Deputetja e LSI-së kërcënon ligjvënësin e PS-së: LSI të fut andej nga ke dalë

Mediat italiane kritikojnë Hysajn, më i dobëti ndaj Genoas

Mediat italiane kritikojnë Hysajn, më i dobëti ndaj Genoas

Bulqizë/Humb jetën minatori, miniera në pronësi të “bobit” të PS-së

Bulqizë/Humb jetën minatori, miniera në pronësi të "bobit" të PS-së







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com