Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Dosja 339”, fundi i makthit të Ramës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Dosja 339”, fundi i makthit të Ramës

Nga DESADA METAJ  

Edhe pse retorika e disa politikanëve, por dhe e ndërkombëtarëve rreket ta përçojë krizën në Shqipëri si pjesë të betejave politike dhe ta gjejë zgjidhjen e saj në një tryezë, një vështrim më i thellë i gjendjes të bën të kuptosh se zgjidhja duhet kërkuar te zanafilla. Pikërisht te zgjedhjet e vitit 2017, procesi tashmë i deligjitimuar jo vetëm moralisht, por dhe juridikisht.

Denoncimet e herëpashershme të opozitës ranë në vesh të shurdhër deri kur media nisi të publikojë përgjime të dosjes së famshme 339, të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sigurisht që 3-4 fletë janë asgjë përpara pirgut të madh me përgjime, që tregojnë drejtues të lartë të shtetit, që flasin serbes me banditë, të cilët, për shkak të përfshirjes së tyre në krime, ishin objekt hetimi dhe përgjimi i shërbimeve të një vendi anëtar të BE-së. Etiketimi “kazan” për “Zërin e Amerikës”, sigurisht që nuk e zbehu tronditjen e qeverisë dhe të një pjese të publikut kur panë qartë se kryetari i Bashkisë së Durrësit komprometohej qartazi në shitblerjen e votës në qarkun që PS ia kishte lënë në ngarkim për të drejtuar.

As propaganda herë-herë pa finesë e një pjese të maxhorancës me sulme ndaj atyre që publikuan disa fletë të dosjes nuk e zbehu dot frikën se të tjera përgjime apo një dosje me një numër tjetër rendor mund të publikohet së shpejti dhe “kazanit” vendas apo të huaj vetëm do t’i rriten klikimet, ndërsa qeverisë problemet. Sulmet ndaj gazetarëve, duke i etiketuar ata si të përdorur nga Prokuroria apo nga ish-ministri i Brendshëm Xhafaj, janë shenjë e qartë se kur nuk i bën dot gjë gomarit, i bie samarit. Asnjë gazetar në botë nuk paguhet për të mbajtur sekrete dhe kushdo qoftë burimi, nëse informacioni ka interes për publikun, atëherë vetëm nëse pranon të blihet nga qeveria mund të mos t’i publikojë faktet. Aq më tepër, kur bëhet fjalë për një hetim të ngecur prej më shumë se një viti e gjysmë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

“Dosja 339” dhe ndonjë tjetër e ngjashme me të, vështirë se do e shohin dritën e gjykimit për sa kohë mungon vullneti për t’i hetuar. Nëse përgjimet datojnë në vitin 2017, janë thuajse dy vjet në dispozicion për të pasur të paktën një ide se sa dhe si janë të përfshirë zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë të maxhorancës në shitblerjen e votës. Nëse ata janë të pastër, atëherë Prokuroria mund të njohë publikun me këtë fakt dhe të çlirojë nga ankthi i arrestimit ata që frikësohen nga kjo dosje. Jam e sigurt që zonja Prela do ta çlironte me dëshirë maxhorancën nga përgjegjësia dhe përfshirja në këtë dosje, por me sa duket e ka të vështirë apo të pamundur.

Një nga arsyet mund të jetë se pa dëshirën e saj, dosjen e kanë parë dhe shfletuar edhe persona të tjerë. Ish-ministri i Brendshëm Xhafaj, madje, nuk u druajt fare të paralajmëronte arrestime të bujshme… edhe pse kjo i kushtoi postin e rëndësishëm në qeveri. Me ose pa dëshirën e ish-shefit të tij, i ndodhur përballë ndonjë presioni të brendshëm apo të jashtëm, i xhelozuar ndoshta nga shokët e partisë, Fatmir Xhafaj u tregua i gatshëm të pastrojë imazhin e tij të njollosur prej të vëllait, Agron-Geronit, duke njoftuar arrestime që nuk u bënë kurrë.

Në këtë logjikë, ish-hartuesi i Reformës në Drejtësi, njeriu më i rëndësishëm i pushtetit pas Kryeministrit, u detyrua të largohej me ceremoni, por dhe me informacione të mjaftueshme, me të cilat mund të vinte në bankën e të akuzuarve shokë të rëndësishëm të grupit të tij parlamentar. Nuk e di se sa mund t’i dhembë ish-hartuesit të Reformës në Drejtësi fakti që sot hetimet kanë ngecur pa asnjë shpjegim serioz dhe zyrtar. Por, pa dyshim, si ish-prokuror i regjimit famëkeq, Fatmir Xhafaj i njeh më mirë se magjistratët e demokracisë, metodat komuniste të marrjes dhe shfrytëzimit të informacionit.

“Dosja 339” dhe ndonjë tjetër ende e panjohur për publikun, por jo për ish-zyrtarët e lartë të qeverisë, janë dhe do të mbeten gjatë si emblematika e krizës, por që nëse shfletohen apo hetohen, mund të jenë dhe zgjidhja e saj. Edi Rama do t’i bënte nder vetes, por dhe të vetëve nëse do t’i kërkonte së paku publikisht Prokurorisë së Krimeve të Rënda të përfundonte sa më shpejt hetimet për to. Unë besoj se një pjesë e publikut do t’ia falte Kryeministrit nëse do ta bënte këtë kërkesë, duke mos ia konsideruar si ndërhyrje në punët e drejtësisë.

Madje, do ta vlerësoja të sinqertë edhe nëse do t’i kërkonte drejtësisë të mos kursente askënd, madje as atë vetë nëse mund të jetë përfshirë në përgjime me banditë ku shiten e blihen votat. Të paktën publikisht, ky mund të ishte një akt që do t’i shtonte disa pikë Edi Ramës, ndoshta më shumë se përdorimi i gazit dhe humorit të sforcuar të krizës. Por dhe nëse kjo ndodh, prapë topi mbetet në fushën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dosjet e pahetuara apo të palexuara të së cilës rëndojnë mbi maxhorancën dhe krizën politike në vend.

Nëse nuk i shkohet deri në fund hetimit të këtyre dosjeve, është ëndërr vere të mendosh se do të ketë proces normal elektoral në Shqipëri. Dhe ata që janë të interesuar që proceset elektorale të mos zhvillohen siç duhet, sot më shumë se ditës së zgjedhjeve u druhen bisedave të zbardhura, ku vështirë të dallosh politikanin nga banditi.

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Vuçiç: Nuk mund ta njohim Kosovën pa marrë diçka në këmbim

Vuçiç: Nuk mund ta njohim Kosovën pa marrë diçka në këmbim

FOTO/ Ruset e bukura, spiune të rrezikshme në Kosovë

FOTO/ Ruset e bukura, spiune të rrezikshme në Kosovë

Kirurgu Arben Beqiri padit Manastirliun dhe rektorin e Mjekësisë, ja arsyeja

Kirurgu Arben Beqiri padit Manastirliun dhe rektorin e Mjekësisë, ja arsyeja







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

SHBA dërgon komandot, Irani shpërblim për pilotin e zhdukur të F-15
Bota

SHBA dërgon komandot, Irani shpërblim për pilotin e zhdukur të F-15

by mirseda
16:26 | 04/04/2026
0

Forcat iraniane dhe amerikane vazhdojnë përpjekjet për të gjetur pilotin e zhdukur pas rrëzimit të një avioni...

Osmanit i mbaron mandati, detyra i kalon Albulena Haxhiut

Osmanit i mbaron mandati, detyra i kalon Albulena Haxhiut

16:14 | 04/04/2026
Radhë kilometrike në Qafë Thanë, shqiptarët kalojnë kufirin për karburant më të lirë

Radhë kilometrike në Qafë Thanë, shqiptarët kalojnë kufirin për karburant më të lirë

15:19 | 04/04/2026
I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet i dyshuari. Ja çfarë iu gjet në banesë

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet i dyshuari. Ja çfarë iu gjet në banesë

15:12 | 04/04/2026
Si në filma! Grabitën kasafortën dhe armën e pronarit, rikthehen për ta kthyer, por u kapën mat

Si në filma! Grabitën kasafortën dhe armën e pronarit, rikthehen për ta kthyer, por u kapën mat

15:08 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com