pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabet girişjojobet canlıbetplay1win giriş1winbetgit girişholiganbetromabet girişjojobetgameofbet giriş1winbetbey girişsonbahistambet girişamgbahisradissonbet girişmercurecasinocratosroyalbet girişcasinomilyonmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişbetsalvadormeritkingcasinoroyalholiganbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetmatbetgrandpashabetbahiscomhititbetcasibomsuperbetinpusulabetholiganbetjojobetCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetmeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Dorëzohu, je i rrethuar”, aksioni i madh i PD-së ndaj ministrit Xhafaj

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Partia Demokratike ka reaguar pas qëndrimit zyrtar që mbajti Ministria e Brendshme për raportin e  antidrogës italiane. Në një deklaratë nga selia blu, deputeti i PD-së, Gent Strazimiri thekson sot se e vërteta është krejt ndryshe nga sa deklaron ministri Xhafaj.

Më tej deputeti ka numëruar faktet dhe shifrat që sipas tij, rrëzojnë ministrinë e Xhafajt për eksportin e drogës në Itali.

Deklarata e Strazimirit

Sipas narkoqeverisë, cilido që nuk e lexon Raportin e antidrogës italiane siç do Saimiri i radhës i Ministrisë së Brendëshme, e bën qëllimisht e për përfitime të ulta politike, përshfirë këtu Zërin e Amerikës.

Në artikullin e datës 11 Korrik 2018, sipas “Zërit të Amerikës”, Raporti konstaton qartësisht se:
1- “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane

2- “Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”,

3- “trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri.

4- Raporti përmend rastin në 2017 “të konfiskimit më të madh të kryer ndonjëherë, në rajonin e Marche-ve, të barabartë me 8 ton marijuanë, të cilat kishin si destinacion Europën Veriore”.

5- Nga të dhënat e raportit shqiptarët zinin vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës me 25 nga 94 gjithësej.

6- 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste.

7- “rrugët e trafikut të drogës që çojnë drejt kufijve të shtetit italian mbetën të pandryshuara. Shumica e drogave të konfiskuara, afërsisht 95% u kapën jashtë vijës bregdetare, në ujërat territoriale dhe përgjatë kufijve detarë”

8- Evidentohet shtrirje e aktivitetit edhe në Europë të grupeve shqiptare të cilat “renditen mes atyre më aktive, sa i përket mundësive operative, duke nisur nga aftësitë e kontrollit në fazën e zbarkimit dhe tërheqjes së furnizimit në portet hollandeze dhe belge, të përdorura për futjen në Europë të kokainës, duke shfrytëzuar aftësitë e infiltrimit në strukturat logjistike dhe portuale të lëvizjeve të kontenierëve.

9- Hetimet kanë dokumentuar organizimin kapilar të rrjetit të shpërndarjes së kokainë në territorin europiane që lidhet me organizata kriminale shqiptare, si dhe mundësitë e mëdha në mjete dhe persona që përdoren për këtë qëllim”.

Kjo është e vërteta për cilindo që mjafton të kërkojë në google, vetë, nga telefoni, dhe më tej të bëjë thjesht veprimin e mbledhjes për të nxjerrë sasinë e drogës të nxjerrë nga Shqipëria përmes “bravo çunave”, për në Itali, madje duke kaluar edhe nga Greqia e Mali I Zi.

Datat e trafikimit fillojnë me 2 janar të 2017, deri në 18 maj 2017 kur në zyrën e Ministrit të Brendëshëm doli Saimir Xhafaj dhe hyri Dritan Demiraj. E më tej rifillojnë me 6 shtator 2017 kur në detyrë rikthehet Fatmir Tahiri, për të vazhduar deri me 30 dhjetor 2017.

Përsa i përket “zhdukjes së kultivimit të drogës gjatë 2017”, gjenerali Italian Guardia di Finanza Nikola Altieri i deklaron gazetës “Liberation” para 2 javësh: megjithëse ata (autoritetet shqiptare) pretendojnë se droga që ende vazhdojmë të kapim është prodhim I viteve të mëparëshme, analizat e bëra mallit, tregojnë se nuk është prodhim më i vjetër së i 6 muajve më parë.

Kjo është e vërteta, sa ç’është e vërtetë që Agron Xhafaj është trafikant droge që po kryen dënimin në Itali, e që vëllain ia bënë “saimir” të Ministrisë së Brendëshme, pasi “reformoi” drejtësinë shqiptare.

Nëse cilido që na rrethon, paska filluar të flasë “shqup”, “Fatmirë”e “Saimirë” të narkoqeverisë DORËZOHUNI, koha juaj ka mbaruar! Jeni të rrethuar!

 

TË LIDHURA

Aktualitet

“Pensionistët mbledhin kanaçe”/ I moshuari nga protesta: Kemi prerë biletat për të qenë këtu

19:32 | 13/06/2026
Aktualitet

“E çova në shkollë dhe nuk mu kthye”/ Nëna e Martin Canit mesazh prekës në protestë: Poshtë Rama!

19:29 | 13/06/2026
Aktualitet

7-vjeçarja simbol i protestës: “Edi Rama, jep dorëheqjen!”

19:27 | 13/06/2026
Next Post

Trondit doktori i Michael Jackson: Si u trodh nga i ati pacienti im!

Dëshmia tronditëse: Fatmir Xhafaj i çau stomakun një të riu kur ishte hetues në Krujë

Video/Nga çoban në yll futbolli: Kur Luka Modriç ruante dhitë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Pensionistët mbledhin kanaçe”/ I moshuari nga protesta: Kemi prerë biletat për të qenë këtu

by mirseda
19:32 | 13/06/2026
0

Një i moshuar shqiptar, i cili prej 22 vitesh jeton në Itali dha një mesazh të fortë...

“E çova në shkollë dhe nuk mu kthye”/ Nëna e Martin Canit mesazh prekës në protestë: Poshtë Rama!

19:29 | 13/06/2026

7-vjeçarja simbol i protestës: “Edi Rama, jep dorëheqjen!”

19:27 | 13/06/2026

Protesta zhvendoset edhe në Mbretërinë e Bashkuar, qindra shqiptarë protestojnë në Londër

19:25 | 13/06/2026

Instalacion kundër emigrimit në protestë, aktivistja: Një palë këpucë për çdo të larguar

18:56 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com