Zëvendëspresidenti i Partive Popullore Evropiane, David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, darkuan midis tyre në një nga restorantet e kryeqytetit, ku tema e diskutimit ka qenë kriza politike.
Pas përfundimit të darkës, tre diplomatët janë shprehur se nuk do ketë më negociata për zgjidhjen e ngërçit politik. Ndërkaq, David McAllister është shprehur se Bashkimi Evropian mbështet Shqipërinë dhe se politikanët tanë po përballen me sfida të mëdha.
“Nuk do ketë më negociata. Politikanët do përballen me sfida të mëdha. Njoh shumë vende të Evropës që ju mbështesin”- tha Fleckenstein.