Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Dorëhiqet aktivisti i VV: Albin Kurti “diktator”

7 vjet ago
in Të Gjitha
Dorëhiqet aktivisti i VV: Albin Kurti “diktator”

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vlorian Molliqaj  ka dhënë sot dorëheqjen. Vloriani është edhe vëllai i deputetit Dardan Molliqaj. Aktivisti ka shkruar një letër dorëheqjeje në të cilën shkruan për arsyet pse u largua. Molliqaj  shruan se çdokush që guxon të mos pajtohesh me Albin Kurtin, menjëherë shpallesh agjent i shërbimeve sekrete, i shitur apo tradhtar.

Gjithashtu  ai shton se shikon kolegët e tij bashkë aktivistë që në mënyrat më të ulëta shpifin, fyejnë e kërcënojnë të gjithë ata që nuk pajtohen tërësisht me mendimet e Albin Kurtit dhe miqve të tij.

Ndërkohë më herët në Lëvizjen Vetëvendosje kanë dhënë dorëheqjen Visar Ymerit, Dardan Sejdiut, Shqipe Pantinës e Zgjim Hysenit dhe Faton Topalli. Kandidati i vetëm zyrtar deri më sot për kryetar të VV-së është lideri shpirtëror i kësaj partie, Albin Kurti.

Kandidatura e Kurtit ishte kundërshtuar nga Dardan Molliqaj, për të cilin thuhet se mund të jetë thelbi i përçarjes.

LETRA E PLOTË E DORËHEQJES

Shumë të dashur aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! në Suedi.

Asnjëherë nuk kam menduar që do të vijë ky moment që t’iu drejtohem me këtë letër, prandaj edhe e kam shumë të vështirë t’i gjejë fjalët për ta përshkruar këtë gjendje. Meqenëse në Lëvizje jam angazhuar qysh në vitin e parë të themelimit të saj, në kohën kur isha rreth 16-vjecar, mund të them që në Lëvizje jam rritur. Zyrat e Lëvizjes për mua kanë qenë shtëpia ime e dytë. Shokët e shoqet në Lëvizje për mua kanë qenë të afërt po aq sa edhe familjarët, e besa shpeshherë edhe më të afërt. Bashkë i kemi ndarë gëzimet dhe mërzinë. Beteja jonë nuk ka qenë e lehtë, por puna jonë e përbashkët gjithmonë ka dhënë rezultate. Jo rastësisht, arritëm që Lëvizjen ta bëjmë subjektin më të madh në Kosovë dhe qytetarëve t’ua kthejmë shpresën .Lëvizja për mua ka qenë edhe shkollë. Aty mësova se çka është sakrifica, vetmohemi, solidariteti, socialdemokracia, e drejta për vetëvendosje, etj.

Në Lëvizje mësova se si është organizata e mirëfilltë politike. Mësova se pavarësisht hierarkisë, në fund të gjithë jemi të barabartë sepse para së gjithash jemi aktivistë. Pra, mësova pikërisht të kundërtën e asaj se çfarë po ndodhë sot. Asnjëherë nuk mësuam për eleminime politike ndaj njëri tjetrit apo për luftë bërrylash për pushtet. Sepse nuk mësuam ta shohim pushtetin si privilegj por si përgjegjësi. Nuk mësuam që ta ofendojmë e fyejmë njëri tjetrin edhe kur ka mendime ndryshe, qoftë edhe të gabuara. Madje, nuk mësuam t’i ofendojmë as kundërshtarët politikë. Sepse, arma jonë më e fortë gjithmonë ishte argumenti. Për mua vazhdon të jetë edhe sot.Por çfarë shoh sot?! Sot shoh bashkëaktivistë që në mënyrat më të ulëta shpifin, fyejnë e kërcënojnë të gjithë ata që nuk pajtohen bllanko me këtë apo atë aktivistë.

Poqëse guxon të mos pajtohesh me Albin Kurtin, menjëherë shpallesh agjent i shërbimeve sekrete, i shitur apo tradhtarë. Viktimë e këtyre sulmeve jam edhe unë, që nga momenti kur shpreha mendimin tim lidhur me problemin e brendshëm të Lëvizjes. Përderisa për 12 vite me radhë unë isha bashkëaktivist, sot papritmas unë u shndërrova në vëlla të një aktivisti. Nëse dikush nga këta bashkëaktivist mendonte se dy vëllezër nuk bënë të angazhohen në të njëjtë organizatë politike, atëherë pse nuk ma thonin këtë qysh në fillim?! Pse nuk më treguan që mua më shohin si vëlla të dikujt kur angazhohesha ditë e natë, kur merrja pjesë në aksione, protesta e demonstrata?! Apo kur arrestohesha?! Unë nuk e di përgjigjen, shpresoj t’ua japin ata. Më vjen keq që shumë prej juve bashkëaktivistëve në Suedi sot ndiheni të zhgënjyer me situatën e krijuar. Përvoja ime me shumë prej juve, ku me shumë punë e vullnet, arritëm ta themelojmë Qendrën tonë në Suedi dhe falë punës e njëzetëfishuam numrin e anëtarëve këtu dhe e dhjetëfishuam numrin e votuesve me postë është e paharrueshme për mua. Fatkeqësisht, problemin e brendshëm dikush e ka sjellur edhe në Qendrën tonë në Suedi.

Javë më parë, nga grupe joformale brenda Lëvizjes, na erdhën letra të shkruara se si ne duhet të reagojmë lidhur me këtë problem. Paramendojeni, nga grupe joformale u tentua që të detyrohet Kryesia e Qendrës sonë t’i dënoj organet formale të Lëvizjes, pra Kryesinë Qendrore në Kosovë e cila udhëhiqej nga ish kryetari Visar Ymeri. Normalisht kjo nuk u arrit pasi shumica e anëtarëve të Kryesisë ishin kundër këtij mentaliteti detyrues dhe e kthyen mbrapsht atë letër. Diktatet që po tentohet të instalohen në Lëvizje dhe në Qendrën tonë në Suedi, linçimet ndaj shumë personaliteteve të Lëvizjes vetëm e vetëm pse kanë mendime ndryshe, si dhe tendenca për ndërtimin e kultit të një individi për mua janë të papranueshme. Janë diçka që as e kam menduar që do të ndodhin ndonjëherë në shtëpinë tonë të madhe, pra në Lëvizje. Prandaj, përmes kësaj letre, unë dua t’ju njoftoj që nga sot jap dorëheqjen time nga Kryesia e Qendrës në Suedi si dhe nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.Ju jam shumë falënderues secilit prej juve për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve, pavarësisht se mund të kemi mospajtime në lidhje me problemin e brendshëm. Uroj që Lëvizja t’i zgjidhë sa më parë problemet e saja të brendshme dhe ta vazhdojmë rrugën së bashku. Gjithë të mirat,Vlorian Molliqaj

Tags: aktivistiAlbin KurtidiktatordorehiqetVV

TË LIDHURA

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Aksident me vdekje te Shkalla e Tujanit
Të Gjitha

Aksident me vdekje te Shkalla e Tujanit

18:01 | 17/04/2025
Next Post
Ekipi grek kërkon Ergys Kaçen

Ekipi grek kërkon Ergys Kaçen

Reforma e ujit/Rama: Pas 1 shkurtit fillojnë ndëshkimet

Reforma e ujit/Rama: Pas 1 shkurtit fillojnë ndëshkimet

Transformimi i Mourinhos nga “Special One” në “Little man”

Transformimi i Mourinhos nga “Special One” në “Little man”

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore
Aktualitet

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore

by mirseda
22:46 | 10/05/2025
0

Një situatë e pazakontë dhe qesharake është regjistruar në Qarkun e Elbasanit gjatë fazës së shpërndarjes së...

Çfarë po ndodh mes Egli Tako-s dhe Gjestit. A e uroi Egli për ditëlindje?

Çfarë po ndodh mes Egli Tako-s dhe Gjestit. A e uroi Egli për ditëlindje?

22:42 | 10/05/2025
Erjola Doçi dhe Lumbardh Salihu në lidhje dashurie?

Erjola Doçi dhe Lumbardh Salihu në lidhje dashurie?

22:37 | 10/05/2025
Gazetari shpërthen në Ferma Club: Rrëfimi i Albës është i pavërtetë, njoh ish-burrin e saj!

Gazetari shpërthen në Ferma Club: Rrëfimi i Albës është i pavërtetë, njoh ish-burrin e saj!

22:22 | 10/05/2025
Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS

Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS

22:16 | 10/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com