Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Dopieta e Hebaj ‘firmos’ fitoren e Partizanit, polemika të shumta për gjykimin

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Dopieta e Hebaj ‘firmos’ fitoren e Partizanit, polemika të shumta për gjykimin

Partizani është rikthyer te fitorja duke mposhtur Flamurtarin në “Selman Stërmasi” me rezultatin 3-1. Një ndeshje që ka krijuar shumë polemika sa i përket gjykimit, e cila do të vazhdojë të komentohet gjatë.

Një fitore morali në prag të derbit, por që mund të rezultojë me kosto të mëdha për “të kuqtë”, të cilët do të luajnë përballë Tiranës pa praninë e Lorenc Trashit dhe me shumë gjasa, edhe pa praninë e tifozërisë.

Sfida nisi me ritëm që në fillim, kur Jurgen Bardhi kaloi Partizanin në avantazh në minutën e 11’, pas një rrëmuje në zonën e Flamurtarit, ndërsa vetëm dy minuta më pas Trashi u ndëshkua me karton të verdhë dhe shpërtheu në lot, pasi kuptoi se sapo kishte humbur derbin me Tiranën.

Goli i Partizanit on Vidnews.

Flamurtari reagoi mirë dhe arriti të rikthejë baraspeshën në minutën e 40’, kur Andi Ribaj i shpëtoi mbulimit të Rexhepit dhe dërgoi topin në rrjetën e portierit Alban Hoxha, ndërsa këtu u regjistrua një tjetër incident.

Futbollistët vlonjatë përsëritën festimin e zakonshëm, duke pozuar para fotografit të tyre personal, por kjo gjë solli acarimin e tifozëve të kuq, që kapërcyen mbulimin dhe sulmuan fotografin e Flamurtarit, duke sjellë edhe ndërprerjen për 5 minuta të ndeshjes.

Tifozet e Partizanit ne fushe on Vidnews.

Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, por edhe futbollistëve të kuq, u rivendos qetësia, ndërkohë që në mënyrë të çuditshme arbitri ndëshkoi me karton të kuq autorin e golit, Andi Ribaj, për shkak se u konfliktua në distancë me një prej tifozëve të Partizanit.

Pjesa e dytë filloi me Partizanin agresiv, ndërsa trajneri Gega përforcoi ndjeshëm sulmin, duke hedhur edhe Mensah e Hebaj, për Rexhepin dhe Dukën, me qëllim gjetjen e golit të fitores, që po vononte për shkak të formës spektakolare të Koliçit.

Gjithsesi gjithçka u zhbllokua në minutën e 68’, kur Hebaj devijoi në rrjetë një top të grushtuar nga portieri i Flamurtarit, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë, sulmuesi shkodran shënoi edhe golin e tretë për të kuqtë.

Fitorja i dha 3 pikët Partizanit, që thelloi diferencën me Teutën ndjekëse, duke shkuar në +10 pikë dhe shkon me moral të lartë në debin me Tiranën, që do të zhvillohet të premten e ardhshme.

Tags: dopietafirmosfitorengjykiminHebajPartizanitpolemikashumta

TË LIDHURA

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

21:33 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
(Emrat) Ruanin bagëtitë, gjenden të vdekur dy të rinj në Pukë, dyshimet e para

(Emrat) Ruanin bagëtitë, gjenden të vdekur dy të rinj në Pukë, dyshimet e para

Presidenti Putin vrau tigrin, televizioni “France 2” fiton çmimin “Pinoku i artë” (Video)

Presidenti Putin vrau tigrin, televizioni “France 2” fiton çmimin “Pinoku i artë” (Video)

Era e fortë përmbys kamionët, policia ndalon qarkullimin në një aks rrugor

Era e fortë përmbys kamionët, policia ndalon qarkullimin në një aks rrugor







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com