Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Doni të zhdukni ISIS-in? Jepini fund luftërave që e prodhuan atë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Doni të zhdukni ISIS-in? Jepini fund luftërave që e prodhuan atë

Nga Patrick Cockburn, “counterpunch.org”

Pasi u bë qartë se ISIS-I, qëndronte pas sulmeve kamikaze që vranë 253 njerëz në Sri Lanka, qeveritë perëndimore nxituan të zotohen se do të godasin fort grupin terrorist. Siç është bërë tashmë e zakonshme, udhëheqësit perëndimorë, po propozojnë disa aksione që do të bëjnë pak për të dëmtuar aftësitë operacionale të Shtetit Islamik, sikurse është përpjekja për të kufizuar qasjen e tij në mediat sociale, ndërsa e kanë të vështirë të ndërmarrin politika për zhdukjen njëherë e mirë të ISIS-it, të cilat janë në kundërshtim me interesat e tyre kombëtare.

Mënyra më e mirë për ta dobësuar Shtetin Islamik, deri në pikën ku ai të mos mundet të veprojë apo të kryejë masakra të mëdha si ajo e fundit në Sri Lanka të dielën e kaluar, është t’i jepet fund luftërave në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, të cilat gjatë 40 viteve të fundit, kanë prodhuar Al-Kaidën dhe klonet e saj, nga të cilat ISIS-i është më e famshmi dhe më i rrezikshmi.

Qeveritë e mohojnë, që ato janë në çfarëdolloj mënyre përgjegjëse për ISIS-in, dhe i referohen sulmeve të mbështetura nga Perëndimi kundër tij, gjë që çoi në humbjen më 23 mars, të të gjithë territorit që kontrolloi për disa vjet në Siri dhe Irak.

ISIS është eliminuar si një subjekt territorial. Por kjo s’do të thotë, se ai nuk mund të kryejë më sulme terroriste dhe guerile, siç ka ndodhur muajt e fundit në Irak dhe Siri. Këto sulme janë pak të raportuara në media, pasi ndodhin në shkretëtirat e mëdha në kufirin Irak-Siri, ose synojnë regjime që neve nuk na pëlqejnë, sikurse është qeveria siriane në Damask.

ISIS-i lindi jashtë luftës. Në vitin 2001, në kohën e sulmeve të 11 shtatorit, Al-Kaida – nga e cila do të dilte ISIS – përbëhej nga një rrjet fanatikësh, dhe disa qindra luftëtarë në kampet e trajnimit në Afganistan. Ata ishin kaq të paktë në numër, sa që u detyruan të merrnin me qira banorë lokalë, për të plotësuan numrin e tyre në videot propagandistike që përgatisnin dhe publikonin.

Ishte sulmi dhe pushtimi i Irakut në vitin 2003, ai që forcoi rolin e Al-Kaedës në Irak, nën drejtimin e Abu Musab Al-Zarkauit, në një lëvizje të fuqishme ushtarake. Kur u detyrua të hiqej nga bastionet e saj, si pasojë e një pranie të përforcuar të trupave amerikane, dhe kur u dobësua nga kundërshtitë brenda komunitetit sunit në vitin 2007, Al-Kaeda në Irak u tërhoq, duke pritur kohë më të mira.

Dhe momenti nuk vonoi, me fillimin e luftës civile siriane në vitin 2011, ku lëvizja kishte burime në njerëz dhe armë, që i kthehu në avantazhin e saj. Mua më kujtohen liderët irakianë në Bagdad, që më thoshin në vitet 2012-2013, se nëse lufta në Siri nuk ndërpritej shpejt, ajo do të rigjallëronte edhe rebelimin në Irak.

Kjo u vërtetua shumë shpejt. ISIS, e tronditi botën duke pushtuar Mosulin në vitin 2014, dhe më pas Irakun perëndimor dhe Sirinë lindore. Forcat perëndimore, donin sigurisht ta mposhtnin Shtetin Islamik, por ndërkaq nuk dëshironin të bënin ndonjë gjë, që do t’u jepte mundësi rivalëve dhe kundërshtarëve – Rusisë, Iranit dhe Bashar Al-Asadit, të korrnin një fitore të qartë në luftën siriane.

Ato kërkuan largimin e Asadit, shumë kohë pasi ishte e qartë që ai do të fitonte luftën, pas mbështetjes ushtarake ruse në vitin 2015. Për ISIS-in, ekzistojnë mundësi kudo ku autoriteti qeveritar është i dobët ose jo ekzistues, dhe ku ai mund të hedhë rrënjë.

Kur grupi radikal humbi në lindje të Sirisë këtë vit, ai zhvendosi mijëra luftëtarë të mbijetuar në vendin fqinj në Irakun perëndimor. Në Mosul dhe Raka, dikur kryeqytetet de fakto të ISIS në Irak dhe Siri, vrasjet dhe shpërthimet kamikaze kanë rifilluar.

Në Irak, celulat e ISIS, po riaktivizohen në zonat sunite që rrethojnë Bagdadin, që në të kaluarën jo shumë të largët kishte bastione që mbështetën fushatën e gjatë shkatërruese të sulmeve vetëvrasëse, të cilat vranë mijëra njerëz. Është ndoshta thjeshtë çështje kohe, kur ISIS të ketë sukses me këtë strategji të përgjakshme.

Shpërthimi i fundit i madh në Bagdad ishte më 3 korrik 2016, kur një kamion frigoriferik i mbushur me eksploziv shpërtheu, duke vrarë 340 civilë, dhe plagosur qindra të tjerë. Ky duhet të jetë momenti, kur SHBA-ja mund të bëjë gjithçka, që të mund t’i rezistohet sulmeve të ardhshme.

Në vend të kësaj, Uashingtoni po i jep përparësi presionit ndaj qeverisë irakiane për të imponuar sanksione të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, diçka që mund të përçarë më tej irakianët dhe ndihmojë ISIS-in. Ekziston një model i ngjashëm në mbarë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, ku po zhvillohen jo më pak se 7 luftëra, të mëdha dhe të vogla: në Afganistan, Irak, Siri, Jemen, Libi, Somali dhe Nigerinë Verilindore.

Këto konflikte kanë përshkallëzime dhe ulje të tensioneve, por nuk përfundojnë asnjëherë.

Arsyeja e këtyre luftërave – toka pjellore për ISIS-in dhe të ngjashmit e vet – është se fuqitë e huaja kanë ngecur në luftërat civile vendore, dhe duan të shohin përfaqësuesit e tyre ose të dalin fitues, ose në rastin më të keq, të shmangin humbjen.

Libia është një shembull mjaft domethënës. Gjenerali libian Khalifa Haftar, i mbështetur nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Franca dhe Rusia, po lufton kundër qeverisë së Tripolit që ka në krah Katarin, Turqinë, Italinë, Tunizinë dhe Algjerinë.

Ndarje dhe rivalitete të tilla, përsëriten konflikt pas konflikti, dhe nënkuptojnë se ISIS do të jetë gjithmonë në gjendje të strehohet diku midis kaosit. Prandaj mënyra e vetme efektive për t’i dhënë fund ISIS-it, është t’i jepet fund luftërave që e prodhuan atë.

Një pjesë e madhe e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, është shndërruar në një zonë konflikti, ku rivalitetet ndërkombëtare dhe rajonale, zhvillohen përmes milicive lokale të mbështetura nga vendet e huaja. Për sa kohë që vazhdon kjo situatë, edhe ISIS-i do të vazhdojë të ekzistojë./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: ISISluftëratperfundonizhdukni

TË LIDHURA

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
Next Post
Një tjetër shqiptar vritet në burgun grek

Një tjetër shqiptar vritet në burgun grek

204 kg marijuanë drejt Malit të Zi, si u kap në flagrancë shkodrani

204 kg marijuanë drejt Malit të Zi, si u kap në flagrancë shkodrani

Sot dhe nesër, reshje shiu në të gjithë vendin

Sot dhe nesër, reshje shiu në të gjithë vendin

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

‘Hamë bukë me muzikë’, rrëfimi prekës i babait të Beatriçes
Showbizz

‘Hamë bukë me muzikë’, rrëfimi prekës i babait të Beatriçes

by mirseda
20:16 | 17/05/2025
0

Para se Beatriçe Gjergji të ngjitej në skenën e madhe të Eurovizionit, muzika ishte tashmë pjesë e...

“Ai dhe Egli s’janë çift”/ Amber: Gjesti i hoqi emocionin shtëpisë së BBV

“Ai dhe Egli s’janë çift”/ Amber: Gjesti i hoqi emocionin shtëpisë së BBV

20:13 | 17/05/2025
U surprizua nga socialistët me tortë për 51-vjetorin, Gjekmarkaj: Mos i keni hedhur helm

U surprizua nga socialistët me tortë për 51-vjetorin, Gjekmarkaj: Mos i keni hedhur helm

20:09 | 17/05/2025
“GTA” në rrugët e Tiranës, “Porche” ndjek këmba-këmbës “BMW-në”, përplasen disa makina (VIDEO)

Aksident i rëndë në Tiranë! Makina i pret rrugën motorit, plagoset rëndë motoçiklisti

19:51 | 17/05/2025
Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

19:49 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com