Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Donald Lu, ambasadori i tre besimeve fetare

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Donald Lu, ambasadori i tre besimeve fetare

Ambasadori amerikan në Tiranë , Donald Lu  ka bërë një rrëfim ndryshe teksa zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës.

Në fjalën e tij, Lu ka treguar në lidhje me përkatësinë e tij fetare dhe të familjes së tij.  Ambasadori amerikan ka një prejardhje fetare të ndërlikuar, ndërsa është shprehur se babai i tij ishte budist, pasi kishte lindur në Kinë, ndërsa nëna dhe vëllai i madh ishin katolikë. Ndërsa ai së bashku me motrën janë të besimit protestantë.

Takimi i ambasadorit amerikan me studentët është publikuar në faqen e Ambasadës, ai përgëzoi studentët  dhe vlerësoi rolin e tyre për mbajtjen dhe përcjelljen e harmonisë fetare.

 “Unë kam një prejardhje shumë të ndërlikuar fetare. Im atë, i cili u rrit në Kinë, ishte budist. Nëna dhe vëllai im i madh janë katolikë. Motra dhe unë jemi protestantë. Vjehrra ime është hebreje. Kunati im gjerman është një ateist. Dhe unë e kam jetuar pjesën më të madhe të jetës në vende myslimane dhe hinduiste. Pyetja e madhe për familjen time është se me çfarë besimi do t’i rrisim fëmijët tanë. Përgjigjja është se do t’i lejojmë që ta vendosin vetë se çfarë feje do të ndjekin”-tha ambasadori përpara studentëve.

Sipas ambasadorit, në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, këto dallime fetare kanë rezultuar në luftë dhe vuajtje, por në Shqipëri, kjo larmi besimesh ka rezultuar në kontribute të jashtëzakonshme të bashkësive fetare të Shqipërisë.

Fjala e ambasadorit

Rektor Gjana, Profesor Hajderi, Rektor Teliti, udhëheqës fetarë, profesorë, të dashur studentë,

Mirëmëngjes! Ju bashkohem sot për të thënë ju lumtë për punën tuaj në përkrahjen e tolerancës fetare. Kështu që do ta nis me disa komente për tolerancën fetare në jetën time dhe këtu në Shqipëri.  Më pas do të flas për Ditën e Kujtesës së Holokaustit në kontekstin shqiptar. Dhe në fund, do të jem i lumtur t’iu përgjigjem pyetjeve dhe të dëgjoj komentet tuaja.

Sa prej jush rrjedhin nga familje me prindër apo gjyshër, halla apo teze ose xhaxhallarë apo daja, të cilët kanë fe të ndryshme?

Unë kam një prejardhje shumë të ndërlikuar fetare.  Im atë, i cili u rrit në Kinë, ishte budist. Nëna dhe vëllai im i madh janë katolikë.  Motra dhe unë jemi protestantë. Vjehrra ime është hebreje. Kunati im gjerman është një ateist. Dhe unë e kam jetuar pjesën më të madhe të jetës në vende myslimane dhe hinduiste.Pyetja e madhe për familjen time është se me çfarë besimi do t’i rrisim fëmijët tanë.  Përgjigjja është se do t’i lejojmë që ta vendosin vetë se çfarë feje do të ndjekin.

Megjithatë e di se do t’i rrisim fëmijët tanë që të jenë tolerantë dhe të pranojnë njerëzit e të gjitha besimeve. Pjesë e përvojës së mrekullueshme që fëmijët e mi kanë jetuar në shumë vende të botës është se kanë takuar njerëz të të gjitha besimeve të ndryshme.Ju si shqiptarë e keni gjithashtu këtë mundësi të mrekullueshme. Jam i sigurt se të gjithë keni miq të mirë të cilët janë myslimanë, bektashinj, katolikë, ortodoksë, protestantë dhe ateistë. Kjo është një nga gjërat që e bën këtë vend të fortë.

Në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, këto dallime fetare kanë rezultuar në luftë dhe vuajtje. Në Shqipëri, kjo larmi besimesh ka rezultuar në kontribute  të jashtëzakonshme të bashkësive fetare të Shqipërisë. Njerëzit e besimit në Shqipëri kanë krijuar ndërtesa të shkëlqyera, kremtime ndërfetare të festave fetare, organizata për t’u shërbyer të varfërve dhe lidhje kulturore me njerëzit në mbarë botën.

Dhe tradita e jashtëzakonshme e tolerancës fetare të Shqipërisë sigurisht që ka lidhje me Holokaustin dhe mbrojtjen e mijëra hebrenjve që kërkuan mbrojtje këtu gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vjehrra ime hebreje organizoi kohët e fundit në Memfis, Tenesi, shfaqjen e filmit “Besa”.  Ky film tregon historinë e mijëra familjeve shqiptare që rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.  Ky është gjithashtu një film që diskuton rëndësinë kulturore të mikpritjes së shqiptarit dhe mbajtjes së fjalës së dhënë. Vjehrra ime ftoi amerikanë nga xhamia e qytetit të saj, si dhe shqiptaro-amerikanë që jetojnë në Memfis. Historia juaj e jashtëzakonshme për besën ka ndihmuar edhe në nxitjen e tolerancës fetare në vendin tim.

Dhe sot, shohim që feja në pjesë të botës, përfshirë Sirinë, Irakun, Birmaninë, Sudanin e Jugut dhe Afganistanin, përdoret për të justifikuar dhunë dhe vuajtje të tmerrshme.E di se të gjithë ju do të jeni pjesë e brezit që i jep fund dhunës që justifikohet përmes fesë. E di që tashmë jeni duke folur për mënyrën se si besimet tona të shumta forcojnë komunitetet tona në vend që t’i ndajnë ato. E di që të gjithë ju qëndroni kundër dhunës dhe do të ndihmoni të bindni njerëzit e tjerë se ne të gjithë – myslimanë, ortodoksë dhe katolikë – jemi të njëjtë në atë që duam për familjet dhe komunitetet tona.

Faleminderit të gjithëve që keni marrë pjesë në programin e tolerancës fetare dhe një falënderim i madh për profesorët, dekanët dhe rektorët tuaj për nxitjen e aftësive tuaja drejtuese për të rinj të tjerë.

Tags: ambasadoribesimevedonald lufetare

TË LIDHURA

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria
Aktualitet

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim
Aktualitet

Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim

21:40 | 28/03/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
Next Post
Aleksandër Kondo: Vdekja misterioze e shtangistit kampion

Aleksandër Kondo: Vdekja misterioze e shtangistit kampion

Kuvendi/Sulmohet Basha: Hidhet përpjetë si cub, Rama fitoi në tavolinë

Kuvendi/Sulmohet Basha: Hidhet përpjetë si cub, Rama fitoi në tavolinë

ʽDetiʼ/Dule: 12 miljet të ndahen barabartë, marrëveshja e 2009-s më e mirë

ʽDetiʼ/Dule: 12 miljet të ndahen barabartë, marrëveshja e 2009-s më e mirë







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com