Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Dom Perinjo: Si u bë një murg francez, mbreti i shampanjës

3 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Dom Perinjo: Si u bë një murg francez, mbreti i shampanjës

Sot është një ndër shampanjat më të kërkuara, më prestigjioze dhe me historinë më të vjetër. E megjithatë, Dom Perinjo është emërtuar sipas një njeriu me origjinë modeste: Dom PierPerinjo, një murg benediktin që e revolucionarizoi prodhimin dhe cilësinë e shampanjës, në një epokë kur verërat e rajonit ishin kryesisht të kuqe.

Megjithëse shumë mite e vlerësojnë atë në mënyrë të rreme si shpikësi i shampanjës së gazuar, ai ishte në fakt pionier i shumë metodave që e përmirësuan prodhimin e saj. Në fund të jetës së tij, shampanja e Perinjo u vlerësua në të gjithë botën nga monarkët, sikurse ishte edhe mbreti francez Luigji XIV.

Por kush ishte Dom Pier Perinjo, dhe si e ndryshoi përgjithmonë historinë e prodhimit të shampanjës? Lindi në vitin 1638 në Shën Menhuld në rajonin francez të Shampanjës. Familja e tij përbëhej nga 8 fëmijë, ndërsa babai që ishte ndihmës i një gjykatësi vendas, kishte në pronësi disa vreshta.

Kur ishte 19 vjeç, Pier hyri në Urdhrin fetar Benediktin , fillimisht duke u shkolluar dhe duke shërbyer në Abacinë e Shën Vanës në Verdun. Në vitin 1668, ai u transferua në abacinë e Hotvil afër qytetit Epernej, ku shërbeu si drejtues i kantinës së verës deri sa vdiq në vitin 1715.

Falë punës së tij të palodhur dhe novatore, abacia e dyfishoi madhësia e vreshtit, dhe e rriti  reputacionin e verë-bërësve të rajonit, sidomos për verërat e bardha. Perinjo ishte aq i respektuar, sa që pas vdekjes u varros në një pjesë të abacisë që zakonisht rezervohej vetëm për abatët.

Kur Perinjo mbërriti për herë të parë në abaci, verërat e këtij rajoni shmangej nga oborri mbretëror francez, pasi ato nuk ishin aq të forta dhe shumëngjyrëshe sa të tjerat e prodhuara në zona të tilla si Burgonja dhe Bordoja. Për më tepër, bota po përjetonte një epokë të vogël akullnajore, e cila e vështirësoi shumë prodhimin e verës.

Pavarësisht nga këto pengesa, Perinjo bëri shumë përmirësime në procesin e prodhimit të verës. Zhvillimet veçanërisht revolucionare përfshinin shpikjen e një mjeti të ri presues, që i dha mundësi të prodhonte një verë të bardhë edhe nga rrushi i zi, duke kuptuar më mirë ndikimin e klimës në prodhimin e verës, duke e rifutur përdorimin e tapës si një vulosje më efektive, dhe duke përdorur ‘verre anglais’ (qelqin anglez), që ishte më e fortë dhe më i aftë për të përballuar presionin.

Por Perinjo u bë më i njohur për përmirësimet e tij të mëdha në stilin e prodhimit të verës. Ky stil prodhimi u krijua kur prodhuesit e verës kuptuan se mund të krijoheshin flluska përmes një fermentimi dytësor në shishe, dhe se në kundërshtim me besimin e zakonshëm, kjo ishte diçka që i kënaqte njerëzit.

Por problemet lindnin çdo pranverë kur majaja aktivizohej sërish, duke krijuar shumë CO2 dhe duke shkaktuar shpërthimin e shisheve për shkak të presionit. Perinjo eksperimentoi se si të shmangeshin këto shpërthime, duke shmangur ri–fermentimin e verës në shishe.

Ai nisi të praktikojë vjeljen e rrushit kur koha ishte e freskët dhe përzierjen e tij përpara se t’i dërgonte për t’u shtypur.

Po ashtu ai popullarizoi praktikimin e metodave të prodhimit të verës, duke përdorur proceset që ndodhin natyrshëm. Në fillim, Dom Perinjo u angazhua nëprodhimin e verërave brenda manastirit, për ta ndihmuar këtë të fundit të përballonte vështirësitë financiare.

Por shumë shpejt verërat e tij të bardha nisën të shiteshin deri në Paris dhe Londër. Fuçitë dërgoheshin me shpejtësi në kryeqytetin francez nëpërmjet lumit Marnë. Fama e tij u përhap me shpejtësi. Perinjo nisi t’i emërtonte shishet me emrin e tij. Verërat me emrin e tij shiteshin 2 herë më shumë sesa shampanjat e markave të tjera.

Ishte hera e parë që një verë ishte e identifikuar me prodhuesin e saj, dhe jo me një rajon apo urdhër fetar, dhe ishte një nga herët e para në historinë ekonomike, që një individ kishte përdorur me sukses emrin dhe personalitetin e tij në marketimin e një produkti.

Sot një mit ende i përhapur pretendon se Perinjo e shpiku shampanjën. Në fakt pija me flluska të artë që konsumojmë sot, u shpik nga një grua e njohur si Vejusha Kliko, që në vitet 1810, zhvilloi një teknikë për të balancuar procesin dytësor të fermentimit që është thelbësor për verërat e bardha nga rajoni i Shampanjës në Francë.

Sot, shampanja Dom Perinjo është pjesë e perandorisë “Moët Hennessy Louis Vuitton” qëzotërohet nga njeriu më i pasur të Francës, Bernar Arno. Ajo mbetet një nga shampanjat më të çmuara në botë, dhe thyen shpesh rekorde kur shitet në ankand. Relikët e Abacisë së Hotvilku Dom Perinjo kaloi pjesën më të madhe të jetës, janë pronë e “Moët & Chandon”. / bota.al

Tags: Dom PerinjoMurgshampanjë

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Aksident tragjik/Ndërron jetë në moshë të re lojtari i kombëtares së njohur

Aksident tragjik/Ndërron jetë në moshë të re lojtari i kombëtares së njohur

Makina përplas fëmijën në Tiranë, pranga shoferit 20-vjeçar

Trit*l makinës në ecje, 27-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Atentat me tr*tol pranë TEG-ut, 27-vjeçari ndërron jetë në spital

Atentat me tr*tol pranë TEG-ut, 27-vjeçari ndërron jetë në spital







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”
Politikë

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

by mirseda
21:27 | 02/12/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vjenë ku mori pjesë në Konferencën e nivelit të lartë “Time...

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

20:57 | 02/12/2025
EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë

20:26 | 02/12/2025
Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital

Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital

20:16 | 02/12/2025
Gjobiten klubet e Superiores, Komisioni i Disiplinës merr vendimet

Gjobiten klubet e Superiores, Komisioni i Disiplinës merr vendimet

19:48 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com