Dokumenti/ Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen, një pjesë i kalon Serbisë

Publikohet dokumenti që ka trazuar “ujrat” e rajonit të Ballkanit Perëndimor, për rishikimn e kufijve midis disa shteteve.

Media sllovene “ba.n1info.com” ka publikuar të plota faqet e dokumentit ku parashikohet rishikimi i kufijve të gjashtë vendeve të Ballkanit, ku përfshihet ndarja e Bosnje Herzegovinës dhe krijimin e Shqipërisë dhe Serbisë së Madhe.

Në Bosnje, gishti i fajtorit drejtohet se nga Sllovenia, ndërsa në Lubjanë ata pretendojnë se gjithçka ka nisur nga Kroacia.

Në dokument, thuhet se çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura vite më vonë pas paqes që u vendos në rajon me përpjekjet e BE dhe NATO dhe pasi Maqedonia e Veriut e Mali i Zi bënë përparim në rrugën e saj të BE.

Ndër të tjera, flitet edhe për një bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila është bazuar në disa pika.

Në Kosovë, 95 përqind e popullsisë dëshiron të bashkohet me kombin origjinal shqiptar. Situata është e ngjashme në Shqipëri. Kufiri midis Shqipërisë (një anëtar i NATO-s) dhe Kosovës është praktikisht inekzistent. Pjesa serbe e Kosovës do të marrë një status special – modeluar nga Tiroli Jugor. “Çështja kombëtare serbe mund të zgjidhet kryesisht duke aneksuar një pjesë të ‘Republika Srpska’ në Serbi. Në këtë rast, Serbia është e gatshme të pajtohet me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”. shkruhet në dokument. Por, një pjesë e territorit të Kosovës do t’i kalojë edhe Serbisë.

Për këtë çështje ka reaguar shefja e grupit social-demokrat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, duke përsëritur edhe një herë se një qasje e tillë është e rrezikshme.

“Ekziston një perceptim i rrezikshëm i politikës për Ballkanin Perëndimor në lidhje me Slloveninë, e cila kërcënon seriozisht besueshmërinë dhe suksesin e Këshillit tonë të BE-së. Pavarësisht nëse është një dokument i krijuar në Slloveni apo jo, dëmi që u krijua për vendin tonë është tashmë shumë i madh. Është e nevojshme që të jepet një pozicion i qartë i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor sa më shpejtë që është e mundur, në veçanti për Bosnjën,”-tha ajo.