Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibej, ka qenë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka depozituar disa dokumente që sipas tij implikojnë Tahirin.
Alibeaj tha se ka depozituar një dokument, ku tregohet lidhja mes Tahirit dhe Artan Habiljat.
“Në cilësinë e një deputeti, por dhe të një qytetari u paraqita në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të depozituar disa dokumente për të ndihmuar drejtësinë lidhur me çështjen penale të bandës së njohur Habilja- Tahiri. Sot kam depozituar një dokument ku fakton qartësisht bashkëpunimin e Saimir Tahirit, në atë kohë ish- ministër i Brendshme me njërin nga anëtarët e bandës Artan Habilaj. Dhe bëhet fjalë për një policë sigurimi të makinës së njohur Audi”.
Deputeti Alibeaj tha se në policën e sigurimit janë dy emra, Saimir Tahir dhe Artan Habilaj, ku sipas tij, tregojnë ë faktin e bashkëpërdorimit të kësaj makinë e cila është përdor për trafikun e lëndëve narkotike brenda dhe jashtë vendit.
“Polica e sigurimit mban datën 2 Prill 2015 deri në 1 prill 2016, një periudhë e cila shkon përtej datave dhe kohës që u dikutua në Këshillin e mandateve. Ky dokument tregon bashkëpunimin e vazhdueshëm. Kohë në të cilën edhe Dritan Zagani bëri denoncimet e tij lidhur me këtë aleancë mes ishin ministri Saimir Tahirit dhe Habiljave. Kjo tregon se Saimir Tahiri ka gënjyer” tha Alibeaj.
Në 22 Nëntor 2017 Partia Demokratike publikoi disa dokumente që sipas saj vërtetojnë se 863 mijë eurot e gjeta në makinën e Orest Sotës nuk do të përdoreshin për blerje hekuri nga kompania“Kurum”. Bazuar mbi këto prova selia blu pretendon se shuma e parave ishte e ish- ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.
“Dokumentet e gjykatës të qershorit 2017, administratori i Kurum-it, Jusuf Kurum, e kishte të ndaluar çdo transaksion cash apo nëpërmjet bankës për shkak të procedurave të falimentit të kompanisë. Sipas dokumentit të depozituar më 3 Gusht 2017 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, çdo transaksion mbi 20 milionë lekë i administratorit Jusuf Kurum do të ishte i pavlefshëm. Kjo do të thotë se Orest Sota e kishte të pamundur të bënte biznes me Kurum, me shifrën e 863 mijë eurove, pak më shumë se 1 milionë dollarë.”
Disa ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se janë të gatshme të ofrojnë ekspertizën e tyre nëpërmjet prokurorëve të FBI për çështjet hetimore të korrupsionit në nivele të larta, një prej të cilave dhe ajo ku është e përfshirë ish-ministri i Brendshme Sajimir Tahiri.