Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dobësitë e demokracisë perëndimore, që shfrytëzohen nga udhëheqësit autoritarë

7 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Dobësitë e demokracisë perëndimore, që shfrytëzohen nga udhëheqësit autoritarë

Nga Edward  Lucas “Center for European Policy Analysis”/ Muajin që shkoi, Suedia dhe Letonia u bënë me qeveri të reja, pas shumë javë negociatash, pas zgjedhjeve që nuk prodhuan një fitues të qartë. Në Britani, mbretëron ngërçi politik, teksa afron afati i fundit për një marrëveshje mbi Brexit.

Franca dhe Italia, vazhdojnë të zihen mes tyre mbi çështjen e emigrantëve. Gjermania është në tranzicion, ndërsa figura titanike e Angela Merkeli po del nga skena politike, për t’i lënë vendin Anegret Kramp-Karrenbauer, e panjohur dhe kryesisht e paprovuar. Në Uashington, qeveria amerikane sapo i dha fund një mbyllje rekord të qeverisë amerikane.

Armiqtë e demokracive në Rusi, Kinë dhe në vende të tjera, po fërkojnë duart. Konfuzioni, vonesat dhe trazirat, janë vërtet të kushtueshme. Por ato janë gjithashtu edhe një shenjë shëndeti. Ato përgënjeshtrojnë njërin nga argumentet kryesore të kampit anti-perëndimor:se gjithçka manipulohet nga interesa e fuqishme të korporatave dhe aleateve në institucionet shtetërore. Nga ajo pikëpmje, politikat demokratike, janë thjeshte një teatër i pakuptimtë. Ndonjë ndryshim politik ose ekonomik që mund të prekte vërtet interesat e të pasurve dhe të fuqishmëve, nuk do të hyjë asnjëherë në agjendë.

Po të ishte i vërtetë, ky do të qe një argument i fuqishëm. Por mjeshtrat e prapaaskenës, po bëjnë një punë shumë të keqe në drejtimin e botës, sipas agjendës së tyre sekrete. Ata nuk kanë arritur të parandalojnë një luftë të dëmshme tregtare, midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Ata kanë dështuar të ndalojnë Brexit-, që edhe në rastin më të mirë do të jetë përçarës dhe i kushtueshëm në aspektin praktik (përfitimet, nëse ka të tilla, në aspektin e krenarisë kombëtare dhe sovranitetit, ka të ngjarë të jenë të pandjeshme). Historia e trazuar e euros, vështirë se sugjeron që Rotçajlldët apo organizatorët e tjerë financiarë, te kenë qenë duke projektuar

Skenën, apo shkruar skenarin.

Me pak fjalë, nëse këto manipulatorë të prapaskenës nëse ekzistojnë, janë aq të paaftë, sa të mos jenë të rëndësishëm. Paparashikueshmëria e politikës perëndimore, është një shenjë e vitalitetit dhe e shëndetit. Ajo gjithashtu kontraston, me mënyrën e kundërt sesi funksionojnë gjërat në Rusi.

Përballë kësaj, sistemi politik i Rusisë duket shumë i ngjashëm me atë të çdo vendi evropian. Ka zgjedhje lokale dhe rajonale, të kontestuara nga partitë politike. Sistemi gjyqësor funksionon, si një shtyllë paralele e sistemit politik. Ka një kushtetutë që dikton rregullat e lojës. Rusia, është nënshkruese e të gjitha konventave kryesore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Por ky sistem është i gënjeshtërt. Krizat politike, nuk ndodhin për shkak të presioneve nga votuesit, por për shkak se politikanët kryesorë (dhe zakonisht vetëm një politikan, i quajtur Vladimir Putin) kanë ndryshuar mendje.

Institucionet politike në Rusi (ashtu si ato në Kinë) janë ose dekorative, ose nuk ekzistojnë si pjesë autonome të sistemit, por për të zbatuar vendimet e marra dikut tjetër. Këto marrëveshje duken korrekte, por janë sërish një farsë. Mungojnë kontrollet dhe balancat e një sistemi të vërtetë politik.

Gabimet kanë prirjen të jenë të mëdha. Shoqëritë e hapura dhe disi të rrëmujshme kanë shumë përparësi, por një dobësi e madhe:sigurinë kombëtare. Vendimet e vështira vonohen. Përgjigjet fleksibile dhe të shpejta ndaj kërcënimeve, bien pre e kufizime ligjore, etike dhe normative. Udhëheqësit autoritarë, janë kryesisht të pashqetësuar nga detaje të tilla. Për ta rëndësi ka nxehja e konkurrencës gjeopolitike.

Shqetësimet për mbrojtjen e demokracisë nuk janë të reja. Filozofi Karl Popper botoi librin “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj” në vitin 1945, duke dërrmuar alternativën marksiste të demokracisë liberale. Por epoka e përplasjes së mprehtë ideologjike, është zhdukur prej kohësh. Markat e buta kineze dhe ruse të autoritarizmit, janë sot janë rreziqe më të fuqishme. Në një epokë të sulmeve “hibride”, të cilat kombinojnë taktika të tilla si sulmet kibernetike, paratë e pista, dezinformimin dhe dhunën, ne kemi nevojë për një tjetër Poper – dhe sa më shpejt që të jetë e mundur./ Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para
Aktualitet

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina; njëra merr flakë
Aktualitet

Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina; njëra merr flakë

18:37 | 21/10/2025
Nga e diela e 26 tetorit ndërron ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas
Kryesore

Nga e diela e 26 tetorit ndërron ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas

10:14 | 21/10/2025
Next Post
Ndahet nga jeta krijuesi i Champions League dhe “Topit të Artë”

Ndahet nga jeta krijuesi i Champions League dhe “Topit të Artë”

Haradinaj ‘ultimatum’ Ramës: Shih punët e Shqipërisë, kujdes me deklaratat për Kosovën

Haradinaj ‘ultimatum’ Ramës: Shih punët e Shqipërisë, kujdes me deklaratat për Kosovën

U deklarua si tifoz i Serbisë, ja çfarë ka ndodhur me “mbretin e komentimit” të RTSH-së

Mediat serbe i bëjnë jehonë deklaratës së Grillos: Më shkarkuan nga puna sepse...







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

“Armëpushimi arrihet me presion”, Rutte: NATO mbështet Ukrainën, por ne duam fundin e luftës!
Bota

“Armëpushimi arrihet me presion”, Rutte: NATO mbështet Ukrainën, por ne duam fundin e luftës!

by mirseda
09:44 | 23/10/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca po punon në mënyrë të bashkuar për...

Sherri për ekspresin e kafesë/ Vrasja e dyfishtë në Manzë, 4 të arrestuar

Sherri për ekspresin e kafesë/ Vrasja e dyfishtë në Manzë, 4 të arrestuar

09:41 | 23/10/2025
Buxheti/ Ulen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

Buxheti/ Ulen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

09:20 | 23/10/2025
Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)

22:17 | 22/10/2025
Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com