Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Do bëhet edhe më keq/Rama jep sinjalet e para për median gjermane

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Do bëhet edhe më keq/Rama jep sinjalet e para për median gjermane

Kryeministri Edi Rama do të hapë një tjetër ekspozitë në Gjermani, këtë radhë në Berlin, dhe me këtë rast ka dhënë një intervistë për gazetën “Die Welt”. Po kështu, Rama ka folur edhe për atë që e cilëson si qeverinë e re, me ndërrimin e ministrave. Ndër të tjera, ai citon se të mbash postin e kryeministrit është një punë e vështirë.

Referuar të ardhmes, ai paralajmëron se do të bëhet shumë më keq përpara se të bëhet sërish mirë. “Për fat të keq, nuk mund të lexoj filxhanin e kafesë, e di që ka politikanë të tjerë që besojnë se janë të aftë ta bëjnë këtë. Unë nuk u përkas atyre. Me të vërtetë nuk mund të parashikoj të ardhmen”.

Çfarë keni bërë sot në detyrë me cilësinë e kryeministrit?

Kam ndërruar disa ministra, rreth 70 përqind prej tyre. Kemi thuajse një qeveri të re tani që po flasim.

Cila është arsyeja? Tingëllon si një krizë qeveritare?

Herë pas here kemi nevojë për energji të re, për lojtarë të rinj në fushë, në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtin gabim si kombëtarja gjermane e futbollit pas fitores së Kupës së Botës.

Që u eliminua në mënyrë të turpshme që në raundin e parë pas katër vitesh. Juve ju pëlqen të përdorni metafora sportive, keni luajtur vetë basketboll profesionist. Biografinë e keni të pazakontë. Keni studiuar art përpara se të bëheni kryebashkiak, dhe më pas kryeministër. Ku dallon sporti me artin?

Të dyja janë ekzistenciale për mua. Nuk mund të krahasohen. Si artist, punoja tërësisht në vetvete, diçka e brendshme. Në sport punoj jashtë, me të tjerët, për të arritur diçka të përbashkët.

Si kryebashkiak ju i keni lyer godinat gri me ngjyra, për të dhënë shpresë tek njerëzit në Tiranë. Në atë kohë bëri shumë përshtypje dhe u krijua ideja se arti mund të ndryshojë shoqërinë në mënyrë të qëndrueshme, ndoshta edhe ta përmirësojë atë. A besoni akoma tek kjo? A është artisti një politikan më i mirë?

Arti nuk mund të ndryshojë shumë gjëra. Ndoshta shkoj larg kur them: nuk ndryshon asgjë fare.

Prisja më shumë idealizëm nga goja juaj.

Po pra, arti nuk është në gjendje të parandalojë gjëra të këqija si lufta, dhuna apo konfliktet. Nuk i bën njerëzit më të mirë. Unë thjesht nuk e besoj këtë. Nuk di ndonjë poezi që ka ndaluar ndonjë gjakderdhje. Nuk di që ndonjë pikturë të ketë ndaluar bombat. Natyrisht, unë vlerësoj skulpturat që adresojnë racizimin dhe që ju bëjnë të vetëdijshëm për një tjetër lloj frike.

Çfarë do të thotë që të udhëheqësh një vend? Që të jesh përgjegjës?

Është jeta e çmendur dhe e egër e një njeriu, që duhet të merret njëkohësisht me një numër të jashtëzakonshëm fatesh dhe temash. Nuk është më e lehtë që të menaxhosh një vend të vogël, sesa të drejtosh një vend të madh, shumëkush nuk e imagjinon. Shpejtësia e komunikimit është e jashtëzakonshme dhe qasja e njerëzve për mua është shumë e drejtpërdrejtë dhe intensive. Unë vazhdimisht shqyrtoj, gjykoj, marr vendime dhe zhvilloj strategji për të gjetur një mënyrë që vendi ynë të arrijë qëllimet. Toka në të cilën lëviz është gjithmonë në lëvizje. Është si një lojë globale shahu.

A jeni të kënaqur me veten?

Të mbash postin e kryeministrit është një punë e vështirë. Por nëse do isha i kënaqur, nuk do isha i duhuri për këtë post. Është diçka që duhet të shkojë më tej. Edhe nëse vetë do isha i kënaqur, nuk do ndalesha kurrë, nuk më shkon për shtat. E njëjta gjë është në art. Unë vazhdoj të vizatoj.

Ju udhëtoni shpesh nëpër Europë dhe botë. Si po evoluon Europa?

Do të bëhet shumë më keq përpara se të bëhet sërish mirë. Për fat të keq, nuk mund të lexoj filxhanin e kafesë, e di që ka politikanë të tjerë që besojnë se janë të aftë ta bëjnë këtë. Unë nuk u përkas atyre. Me të vërtetë nuk mund të parashikoj të ardhmen.

Çfarë mund të bëjmë tjetër për demokracinë në Europë?

Nëse mund të jem i sinqertë me ju, jo aq shumë. Po u them diçka nga këndvështrimi im. Deri më tani kemi qenë jashtëzakonisht me fat, pasi kemi punuar e jetuar në një kohë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Po, bashkë me Angela Merkel dhe Gjermaninë. Unë sinqerisht shpresoj që ajo të qëndrojë me ne, pasi vizioni i saj nuk humb kaq lehtë. Shpresoj shumë që Gjermania ta kuptojë se nuk është vetëm përgjegjëse për të ardhmen e fëmijëve gjermanë, por edhe të Europës dhe më gjerë. Bëhet fjalë për çështje pushteti mbi të gjitha.

Dhe cila është qasja e vendit tuaj, e popullsisë?

Ende e duam Evropën. Jemi gjithmonë të gatshëm për të dhënë PO. Jemi akoma të dashuruar pasi nuk jemi martuar akoma. Pas martesës do e shohim nëse do jemi ende të lumtur.

 

TË LIDHURA

Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët
Aktualitet

Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

13:20 | 15/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para
Aktualitet

Theu masën e sigurisë dhe vodhi gjatë natës një automjet, arrestohet 19-vjeçari në Elbasan

13:17 | 15/07/2025
“Furtunë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative
Politikë

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative

13:15 | 15/07/2025
Next Post
A i plotëson kriteret kandidati për KLSH? Reagon Ilir Meta

A i plotëson kriteret kandidati për KLSH? Reagon Ilir Meta

Taksa për Serbinë/ Ngjela: Haradinaj e ka kapur demin nga brirët

Taksa për Serbinë/ Ngjela: Haradinaj e ka kapur demin nga brirët

U arratis nga burgu, kapet shqiptari në tragetin e Barit

U arratis nga burgu, kapet shqiptari në tragetin e Barit

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët
Aktualitet

Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

by mirseda
13:20 | 15/07/2025
0

Në kuadër të përpjekjeve për formalizimin e sektorit të tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, Administrata Tatimore...

Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

Theu masën e sigurisë dhe vodhi gjatë natës një automjet, arrestohet 19-vjeçari në Elbasan

13:17 | 15/07/2025
“Furtunë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative

13:15 | 15/07/2025
Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, përfundon në pranga 50-vjeçari në Lezhë

Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, përfundon në pranga 50-vjeçari në Lezhë

12:49 | 15/07/2025
Dorëheqje në Bashkinë Divjakë, largohet nënkryetari dhe tre drejtues njësish vendore

Dorëheqje në Bashkinë Divjakë, largohet nënkryetari dhe tre drejtues njësish vendore

12:03 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com