Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duket se i trembet të ardhmes e sidomos pleqërisë. Ajo ka habitur me deklaratën e saj teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH.
Deputetja po fliste për ndryshimin e sistemit dhe pamundësisë së njerëzve për të përballuar jetesën, teksa tha se tani e priste shoferi te dera dhe shkonte në shtëpi me makinë, por kishte frikë se kur të plakej, askush nuk do kujdesej për të.
“Duhet të rregullojmë sistemin. Unë tani do dal nga studio dhe më pret shoferi, do të shkoj me makinë në shtëpi. Po kur të shkoj 80 vjeç kush do më çojë? Do më gjejnë të vdekur në shtëpi dhe do qelbem erë’, tha ndër të tjera Kryemadhi.