Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Djema, shkoni e bëni ushtrinë!

8 vjet ago
in Të Gjitha
Djema, shkoni e bëni ushtrinë!

Nga Leonard Veizi/Në një emision fort me emër të ekraneve shqiptare, që nuk kam dëshirë ta evidentoj se merret me mend vet, ishte shtruar për zgjidhje një çështje problematike dhe e shumëpërfolur.

Për më tepër pulti më mbeti në dorë pa lëvizur, kur dëgjova se me një çështje të tillë ishte marrë seriozisht edhe Hollivudi i largët, ku kishte angazhuar aktorë nga më të famshmit që silleshin vërdallë nga ato anë.

Flitej për një temë madhore dhe jashtë mase të prekshme, e përfshirje të gjerë target-grupesh ku ideja kryesore ishte: “Pse meshkujt nuk i kuptojnë femrat”.

Çfarë thua ore?! Hajde çështje e shtruar për zgjidhje, hajde.

U futa në të thella. Vërtet meshkujt nuk i kuptojnë femrat??? Të jemi kaq të trashë vallë. Jo se nuk është çudi.

Hall i madh.

Por nuk ishte e nevojshme të futesha unë në të thella. Më thellë akoma ishin futur të ftuarit në studio. Paneli, i papamë, me femra e meshkuj që kuptohej lehtësisht se ishin të arsimuar te filo-qyli.

Për djall, ata që mbarojnë këtë fakultet, meshkujt sidomos (çfarë rëndësia ka specifikimi i degës: letërsi, psikologji apo punë sociale), i bën që të fillojnë të thellohen në mendime për t’i shkuar çështjes deri në fund me deduksione logjike.

Domethënë mundohen shumë të shkretët të të mbushin mendjen me një tollovi fjalësh. Tir e tir fjalë e asgjëkund nuk merrja vesh se ku duhet të dilnin. Nga dera e pasme, a nga dritarja. Në fund të gjithë performancës së fjalëve kuptova thellësisht se kishin bërë as më pak as më shumë por… nga një vërë në ujë.

Epo ka të drejtë ai i Gjati kur thotë “kazan”. Tenxhere fare, nga ato të ushtrisë, ku bëhet gjellë pa yndyrë…

…Dale se m’u kujtua.

Këta kanë bërë shkollën e lartë o të keqen, por nuk kanë bërë ushtrinë. Se në diktaturë ata që bënin shkollën e lartë, nuk i merrnin ushtar, e bënin vetëm 3 muaj zborr në Mamuras, nga ku dilnin komandantë toge, por që si zor ta kryenin detyrën. Në demokraci, asnjë lloj robi nuk bën ushtrinë, përveç rrogëtarëve që nuk kanë asnjë zanat.

Bela e madhe për besë. Djemve që nuk bënin ushtrinë nuk u jepnin as nuse një herë e një kohë. Mendonin se ishin budallenj. Se vetëm të metët nuk i merrnin ushtarë, pasi u kishin bërë ekzaminimin te spitali 5 dhe u kishin dhënë nga një mandatë me vete që e paraqisnin në Degën Ushtarake. Ndërsa sot nuk i kupton dot, cilët janë budallenj e cilët jo të tillë. Të gjithë kanë një prerje: shejtan budallenj.

Duke dëgjuar me gojën hapur mendimet elokuentë të panelistëve që çfarë nuk sajonin rreth temës nëse i kuptonin femrat apo jo, thashë me vete: S’keni faj djema që merreni me “llogje kavaje”, nuk e keni bërë ushtrinë. Madje nuk keni bërë as zborin. Se në ushtri, thoshin dukur, rinia piqet. Ndërsa ju jeni bërë burra e keni mbetur hunj.

Djema, shkoni bëni ushtrinë. Mësoni si mbushet pushka. Bëni qitje natën. Bëni dhe 5-mijë metra vrap me kundragaz.

Pa duhet të bëni dhe shërbim të pandëruar; dy orë roje dy orë gjumë. Se ushtria ka yçkla shumë. Se duhet të hash atëherë kur nuk të hahet dhe flesh kur nuk të flihet. Të bësh tranazh për gjithçka ku spikat rregullimi i krevatit si kuti shkrepëse.

Dhe si t’i keni bërë të gjitha këto për dy vjet me radhë të jeni të bindur se do t’i kuptoni më thjeshtësisht se çfarë mendojnë femrat.

Përse bëjnë naze për shampon, çfarë marke e duan parfumin dhe pse duan nga një qiri në një darkë romantike me një të rënë violine në sfond.

Se femrat nuk filozofojnë aq sa mendohet. Dhe ka burra që ua gjejnë telat aq shpejt sa s’ta merr mendja. Ndaj u them:

Djema, bëni ushtrinë, se bota do t’u duket me e thjeshtë. Femrat gjithashtu./leonardveizi.blogspot.com

Tags: bënidjemashkoniushtrinëzbori

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Nga kuponi tatimor te mos deklarimi i punonjësve/ Tatimet bllokojnë 397 biznese

Nga kuponi tatimor te mos deklarimi i punonjësve/ Tatimet bllokojnë 397 biznese

“Shitja” e detit/Rama: Turp të kenë ata që më akuzojnë si tradhtar. Hahn: Pa marrëveshje s’ka BE! (Video)

“Shitja” e detit/Rama: Turp të kenë ata që më akuzojnë si tradhtar. Hahn: Pa marrëveshje s’ka BE! (Video)

U nda për së gjalli me fëmijët, babai tregon momentin e tmerrshëm: I përcolla me duart e mija

U nda për së gjalli me fëmijët, babai tregon momentin e tmerrshëm: I përcolla me duart e mija







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe
Bota

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

by mirseda
22:48 | 18/03/2026
0

Hetimet lidhur me vdekjen e influenceres 32-vjeçare në Austri, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Provat, raportet mjeko-ligjore...

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

21:57 | 18/03/2026
Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

21:51 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com