Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Djegia e mandateve, “e keqja” e domosdoshme

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Djegia e mandateve, “e keqja” e domosdoshme

Nga Andi Bushati

Vendimi radikal i PD për të djegur mandatet e deputetëve, si reagimi i vetëm për tu përballur me një qeverisje autokratike, ka ngritur dilema të mëdha brenda kampit opozitar. Ata që kërkojnë vërtet një zgjidhje të ndershme dhe të drejtë (ku nuk bëjnë pjesë ata që kundërshtojnë më shumë se Ramën rivalët e tij) po bëjnë një mori pyetjesh:

Mos vallë do të dëmtohet opozita nga zëvendësimi i karrigeve të saj me modele salirexhepërish të paguar nga pushteti? Mos do të krijohet një parlament me 140 ushtarë të Edi Ramës? Mos po i dhurojmë kryerilindastit shumica të kualifikuara, që mund të vendosë nesër edhe për fatin e presidentit, kryeprokurorit, apo ligjeve të veçanta? Mos po shkojmë drejt asgjesimit të opozitës? Mos po nxjerim sytë në vend që të heqim vetullat? Mos po shtojmë dozat diktatoriale të një regjimi? Mos në vend që t’a shkurtojmë po përjetësojmë pushtetin e liderit global? Mos po rrënojmë përfundimisht funksionimin demokartik të vendit?

Natyrisht për një vendim kaq të fortë, të gjitha këto dilema janë të përligjura. Ato bëhen edhe më të mprehta po të vihen në sfondin e një Eurpoe të hallakatur, të një Amerike të çoroditur dhe të një pjese të madhe të opinionit këtu, që në vend që të rregullojë Shqipërinë, po mendon si e si ta braktisë atë. Pra risku, që në këtë kontekst, një pushtet i korruptuar moralisht dhe i pa kuruar mendërisht të degradojë edhe më, është i lartë.

♦   ♦   ♦

Por, të gjithë ata që kanë këto frikëra, duhet ti bëjnë së pari një pyetje vetes: A kemi me se çfatë të humbim? A jetojmë sot në një pushtet demokratik? A duhet të jemi në paqe me status quo-në?
A është normale që pasuritë e vendit të ndahen mes 9-10 oligarkësh? A është normale që për koncesionet dhe PPP mos japë llogari askush? A është normale bashkëjetesja me një parlament që prodhon ligje “ad nominem” për klientët e kryeministrit? A është normale falja antikushtetuese e taksave me efekt prapaveprues përej të cilës përfitojnë më të kamurit? A është normale që prokurorët e Tahirit dhe Gjushit të transferohen? A është normale që pas reformës në drejtësi, të kemi një kryeprokurore me votat e Ramës? A është normale që shoqja e saj e ngushtë, përqesh me shpërfillje atë zdapin e OMN-së dhe përdhos vettingun duke dalë e pastër? A është normale që të provohet me përgjime vjedhja e zgjedhjeve me anë të bandave dhe dosja të fshehet e askujti mos i hyjë gjemb në këmbë?
Ja pra, që kush merakoset për normalitetin dhe demokracinë gënjen veten duke dashur të ruajë vetëm iluzionin e tyre.
Sot kemi mbërritur në një pikë ku Edi Rama bën ç’të dojë dhe opozita vetëm mund të çirret në parlament në mënyrtë të padobishme.
Ajo mund të flasë, të denoncojë, të fitojë beteja si ato për kanabisin, dekrinalizimin, PPP, vjedhjen me tendera, por, në fund, e gjitha reduktohet në një hiç, sepse fuqinë vendimamrrëse e ka vota që prodhon çamë në Dibër dhe shokë të Gjushit në Durrës.
Pra në këtë pikë, të kërkosh të bësh opozitarin brenda sistemit, duke shkuar si zyrtar në parlament, apo si kandidat në zgjedhje, është një farsë.
Prandaj nëse rruga e djegjes së mandateve është një e panjohur e rrezikshme, kjo që kemi aktualisht është një letargji e sigurtë vdekjeprurëse. Pikërisht për këtë duhet ndërprerë.

♦   ♦   ♦

Përpos dilemës, sa riskon opozita me këtë hap radikal, ka edhe një tjetër: çfarë përfiton ajo?

Le të jemi të qartë. Me rrugën e djegjes së mandateve dhe daljes nga sistemi, askush nuk duhet të fërkojë duart për një fitore të shpejtë. Ajo është një kalvar sa i gjatë, po aq sa dhe i lodhshëm, që kërkon sa vendosmëri po aq dhe aq nevojë për vetëpastrim.
Por, ky radikalizim do të sjellë, si bonus të parë, një prerje si me thikë në shoqëri, mes atyre që vazhdojnë të mbrojnë të keqen dhe atyre që radhiten kundër saj. Dalja nga sistemi e opozitës do ta lërë Edi Ramën të vetëm përballë shqiptarëve. Ajo do ti vendosë ata para dilemës, ose ta mbajnë po aq gjatë sa Enverin, ose ta tërheqin zvarrë si statujën e tij.
Por, vetëm alibia “nuk më lë Flamuri me Starzimirin të jem kundër Ramës”, pas kësaj, nuk do të ketë më kuptim. Sepse hapja e këtij hendeku që provokon një debat kaq thelbësor, vështirë të lërë indiferente ndonjë qenie shoqërore të denjë për këtë emër. Sepse pas kësaj prerjeje me thikë, diskuimi që do të gëlojë, nuk do të jetë se kush është më hajdut apo më kriminel mes Edit dhe Saliut, por, krejt e kundërta: a meritojmë ne të jetojmë në demokraci apo në diktaturë?

Një veprim kaq “ekstremist” i opozitës, do të tërheqë drejt Tiranës edhe projektorët e ndërkombëtarëve. Natyrisht si fillim ata do ta anatemojnë PD-në, liderët e saj, do të ushtrojnë presion që mos e hedhi këtë hap, por nëse “gjhëma” ndodh, ata sado të hallaktatur qofshin, do të fillojnë të kuptojnë se nuk mund të ngrihet një regjim autarkik, në një vend që aspiron për në BE.

Shembulli radikal i çadrës së dy viteve më parë, që pasi kërcënoi me bojkotin e zgjedhjeve, e çoi krizën shqiptare nga një çështje lokale ambasadorësh burokratë, në një dosje me të cilën u morën politikanët më me peshë të kontinentit, është prova më e mirë për këtë.

Një radikalizim i dytë, i sinqertë dhe serioz, krijon sërish mundësinë që autoritarizmi shqiptar të mos mbetet në sirtarët e diplomatëve të squllët të Tiranës. Ai ka nevojë për ndërkombëtarizim të fortë.

Këto janë janë para dy anët e ndryshme të një vendimi të fortë, për t’a nxjerë opozitën nga sistemi.

Në thelb ata që djegin mandatet kanë shumë më pak për të humbur, sesa kanë shqiptarët për të fituar.

Prandaj nuk duhet hezituar për t’a hedhur këtë hap.

Nëse si bëhet i sinqertë, jo si taktikë e çastit, jo sa për të kaluar lumin e radhës, të gjithë do të shpresojmë të shohim një ditë, dritë në fund të një tuneli të gjatë.
Nëse ai dështon e ardhmja është e njohur: do të vazhdojmë të jetëojmë në një “demokraci”, ku gjithçka e kontrollon dhe e fiton Edi Rama. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATI

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
“Babain e kam nga Shqipëria”, rrëfehet presidenti i Steauas së Bukureshtit: U rrita mes…

“Babain e kam nga Shqipëria”, rrëfehet presidenti i Steauas së Bukureshtit: U rrita mes...

Lleshaj arreston të ‘fortin’ e Lezhës

Lleshaj arreston të 'fortin' e Lezhës

Djegia e mandateve, akt historik

Djegia e mandateve, akt historik







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze
Aktualitet

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

by mirseda
18:15 | 10/10/2025
0

Një operacion i befasishëm policor ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë....

Gjest i shëmtuar nga serbët! Flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

Gjest i shëmtuar nga serbët! Flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

18:13 | 10/10/2025
Siguri e lartë në Leskovc, stadiumi i Kombëtares rrethohet nga policia

Siguri e lartë në Leskovc, stadiumi i Kombëtares rrethohet nga policia

18:11 | 10/10/2025
NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

17:43 | 10/10/2025
Serbi-Shqipëri, Sylvinho e pranon: Ndeshje aspak e zakonshme, presioni të shërbejë për mirë

Serbi-Shqipëri, Sylvinho e pranon: Ndeshje aspak e zakonshme, presioni të shërbejë për mirë

17:41 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com