Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Djali i Luiza Xhuvanit ka dalë nga burgu? Ja si qëndron e vërteta

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Djali i Luiza Xhuvanit ka dalë nga burgu? Ja si qëndron e vërteta

Pas një denoncimi publik të bërë nga qytetari digjital në faqen e Facebook-ut të Berishës, se djali i Luiza Xhuvanit ka dalë nga qelia, lajmi është hedhur poshtë nga Drejtoria e Burgjeve.

Ky insitucion konfirmon se Kostandin Xhuvani ndodhet aktualisht në qelitë e Fushë-Krujës. Mësohet se djali i ish-deputetes e njëkohësisht aktores Luiza Xhuvani, i është nënshtuar një operacioni.

Në datën 05 nëntor 2018, është realizuar ndërhyrja kirurgjikale në QSUT “Nënë Tereza”. Pas përfundimit të operacionit, Konstandin Xhuvani është rikthyer në IVSHB (Spitali i Burgut), për trajtim të mëtejshëm.

Më herët, ish-kryeministri Berisha denoncoi me anë të një statusi, se pas ndërhyrjes, Kostandini kishte lënë ambjentet e bugut, duke iu bashkuar familjes. Por duket se ky ka qënë thjesht një lajm i rremë.

Deklarata e plotë

“Kostandin Gjergj Xhuvani, i datëlindjes 24.06.1989, lindur dhe banues në Tiranë, është dënuar më 35 vjet burgim. Me vendimin Nr.670, datë 10.03.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga dënimi i dhënë, i mbeten për të vuajtur edhe 30 vjet, 7 muaj e 29 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në Rrethana Cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa Leje”. Dënim të cilin është duke e vuajtur në seksionin e sigurisë së lartë, në IEV Penale Fushë-Krujë.

Si çdo i dënuar tjetër, edhe të dënuarit Konstandin Xhuvani i garantohen të drejtat e përcaktuara në Ligjin Nr. 8328, datë 14.06.2018, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” (i ndryshuar).

Thënë kjo, ju bëjmë me dije se në datën 30.10.2018, Kostandin Xhuvani është hospitalizuar ne IVSHB (Spitali i Burgut), për disa probleme shëndetësorë, me diagnozë Nodus hemoroidal. Me kartelë klinike 407.

Në momentin e pranimit në spital, pacienti paraqitej i zbehtë, ankonte për këputje trupore dhe dhimbje rektale. Menjëherë janë realizuar ekzaminimet dhe konsulta mjekësore me mjekun specialist proktolog të “QSUT Nënë Tereza”. Ku ka rezultuar me:
– Anemi(Hb 8mg/dl).
– Prolaps hemoroidal.

Në këto kushte, mjeku specialist ka kërkuar ekzaminimin mjekësor sigmoidoskopi. Në datën 04.11.2018, është realizuar ky ekzaminim dhe konsulta me mjekun specialist, ku është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale.

Në datën 05.11.2018 është realizuar ndërhyrja kirurgjikale në QSUT “Nënë Tereza”. I shoqëruar dhe nën mbikëqyrjen e Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Po në këtë datë, pas përfundimit të operacionit, pacienti Konstandin Xhuvani është rikthyer në IVSHB (Spitali i Burgut), për trajtim të mëtejshëm. Sipas rekomandimeve të mjekëve specialistë të QSUT “Nënë Tereza”.

Në ditët në vijim është konsultuar me mjekët specialistë (mjekun hematolog për problemin e anemisë), dhe është trajtuar në IVSHB (Spitali i Burgut) sipas rekomandimeve të tyre.

Aktualisht, ky i dënuar është i hospitalizuar në IVSHB (Spitali i Burgut), dhe me përmirësimin e gjendjes shëndetësore, do të bëhet dalje nga IVSHB (Spitali i Burgut) drejt IEVP Fushë-Krujë”.

https://tiranatoday.com/zbardhet-super-skandali-djali-i-ish-deputetes-luiza-xhuvani-lirohet-nga-burgu/

Tags: burgudjali i luizeskostandin xhuvani

TË LIDHURA

Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt  merret i pandehur
Aktualitet

Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt merret i pandehur

11:07 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Aktualitet

Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!

11:03 | 11/02/2026
Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €
Aktualitet

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

10:59 | 11/02/2026
Next Post
A do të shkarkohet Panucci? Duka merr vendimin

A do të shkarkohet Panucci? Duka merr vendimin

Izet Haxhia: Fatmira Hajdari është bërë palë me Berishën, shiti gjakun e burrit për tu bërë gjyqtare

Izet Haxhia: Fatmira Hajdari është bërë palë me Berishën, shiti gjakun e burrit për tu bërë gjyqtare

Video/Dikur ka fituar zgjedhje, ja avantazhet që u ofron sot mjekra meshkujve

Video/Dikur ka fituar zgjedhje, ja avantazhet që u ofron sot mjekra meshkujve







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt  merret i pandehur
Aktualitet

Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt merret i pandehur

by mirseda
11:07 | 11/02/2026
0

Ish-kryetari i bashkisë Memaliaj Gjolek Gucaj është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të...

Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!

Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!

11:03 | 11/02/2026
Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

10:59 | 11/02/2026
Laert Vasili reagon pas aludimeve për përjashtimin nga ‘Përputhen’

Laert Vasili reagon pas aludimeve për përjashtimin nga ‘Përputhen’

10:52 | 11/02/2026
Procesi ndaj Arben Ahmetaj në GJKKO, zbulohet se kush do të jetë dëshmitari i parë

Procesi ndaj Arben Ahmetaj në GJKKO, zbulohet se kush do të jetë dëshmitari i parë

10:03 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com