Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Djali i Ibrahim Rugovës merr shtetësinë shqiptare

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Djali i Ibrahim Rugovës merr shtetësinë shqiptare

Ukë Rugova, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe bashkëshortja e tij, Blerta Rugova, u betuan para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas marrjes së shtetësisë shqiptare.

Ukë Rugova, politikan dhe sipërmarrës i suksesshëm, i bashkohet shumë personaliteteve të njohura nga Kosova, të cilët kanë vendosur të marrin edhe pasaportën shqiptare. Veliaj tha se është detyra e të gjithëve të punojnë për të çuar përpara zhvillimin e vendit. “Ky nuk është thjesht një akt formal i marrjes së pasaportës me shqiponjën dykrenore, por është bashkimi për një mision – me misionin për ta bërë vendin tonë më të përparuar, më të ndriçuar, më të bashkuar, më të ndritur. Amaneti që kemi trashëguar nga të parët tanë, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, që nga rilindasit dhe Ismail Qemali e deri tek Ibrahim Rugova, është ta çojmë më tej progresin e bërë, pavarësisht se kemi qenë një nga kombet më të diskriminuara, më të vuajtura, dhe që kemi kaluar shumë peripeci në labirinthin e historisë. Sot jemi këtu për t’i qëndruar të vërtetë këtij misioni dhe amanetit, që kemi nga të parët tanë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Tirana është një kantier pune, sepse destini i një qyteti të madh është të rritet dhe zhvillohet.

“Këtë vit Tirana mban titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë. Kemi pasur rreth 1000 aktivitete. Vitin tjetër kemi aplikuar të jemi “Qyteti Europian i Sportit”, për t’u siguruar që kryeqendra e shqiptarëve ka një reputacion, përtej vetëm “shqiptarosferës” – të ketë një reputacion në Europë, por edhe në botë. Sot shikoni një Tiranë e gjitha një kantier pune, çka tregon se keni ardhur ose jeni bërë pjesë e një skuadre që është vetëm duke u rritur. Destini i një qyteti të madh është të rritet e të zhvillohet”, tha ai.

Veliaj shprehu bindjen se shumë shpejt Tirana do të jetë jo vetëm kryeqendra e shqiptarëve, por edhe e Ballkanit.

“Pak ditë më parë patëm një konkurs për kullën tjetër, që do të rrethojë sheshin “Skënderbej”. Fitoi një studio daneze. Ndërkohë, po mbaron “Sofiteli”, po mbaron “Intercontinental”, kurse tek stadiumi, po mbaron “Marriott”. Është një qytet që, nëse do të jetë pjesë e ‘lojës’ së madhe, duhet të ketë edhe vend për akomodim dhe hapësira cilësore për t’u ofruar turistëve. Faleminderit që i jeni bashkuar destinit të qytetit tonë, të një qyteti që rritet, të një qytetit që, unë besoj se do të jetë gjithmonë e më shumë jo vetëm kryeqendra e shqiptarëve, por padyshim kryeqendra e Ballkanit. Sigurisht, nuk bëhemi dot Viena, Mynihu, Londra, nuk bëjmë dot Athinën dhe Romën, por ne mund të jemi një Tel – Avivi i Ballkanit”, nënvizoi ai.

Ndërkaq, betimin për marrjen e shtetësisë shqiptare e bënë edhe Besnik Emini, me profesion stomatolog, dhe Zana Spahiu, me profesion juriste pranë Radio Televizionit të Kosovës.

Tags: ibrahim rugovashtetasi shqiptareuke rugova

TË LIDHURA

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur
Politikë

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër

21:06 | 13/10/2025
Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së
Politikë

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së

20:39 | 13/10/2025
Next Post
Kushi mesazh për pedagogët: Dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv është zgjidhja më e mirë

Kushi mesazh për pedagogët: Dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv është zgjidhja më e mirë

“Ngritja, rënia dhe shëndeti i Ronaldos”/“Fenomeni”: Ia kam borxh jetën time futbollit

"Ngritja, rënia dhe shëndeti i Ronaldos"/“Fenomeni”: Ia kam borxh jetën time futbollit

Urrejtja për Edi Ramën si arsye për të mos dashur Shqipërinë!

Urrejtja për Edi Ramën si arsye për të mos dashur Shqipërinë!







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht
Kuriozitete

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

by mirseda
22:44 | 13/10/2025
0

Përdorimi i telefonit gjatë natës, në errësirë totale, mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e syve...

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Efi rikthehet në fshat, shfaqet në ‘gjendje të rëndë’

Efi rikthehet në fshat, shfaqet në ‘gjendje të rëndë’

22:22 | 13/10/2025
G Bani tërhiqet nga pjesmarrja në “Kënga Magjike”: Arti nuk krijohet me sulme personale

G Bani tërhiqet nga pjesmarrja në “Kënga Magjike”: Arti nuk krijohet me sulme personale

21:58 | 13/10/2025
U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

21:51 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com