Arrestohet nga policia Italiane një 30-vjeçar shqiptar pasi gjatë kontrollit i`u gjetën 30kg drogë.
Mediat italiane kanë raportuar se shqiptari jetonte në Riva Ligure. Sipas tyre, gjatë ditës ishte punëtor i thjeshtë, ndërsa gjatë natës bënte tjetër aktivitet.
Kanë qenë fqinjët e pallatit ata që kanë spiunuar 30-vjeçarin, duke e çuar në pranga.
Sipas policisë, shqiptari i ftonte klientët e tij gjatë natës në banesën e tij në këtë zone, dhe duket se kjo i ka shqetësuar shumë banorët, për shkak të zhurmave që bëheshin gjatë natës.
Policia ka nisur hetimet dhe përgjoi shqiptarin, deri sa arriti ta kapë në banesë, në një kontroll blic duke i sekuestruar sasinë e drogës, hashash, marijuanë dhe kokainë.