Mbrojtësi i Kombëtares Ardian Ismajli është rikthyer nga dëmtimi, që e detyroi të kryejë edhe një operacion.
Pas fitores 2-0 në miqësoren ndaj Dinamos së Bukureshtit, lojtari ka shpërthyer, teksa ka bërë një rrëfim në Instagram. Teksa ka postuar foto, ai shkruan se dikush u lumturua nga dëmtimi që ai kishte pësuar.
“Dikush ishte i lumtur ku unë bëra operacionin dhe mendonin se unë nuk do të kthehesha përsëri, por tani jam më i fortë se kurrë më ndihmën e Zotit. Ne vazhdojmë”, shkruan krahas fotos.
22-vjeçari momentalisht luan në kampionatin kroat me skuadrën e Hajdukut të Splitit.