Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Dikur leximi në shtrat cilësohej vdekjeprurës dhe imoral  

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Dikur leximi në shtrat cilësohej vdekjeprurës dhe imoral  

 

Një vajzë e re lexon në cepin e shtratit, teksa përkëdhel flokët e saj. Shërbëtorët e Lord Uollsingemit e gjetën në këtë pozicion mëngjesin e ditës tjetër në vitin 1831, tërësisht të djegur.

Sipas një njoftimi në gazetën e kohës “The Spectator” “trupi i saj qe thuajse tërësisht i shkatërruar, duart dhe këmbët ishin bërë shkrumb e hi, dhe vetëm koka dhe skeleti i trupit paraqiste diçka të një pamje prej njeriu”. Edhe gruaja e tij, pati gjithashtu një fund tragjik:u hodh nga dritarja për t’i shpëtuar zjarrit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Hetuesit e përcaktuan si një vdekje në modë. Atë duhej ta kishte zënë gjumi duke lexuar në shtrat, u shprehën ata, një praktikë e njohur si sinonim i vdekjes nga zjarri, për shkak se leximi kërkonte pasjen pranë të qirinjve. Ai incident u bë një rrëfim paralajmërues.

Lexuesve iu bë thirrje të mos provokonin Perëndinë, duke luajtur me “rrezikun dhe fatkeqësinë më të tmerrshme”- vesin flagrant të marrjes së librave në shtrat.

Në vend të kësaj, ata i këshilluan njerëzve ta mbyllnin ditën me lutje “për t’u ruajtur nga rreziku trupor dhe e keqja”. Një pikëpamje e zakonshme në atë kohë, ishte se leximi në shtrat përbënte një degradim moral.

Lidhja midis moralit dhe vdekshmërisë, ishte pjesërisht e arsyeshme. Qirinjtë e harruar ndezur mund t’u vinin zjarrin perdeve apo shtratit në dhomën e gjumit, duke u shndërruar në një rrezik për humbjen e jetës apo të pronës. Prandaj shtrirja në shtrat bashkë me një libër nëpër duar, cilësohej si një korruptim moral.

Shumë shkrime të shekujve XVIII-XIX, i dramatizojnë shpesh pasojat potencialisht të tmerrshme të leximit në shtrat. Kujtimet e Hana Robertsonit të vitit 1791 “Tregim i të vërtetës por dhe i dhembjes”, ofrojnë një shembull.

Ajo flet për një histori dramatike, ku fatkeqi është një vizitor norvegjez, i cili bie në gjumë me një libër në duar: “Perdja mori zjarr, dhe flakët përfshinë pjesët e tjera të mobileve dhe objekteve. Humbi një pjesë e madhe e pasurive tona”.

Edhe të vdekurit e famshëm, do të kritikoheshin për këtë praktikë. Në vitin 1778, një biografi e botuar pas vdekjes së Samuel Xhonsonit, denonconte zakonin e keq të të ndjerit të leximit në shtrat, duke e cilësuar shkrimtarin britanik si një fëmijë të pafytyrë.

Një biografi tjetër e Xhonatan Suiftit, pretendon se satiristi dhe kleriku i njohur gati e dogji tërësisht Kalanë e Dublinit, dhe madje u përpoq ta fshehë këtë ngjarje duke dhënë ryshfet.

Në praktikë, leximi në shtrat ishte ndoshta më pak i rrezikshëm, nga sa sugjeronte gjyqi publik që bëhej. Nga 29.069 zjarret e regjistruara në Londër ndërmjet viteve 1833- 1866, vetëm 34 kishin si shkak leximin në krevat. Macet qenë përgjegjëse për një numër të barabartë të incidenteve me zjarrin.

Atëherë pse njerëzit ndiheshin aq shumë të kërcënuar nga kjo sjellje? Leximi në shtrat ishte i debatueshme, pjesërisht për shkak se qe i pashembullt: Në të shkuarën, leximi ka qenë një praktikë e përbashkët dhe gojore.

Leximi i heshtur me veten, ishte aq e rrallë sa që tek “Rrëfimet”, Shën Augustini vëren me habi kur sheh Shën Ambrozin të lexonte një tekst thjesht duke lëvizur sytë nëpër faqe, madje edhe kur “Zëri i tij ishte i heshtur, dhe gjuha e tij po ashtu”.

Deri në shekujt XVII-XVIII, marrja e një libri në shtrat qe një privilegj i rrallë, i rezervuar vetëm për ata që dinin si të lexonin, kishin qasjet tek librat, dhe mundësinë për të mbetur vetëm. Shpikja e shtypshkronjës, e transformoi leximin e heshtur në një praktikë – dhe një praktikë e zakonshme, që u lidh me konceptet e reja të privatësisë.

Leximi vetëm, filloi pra të bëhet një praktikë e zakonshme, dhe librat filluan të vendoseshin gjithnjë e më shpesh në dhomën e gjumit, në vend të salloneve apo dhomave të studimit. Ndërkohë, edhe dhoma e gjumit ndryshoi. Gjumi u bë gjithnjë më shumë një proces vetmitar.

Në shekujt XVI-XVII, edhe mbretërve u mungonte intimiteti i natës së parë martesore. Në Shtëpinë e Tudorëve në Britani, një shërbëtor mund të flinte në një krevat portativ buzë shtratit, apo të kalonte nën kuvertë për t’i ngrohur këmbët çiftit mbretëror.

Në Evropën e hershme, mbretërit diktuan zakonin e sjelljes në dhomën e gjumit tek e gjithë shoqëria. Familjet modeste fshatare, jetonin zakonisht jetonin në një dhomë.

Nga nevoja, familja do të ndante një shtrat të vetëm, ose vendoste disa shtretër të thjeshtë njëri pas tjetrit. Në shtëpitë më të mëdha borgjeze me dhoma të shumta, disa dhoma gjumi shërbenin si vendi i mbledhjeve familjare.

Në një familje të madhe me vetëm një dhomë, mbyllja e perdeve të shtratit qe një mundësi e rrallë për të qenë vetëm. Dhe të qenit vetëm, krijonte mundësi të rrezikshme për perversitete seksuale.

Në historinë e tij mbi masturbimin, “Seksi i vetmuar”, historiani Tomas Laker, krijon një lidhje të drejtpërdrejtë mes shqetësimit të shekullit XVIII mbi leximin në vetmi dhe heshtje të librave, dhe statusit të ri të masturbimit, si një kërcënim publik: “Romanet, ashtu si masturbimi, krijonin për gratë “shokët jastëkë” alternativë.

“Këto vese të vetmisë”, siç i quan ato Laker, dënoheshin nga frika se autonomia individuale, do të çonte në një prishje të rendit moral kolektiv. Ndërsa gjumi u transformua nga një praktikë tejet publike dhe shoqërore në diçka më private, shtrati u bë një pikë e nxehtë për këtë lloj ankthi.

Tek e fundit, rreziku i vërtetë që mendohej se vinte nga leximi në krevat, nuk kishte të bënte me dëmtimin e jetës apo pasurisë, por me humbjen e perceptuar të vlerave tradicionale.

Njerëzit kishin frikë se leximi i vetmuar dhe gjumi, do të nxiste një jetë private plot fantazi që do cenonte atë kolektive, sidomos në mesin e grave. Të fjeturit vetëm gjatë natës, do t’i zhyste ato në fantazitë e një botë tjetër, një vend që do ta njihnin vetëm nga librat. Gjatë ditës, joshja ndaj fantazisë imagjinative, mund të nxiste një grua të lexonte fshehtazi, duke kompromentuar kësisoj detyrimet e saj shoqërore.

Paniku moral, shoqëron thuajse përherë periudhat e transformimeve shoqërore. Interneti, i cili ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit lexojnë dhe komunikojnë me të tjerët, është versioni i botës bashkëkohore të romanit – për mirë dhe për të keq.

Shqetësimet në lidhje me rolin e tij, janë të krahasueshme me shqetësimet ndaj leximit në shtrat gjatë shekullit XVIII. Por tanimë leximi në shtrat, është objekti i rrezikuar me tepër se sa shkaku i tij i supozuar.

“Ne duhet të pranojmë triumfin e ekranit”- u shpreh për “Le Monde” romancieri i mirënjohur Filip Roth në vitin 2013. “Nuk më kujtohet ndonjëherë në jetën time, situata e të qenit kaq i trishtuar për librat – me të gjithë fokusin e qëndrueshëm dhe përqendrimin e pandërprerë që ato kërkojnë- se sa jam sot. Dhe do të jetë më keq nesër”.

Roth ka ndoshta drejtë: Fokusi i qëndrueshëm dhe përqendrimi i pandërprerë, kërkojnë vetmi. Por, si për ironi, shqetësimi i Roth në shekullin XXI-të, është pikërisht e kundërta e homologëve të tij të shekullit XVIII-të.

Sot, kur njerëzit prehen në shtrat mbrëmjeve, një tufë miqsh dhe të huajsh shfaqen në ekranet e tyre. Lidhja sociale vështirë se është një problem, kur lexon në krevat. Tani problemi është se askush nuk mund ta bëjë këtë në vetmi.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: imoralleximine shtratvdekjeprures

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Dosjet/ Demaliaj: Po më shantazhojnë bodyguard-ët e Kadaresë

Dosjet/ Demaliaj: Po më shantazhojnë bodyguard-ët e Kadaresë

Hackerat rus zbulojnë skandalin e Botërorit 2010-të, 25 futbollistë me doping

Hackerat rus zbulojnë skandalin e Botërorit 2010-të, 25 futbollistë me doping

Romë, çanta e dyshimtë alarmon ambasada shqiptare, bllokohet qarkullim për 20 minuta

Romë, çanta e dyshimtë alarmon ambasada shqiptare, bllokohet qarkullim për 20 minuta







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Shkodër/ Makina bie në lumë nga ura e Spatharit, shpëtojnë mrekullisht 3 persona
Aktualitet

Shkodër/ Makina bie në lumë nga ura e Spatharit, shpëtojnë mrekullisht 3 persona

by mirseda
16:44 | 28/01/2026
0

Një makinë ka rënë në ujë në urën e Spatharit në rrugën Shkodër-Vau Dejës, disa momente më...

Tragjedi në fabrikën e biskotave në Greqi: rrjedhje propani prej muajsh, shpërthimi la 5 viktima

Tragjedi në fabrikën e biskotave në Greqi: rrjedhje propani prej muajsh, shpërthimi la 5 viktima

16:26 | 28/01/2026
E rëndë në Shkodër! Makina del nga rruga dhe bie nga ura e Spatharit

E rëndë në Shkodër! Makina del nga rruga dhe bie nga ura e Spatharit

16:21 | 28/01/2026
Plagosi me thikë të bijën/ Gjykata lë në burg 56-vjeçarin, autori kërkoi lirimin: Jam i pafajshëm

Plagosi me thikë të bijën/ Gjykata lë në burg 56-vjeçarin, autori kërkoi lirimin: Jam i pafajshëm

15:04 | 28/01/2026
Qeveria dialog me biznesin eksportues, Rama prezanton platformën e re ExportOn

Qeveria dialog me biznesin eksportues, Rama prezanton platformën e re ExportOn

15:03 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com