Ushtruesja e detyrës së presidentit dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj kërcënimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për një konflikt me Kosovën, të ngjashëm me atë në Nagorno-Karabak.
Osmani ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO që t’i përgjigjen këtij kërcënimi.
“Pres që Bashkimi Evropian dhe NATO t’i përgjigjen këtij kërcënimi për luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiç”, shkruan Osmani në rrjetin social, Twitter.
I expect the European Union & NATO to respond to this threat for a violent war, made by Vucic. https://t.co/Pcalosdf9x
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) November 12, 2020
Presidenti i Serbisë paralajmëroi sot se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti “i ngrirë” mund të “shkrihet” në të ardhmen duke treguar llojin e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.