Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dhuratat e çmuara që Edi Rama mori në 6 vite si kryeministër

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Dhuratat e çmuara që Edi Rama mori në 6 vite si kryeministër

Nga librat, kravatat, medaljet e deri te pjatat prej argjendi, pikturat dhe maskat prej ari – BIRN zbardh listën e 183 dhuratave diplomatike që kryeministri Edi Rama mori nga homologë dhe personalitete të huaja nga viti 2013 deri në vitin 2018.

Në rastet e vizitave, takimeve dhe në përgjithësi gjatë ushtrimit të detyrës shtetërore, personalitetet e larta të shtetit shqiptar – si Kryeministri, Presidenti, Kryetari i Kuvendit dhe Ministri i Jashtëm, marrin dhurata nga njerëz dhe institucione të huaja, të cilat krerët e institucioneve shqiptare i shkëmbejnë në shenjë kortezie.

Sipas ceremonialit zyrtar, vlera e dhuratës nuk duhet të kapërcejë kufijtë e mirësjelljes, si dhe rregullat apo limitet ligjore që shtete të ndryshme mund të kenë vendosur. Ligji shqiptar e përcakton kufirin maksimal të vlerës së një dhurate që zyrtarët shqiptarë mund të japin dhe të marrin nga homologët e huaj në 25 mijë lekë. Sigurisht kjo shumë mund të tejkalohet kur personi i cili merr dhuratën, është një personalitet i rëndësishëm për vendin.

Njësoj edhe me dhuratat që homologët e huaj u japin zyrtarëve shqiptarë. Kur kalojnë shumën e përcaktuar nga ligji, ato nuk refuzohen, por pranohen për të mos krijuar keqkuptime mes vendeve dhe për të mos fyer dhuruesin.

Ceremoniali sugjeron që dhuratat diplomatike për liderët e huaj duhet të jenë të personalizuara dhe për çdo dhuratë të dhënë hartohet një dokumentacion përkatës përshkrues. Ngjashëm, dhuratat e marra nga krerët e institucioneve shqiptare nuk mund të dërgohen në shtëpi, por duhet të regjistrohen, katologohen dhe të bëhen pronë e fondit të institucionit përkatës.

Në një intervistë televizive në shtator 2018, kryeministri Edi Rama u ankua se praktika e regjistrimit të dhuratave të çmuara nga dinjitarë të huaj ka munguar përpara se ai të vinte në krye të ekzekutivit në vitin 2013.

“Kur u bëra kryeministër në godinën e Kryeministrisë nuk kishte asnjë dhuratë. Në të gjitha Kryeministritë e vendeve serioze, dhuratat që vijnë për kryeministrat kur kalojnë një vlerë simbolike, kur nuk është një kravatë apo buton, regjistrohen dhe qëndrojnë aty,” tha Rama.

“Për herë të parë kryeministria ka një regjistër të dhuratave dhe ka dhurata të çmuara, të cilat s’i kam marrë me vete në shtëpi. Por i kam lënë aty. Këtë gjë po ua them siç është. A i kanë marrë, apo a ua kanë marrë s’e di. Di që kur kam hyrë aty, ishte marrë gjithçka,” shtoi Rama.

Duke marrë shtysë nga deklarata e kryeministrit, në 20 shator 2018 BIRN iu drejtua Këshillit të Ministrave me një kërkesë për të drejtë informimi për një kopje të ‘regjistrit të dhuratave’ që mbante ky institucion.

Pesë muaj më vonë, në 25 janar 2019 – pas një rekomandimi nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Këshilli i Ministrave u përgjigj pozitivisht, duke dërguar një dokument ku listoheshin dhe përshkruheshin 183 dhuratat e çmuara të pranuara nga kryeministri Edi Rama në periudhën shtator 2013 – dhjetor 2018.

Diplomacia e pandave

Dhuratat janë pjesë të protokollit diplomatik që nga kohërat prehistorike. Për shembull, dhurimi nga Kina i arinjve panda si dhurata diplomatike njihet që nga periudha e dinastisë Tang në shekullin e VII – kur perandoria Wu Zetian i dërgoi një çift pandash perandorit të Japonisë, dhe vazhdon të praktikohet në ditët e sotme e njohur si ‘diplomacia e pandave.”

Ngjashëm, lideri i ndjerë komunist i Kubës, Fidel Kastro është i mirënjohur për përdorimin e cigareve puro ‘Cohiba’ si dhuratë diplomatike.

Qëllimi i dhuratave diplomatike nuk është altruizmi. Ato shërbejnë si një mjet për të forcuar lidhjet midis dinjitarëve dhe vendeve të ndryshme. Shumë vende kanë drejtori të veçanta në zyrat e protokollit që i përzgjedhin dhuratat për homologët dhe dinjitarët e huaj.

Lista e dhuratave të marra nga kryeministri Edi Rama gjatë 6 viteve të fundit nuk përfshin kafshë ekzotike dhe as puro kubane; megjithatë, aty nuk mungojnë objektet e çmuara, sendet e pazakonta dhe vëmendja ndaj së shkuarës së kreut të qeverisë si artist.

Kjo listë gjithashtu hap një dritare të vogël mbi shijet dhe botëkuptimin e zyrtarëve të huaj që Rama pati shkëmbime gjatë viteve të fundit, ku përfshihen homologë dhe krerë shtetesh, princa nga Lindja e Mesme, Papa Francesku, kryebashkiakë dhe krerë institucionesh vendore nga vende fqinje, apo legjenda futbolli si Michael Platini nën investiturën e kreut të UEFA-s.

Kjo listë përfshin 43 libra, 19 pjata porcelani apo argjendi, 10 piktura, medalje dhe medaljonë, qypa, qilimë, stilolapsa, stilografë dhe shpata. Edhe pse numri i dhuratave të shkëmbyera nuk është domosdosmërisht tregues i marrëdhënieve bilaterale, lista e vendeve që kanë qenë më bujare ndaj kryeministrit shqiptar kryesohet nga Italia me 16 dhurata, Gjermani me 15 dhe Franca me 13, të ndjekura nga Turqia dhe Bullgaria me respektivisht 11 dhe 10 dhurata.

Në përgjigjen zyrtare ndaj kërkesës së BIRN, drejtori i departamentit të Administrimit, Transparencës dhe Antikorrupsionit në Këshillin e Ministrave, Pirro Vengu sqaron se lista e bërë publike përfshin ‘sende dhe objekte’ që i janë dhuruar kryeministrit në kuadër të ushtrimit të detyrës shtetërore. Ato konsiderohen ‘dhurata të çmuara’ dhe janë pjesë e kujtesës së institucionit.

Dhuratat e ‘çmuara’

Shishe me raki kumbulle, dhuratë për ditëlindje e Aleksandër Vuçiç për Edi Ramën

Shishe me raki kumbulle, dhuratë për ditëlindje e Aleksandër Vuçiç për Edi Ramën

Edhe pse klasifikohen si dhurata të çmuara për shkak të rëndësisë që ato kanë në protokollin diplomatik, jo të gjithë sendet dhe objektet që iu dhuruan kryeministrit gjatë ushtrimit të detyrës kanë një vlerë të lartë monetare. Ndryshe, nga disa vende si për shembull Shtetet e Bashkuara të Amerikës, protokolli i Këshillit të Ministrave nuk i jep një vlerë monetare dhuratave diplomatike gjatë katalogimit të tyre.

Duke u nisur nga materiali dhe lloji i objektit, BIRN përzgjodhi disa nga dhuratat që sipas përshkrimit të ofruar nga Kryeministria përbëhen nga materiale të çmuara.

Me 5 nëntor 2013, pak muaj pas inaugurimit si kryeministër Rama ndërmori një vizitë zyrtare në Maqedoni, gjatë së cilës takoi dhe ish-kreun e parlamentit maqedonas, Trajko Veljanovksi. Gjatë kësaj vizite kryeministri shqiptar mori nga Veljanovski si dhuratë dy maska prej ari, si dhe 2 medalje ‘simbol i përjetësisë’ në kornizë.

Në një takim të mbajtur me 13 tetor 2013 me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm grek të kohës, kryeministrit Edi Rama iu dhurua një pjatë argjendi. Rama do të merrte dy dhurata të ngjashme pak javë më vonë në takime me presidentin turk, Recep Tayip Erdogan dhe presidentin grek, Karolos Papulias, respektivisht një pjatë me kapak argjendi dhe një pjatë argjendi.

Pjatat e argjendit duket se janë një dhuratë e parapëlqyer edhe për zyrtarët francezë, të cilët i dhurojnë ato me stemën e Republikës. Kryeministri shqiptar ka marrë dy të tilla; një nga ish Presidenti i Senatit të Francës, Jean Pierre Bell në mars 2014 dhe një tjetër nga ish- presidenti Francois Hollande në nëntor 2014.

Presidenti Austriak Heinz Ficher i ka dhuruar kryeministri shqiptar një pjatë argjendi me simbolin e Theresias, ndërkohë ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias një pjatancë argjendi me vegël muzikore.

Ndërkohë, Milan Stech, kryetari i Senatit të Republikës Çeke i ka dhuruar kryeministrit shqiptar dy kupa kristali Bohemie me buzë me rreth ngjyrë ari.

Piktura për piktorin

Kancelarja Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Tiranë dhe kryeministri Rama, duke përshëndetur qytetarët para kryeministrisë. Foto: LSA

E kaluara e kryeministrit Rama si artist dhe pedagog arti duket se ka ndikuar gjithashtu në përzgjedhjen e dhuratave që i kanë bërë personalitete dhe diplomatë të huaj. Në total gjatë viteve 2013-2018, Rama ka marrë si dhuratë 10 piktura dhe 1 ikonë nga personalitete të shquara si kancelarja gjermane, Angela Merkel, homologu i tij serb, Aleksander Vuçiç apo ish ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier, i cili tani mban postin e Presidentit të Gjermanisë dhe njihet për pasionin e tij për futbollin.

Në vizitën në Shqipëri si ish ministër i Jashtëm, ai i dhuroi kryeministrit shqiptar një pikturë futbollisti. Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka dhuruar Ramës një pikturë prej akuareli gjatë së njëjtës vizitë, por detajet mbi këtë vepër arti mungojnë në përshkrimin e ofruar nga Këshilli i Ministrave.

Kryeministria mund të udhëhiqet nga një ish pedagog arti, por zyra e protokollit të Këshillit të Ministrave nuk shquhet për përshkrimin artistik të veprave që ka marrë dhuratë kreu ekzekutivit dhe janë arkivuar në fondin e këtij institucioni.

Piktura që iu dhurua nga homologu i tij Serb gjatë vizitës në Tiranë në maj 2015 është kataloguar me përshkrimin e thjeshtë ‘pikturë.’ Të njëjtin fat ka pasur dhe një vepër arti e dhuruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi një vit më vonë.

Kryeministri serb raportohet t’i ketë dhuruar Ramës për ditëlindje edhe një shishe raki kumbulle gjatë një takimi në Paris në korrik 2016. Megjithatë, kjo dhuratë e çmuar për shpirtin ballkanas nuk gjendet në listën e dërguar nga Këshilli i Ministrave. Me gjasë do të ketë avulluar pa arritur në zyrën e protokollit.

Pak më shumë vëmendje nga protokolli ka marrë një pikturë e dhuruar nga Norbert Kartmann, kryetari i parlamentit të landit gjerman të Hessenit, e përshkruar si ‘luan dhe objekt me ngjyra të kuqe”. Ndërsa një dhuratë nga princi i kurorës së Abu Dhabit, Sheik Mohammed bin Zayed Al Nahun është përshkruar në mënyrë minimaliste si ‘pikturë kal”.

Në listën e pikturave që i janë dhuruar kryeministrit Rama përfshihen dhurata nga një delegacionin i Partisë Komuniste Kineze, Presidentja e Maltës  Marie Loise Coilero-Preca, Kryeministri Sllovenisë, Miro Cerar, si dhe një tjetër delegacion kinez, i kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë Zhang Gaoli.

Libra dhe medalje

Biografia e Hashim Thaçit e shkruar nga Roger Boyes dhe Suzzy Jagger –

Biografia e Hashim Thaçit e shkruar nga Roger Boyes dhe Suzzy Jagger –

Gati 1/4 e 183 dhuratave diplomatike të marra nga kryeministri Edi Rama gjatë viteve 2013-2018 përbëhet nga libra, me tema dhe autorë të ndryshëm, por që mund të përmblidhen në disa kategori kryesore, ku përfshihen biografi dhe libra me autorë personalitete të shquara, libra mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe vendit që përfaqëson dinjitari i huaj, si dhe libra që kanë si temë kulturën apo bukuritë natyrore të vendeve të ndryshme.

Dhuruesi më i madh i librave për kryeministrin Edi Rama ka qenë Princi Ghazi i Jordanisë në një vizitë zyrtare në Aqaba në qershor 2018. Librat e dhuruar nga Princi Ghazi për Ramën kanë si temë botën dhe fenë Islame, si dhe mënyrat se si një vend mund t’u përgjigjet ekstremistëve fetarë.

Një kategori e veçantë në librat që ka marrë si dhuratë Edi Rama përbëjnë dhe biografitë apo veprat e personaliteteve të ndryshme. Për shembull, në tetor 2013, ish ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu i ka dhuruar kryeministrit shqiptar një botim të tijin në shqip. Ngjashëm Patriarku i Moskës dhe Rusisë, Kirill i ka dhuruar Edi Ramës librin e tij “Freedom and Responsability’ – gjatë vizitës në Tiranë në maj 2018.

Bibliotekës së Këshillit të Ministrave nuk do t’i mungojë as biografia e Hashim Thaçit “New State, Modern Statesmen” – e shkruar nga Roger Boyes dhe Suzy Jagger, e cila ka ardhur me një dedikim nga presidenti i Kosovës. Libra biografikë i kanë dhuruar Ramës edhe Simeoni II i Bullgarisë si dhe sipërmarrësi spanjoll, Migel Fluxa, të cilin Rama e takoi në qershor 2018.

Listës së dhuratave për kryeministrin shqiptar nuk i kanë munguar dhe medaljet, si për shembull ajo e dhuruar nga Hashim Thaçi në shkurt 2018, me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Patriarku Kirill i Moskës dhe Rusisë i ka dhënë Ramës një medalje në nder të 45-vjetorit të shugurimit të tij, ndërsa kryebashkiaku i ‘Maire de Moulins’ në Francë i ka dhuruar medalje që paraqet Virgjëreshën e Mullirit.

Dhuratat e pazakonta

Një dhuratë diplomatike midis dy vendeve mund të marrë shumë kuptime; ajo mund të jetë një simbol paqeje ose mirënjohjeje, madje dhe një deklaratë simbolike për superioritetin e një vendi mbi tjetrin. Por, ka raste që dhuratat e sjella nga dinjitarët e huaj janë thjesht të çuditshme. Kjo kategori dhuratash nuk i ka munguar edhe kryeministrit shqiptar.

Në 18 shkurt 2016, ish kryeministri rumun, Viktor Ponta i dhuroi homologut të tij shqiptar një “shportë me produkte vendase, bio.” Një dhuratë e tillë do të ishte pak e vështirë për t’u arkivuar në Kryeministri. Në gusht 2018, gjatë një vizite në Tiranë, Princi Saudit Sultan bin Selman bin Abdulaziz Al-Saud, i dhuroi Edi Ramës një shpatë të vogël. Një shpatë e vogël me ngjyrë të verdhë iu dhurua Ramës edhe në 2018 nga zv. presidentja bullgare, Ilirjana Jetova.

Një delegacion nga parlamenti britanik u mjaftua me një set prej 2 gotash dhe një pako letrash, ndërkohë që protokolli i Republikës së Sllovenisë i dhuroi kryeministrit shqiptar një vazo të vogël 3 centimetra. Megjithatë, dhurata më festive duket se ka ardhur nga kryeministrja polake Beata Szdlylo, e cila gjatë një takimi në dhjetor të vitit 2016 në prag të festave, i dhuroi kryeministrit shqiptar 4 topa për të zbukuruar pemën e Krishtlindjeve./ Reporter.al

Lista e dhuratave diplomatike

DATA
LLOJI
PËRSHKRIMI
DHURUESI
1 Wednesday, January 16, 2013 Pjatë Pjatë bakri, dizenjuar me kalë Presidenti Bullgarisë, Z. Rosen Plevneliev
2 Monday, September 16, 2013 Pllakë Gur rubin në pllakë mermeri Presidenti i Republikës së Maqedonisë Geroge Ivanov
3 Saturday, October 05, 2013 Libër Libër i Ahmet Davutoglu në shqip Ministri i Jashtëm Turk Ahmet Davutoglu
4 Monday, October 07, 2013 Set Set qeramike tradicionale Rumune Ministri i Jashtëm Rumun, Z.Titus Korlaun
5 Monday, October 07, 2013 Set Suvenir në dru dhe amber + kollare Ministri Jashtë i Lituanisë Z. Anastas Linkievicisu
6 Tuesday, October 08, 2013 Senduk Një senduk prej druri Ministrija e Jashtëme e Italisë, Emma Bonino
7 Sunday, October 13, 2013 Pjatë Pjatë argjendi Zv.kryeministri dhe Minstri i Jashtëm i Greqisë
8 Thursday, October 24, 2013 Hartë Harta e Kosovës e punuar në gur Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
9 Thursday, October 24, 2013 Pjatë Një pjatë me kapak argjendi Kryeministri i Turqisë, Recep Tayip Erdogan
10 Monday, October 28, 2013 Pjatë Pjatë porcelani me mozaik ‘Zbulimi i botës nga Zeusi’ Parlamenti Europian, Z. Eduard Kukan
11 Monday, November 04, 2013 Pjatë Pjatë argjendi me doreza Presidenti Greqisë, Karolos Papulias
12 Tuesday, November 05, 2013 Panoramë Panormaë e gdhendur në dru Presidenti Maqedonisë Georgi Ivanov
13 Tuesday, November 05, 2013 Maskë Maskë prej ari, 2 copë Kreytari i parlamentit të Maqedonisë, Z. Trajko Veljanovski
14 Tuesday, November 05, 2013 Medalje Medalje në kornizë, Simbol i Përjetësisë Kreytari i parlamentit të Maqedonisë, Z. Trajko Veljanovski
15 Thursday, November 07, 2013 Gravurë Gravurë, the Mayor of Malaka, Historic City Council Kryeministri i Shtetit të Malakës, Malajzi
16 Monday, November 11, 2013 Pjatë Pjatë porcelani me mozaik ‘Zbulimi i botës nga Zeusi’ Komisioneri për zgjerimin Europian, Stefan Fule
17 Thursday, November 14, 2013 Statujë Statujë në bronx Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanovic
18 Thursday, November 14, 2013 Libër Libër historie Presidenti I Parlamentit të Malit të Zi, Filip Vujanovic
19 Monday, January 20, 2014 Libër Colors of Croatia Kryeministri Kroacise. Zoran Milanovic
20 Friday, January 24, 2014 Set Kuti me kravat dhe kopsat e këmishave Robert Fico, KM Sllovak
21 Sunday, February 02, 2014 Ikonë Ikonë Patriarku i Serbisë, Ireneu
22 Sunday, February 02, 2014 Pasqyrë Pasqyrë me mbishkrime Patriarku i Polonisë, Sava
23 Sunday, February 02, 2014 Set Disa libra dhe një Shqiponjë Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos
24 Wednesday, February 19, 2014 Orë Suvenir, orë në glob Presidenti i UEFA Michel Platini
25 Wednesday, February 19, 2014 Lahutë Lahutë Presidenti i FSHF, Armando Duka
26 Thursday, February 20, 2014 Kornizë Kornizë Kryetari i Kuvendit të Libanit, Z. Nabih Berri
27 Friday, February 28, 2014 Statuetë Një kalorës Shefi i Shtabit të Guardia di Finanza, Z. Luciano Carta
28 Wednesday, March 05, 2014 Gotë Një gotë prej kristali me stemën e Republikës së Shqipërisë Presidenti Italian, Z. Gergio Napolitano
29 Wednesday, March 12, 2014 Pjatë Pjatë argjendi me stemë francezë Jean Pierre Bel – President i Senatit te Francës
30 Thursday, March 13, 2014 Katalog Katalog Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara, Sheik Abdullah bin Zayed Al Nahyan
31 Tuesday, March 18, 2014 Shportë Shportë me prodhime vendase – Bio Kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta
32 Friday, March 28, 2014 Libër Libri i UNESCO Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO, Znj, Irina Bakova
33 Monday, March 31, 2014 Pjatë Pjatë procelani Kreu i Grupit të CDU, Z. Volker Kader
34 Monday, March 31, 2014 Suvenir Imazhi i Bundestagut në qelq Kreu I Bundestagut, Z. Norbert Lammert
35 Sunday, April 13, 2014 Suvenir Varkë në xham Kryeministri I Katarit, Z. Abdullah Bin Nasser Bin Khalifa Al-Thari
36 Saturday, April 19, 2014 Tas Tas prej balte i punuar me dorë Zv.kryeministri I Turqiese, Z. Ermullah Ister
37 Thursday, April 24, 2014 Pllakë Pllakatë Papa Francesc
38 Tuesday, May 20, 2014 Pjatë Pjatë argjendi me simbolin e Theresias Presidenti Austriak, Z. Heinz Ficher
39 Monday, May 26, 2014 Vazo Vazo e madhe porcelani me ngjyra Kryeminsitri Hollandez, Z.Mark Rutte
40 Saturday, June 14, 2014 Pikturë Pikturë me futbolllist MPJ Gjerman, Frank Walter Steinmeier
41 Wednesday, November 05, 2014 Butona Butona këmishe Kryetari Parlamentit Çek, Jan Hamacek
42 Wednesday, November 05, 2014 Set Stilograf me bojë Kryeministri Italian
43 Wednesday, November 05, 2014 Pjatë Pjatëz qelqi Parlamenti Evropian
44 Wednesday, November 05, 2014 Pllakë Pllakëz me pamjen e Patriarkës Rumune Patriarka Rumune
45 Monday, June 15, 2015 Statujë Statujë e vogël (ngjyrë e verdhë) Një takim me ministri e jashtëm grek Nikos Kotzias
46 Monday, June 15, 2015 Qeramikë Hyjnesha në fron prej balte Kryetari parlamentit Serb, Maja Gjakovi
47 Monday, June 15, 2015 Qyp Qyp qelqi me punime Parlamenti Rumun
48 Monday, June 15, 2015 Pjatë Pjatë me qyp dhe kapak të vogël porcelani, I zi me pika kryetari parlamentit turk, Cemil Cicek
49 Monday, June 15, 2015 Pjatë Pjatë argjendi MPJ bullgar, Kristian Vigenin
50 Monday, June 15, 2015 Kuti Kuti zbukurimi alumini me pamje nga Moska MPj Ruse
51 Monday, June 15, 2015 Set Komplet kancelarie Federata Ryse
52 Monday, June 15, 2015 Pikturë Pikturë me aquarela Angela Merkel, Kancelarja Gjermane
53 Monday, June 15, 2015 Qyp Qyp porcelani 60 cm me sunduk Presidenti i Tureqisë, Recep Tayip Erdogan
54 Monday, June 15, 2015 Qyp Qyp zbukurimi qelqi me ngjyra Kryetari parlamentit Ruman
55 Saturday, June 27, 2015 Pikturë Pikturë Aleksander Vucic
56 Wednesday, September 02, 2015 Monedhë 2 monedha për ditën ndërkombtare të jogas Kryeministri Indisë
57 Monday, September 14, 2015 Suvenir Luan i bardhë me bazament Kryeministri I Bavarisë
58 Monday, September 14, 2015 Pjatë Pjatë argjendi me stemën e Francës dhe gotë me stemëne Francës Presidenti I Francës, Francois Hollande
59 Thursday, October 08, 2015 Qilim rrugicë me motive Ministri i Asimit Serb
60 Thursday, October 08, 2015 Suvenir Luan i bardhë me bazament Minisitri i Shtetit për çështjet europiane dhe Marrëdhëniet Rajonale në Kancelarinë e Landid të Barisë
61 Wednesday, October 14, 2015 Gotë Punim artistik qelqi si gotë e gjatë Kryeministri Çek, Sh.T. Bohuslav Sabotka
62 Wednesday, October 14, 2015 Libër Czech Cubism 1909-1925 Kryeministri Çek, Sh.T. Bohuslav Sabotka
63 Friday, November 06, 2015 Pjatë Pjatë procelani e bardhë MPB Gjermna, Thomas de Maiziere
64 Thursday, November 12, 2015 Pikturë Pikturë (luan dhe objekt me ngjyra të kuqe) Z. Norbert Kartmann, President I Landtagur, parlamenti rajonal, Landi Hesenit
65 Thursday, November 12, 2015 Suvenir dy luanë (një i bardhë, një i kuq) Volker Bouffier, Ministër Presient I Landit të Hesenit
66 Saturday, November 21, 2015 Vazo Vazo qelqi (si jeshile me dekor të verdhë) Recep Tayip Erdogan, Presidenti Turqisë
67 Tuesday, December 01, 2015 Tabaka Tabaka si argjend Bartolomeu I, Patriark Ekumenik I Konstantinopojës
68 Tuesday, December 01, 2015 Stilolaps Stilolaps Bartolomeu I, Patriark Ekumenik I Konstantinopojës
69 Tuesday, December 01, 2015 Gur Gur iMaqedonisë Presidenti Maqedonisë Georgi Ivanon
70 Wednesday, January 20, 2016 Qilim Qilim MPJ Ivica Dacici
71 Wednesday, January 20, 2016 Kornizë Kornizë MPJ Ivica Dacici
72 Tuesday, February 02, 2016 Kupë Kupë apo pjatëz e thellë xhami/protokollare Znj. Ulrika Mdeer, Sekretare e Shtetit për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Suedisë
73 Sunday, February 14, 2016 Kuti Kuti zbukurimi, limited edition Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry
74 Wednesday, February 17, 2016 Pikturë Pikturë në kornizë Presidentja e Maltës – Marie Loise Coilero-Preca
75 Thursday, February 18, 2016 Kuti Kuti (senduk) I vogël si argjend Kryetari Knesset Yuli Yoel Edelstein
76 Monday, February 22, 2016 Statuetë Kal bronxi në bazament Milan Brglez, kryetari parlamentit Slloven
77 Monday, March 14, 2016 Set Set filxhanësh Kinez Z.Liu Hixing, Sekretar I Përgjithshëm I Sekretariatit të Bashkëpunimit të Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore
78 Monday, March 14, 2016 Set Set stilografi Abdullah II, Mbreti Jordanisë
79 Monday, April 04, 2016 Pjatë Pjatë porcelani në formë gjetheje Presidenti Hungarise, Janor Ader
80 Wednesday, April 20, 2016 Suvenir Suvenir Kristali (si mollë) Bill de Blasio, kryetar I bashkisë së New Rorkut
81 Thursday, April 21, 2016 Suvenir Punim në xham simbol i varrezave ushtarake Joe Biden, Zv. President
82 Thursday, April 21, 2016 Orë Orë tavoline Chelsea Joe Biden, Zv. President
83 Sunday, June 05, 2016 Stemë Stema franceze Marie Helene Cordet, Protocole
84 Tuesday, June 07, 2016 Pjatë Pjatancë argjendi me vegël muzikore MPJ Grek Nikos Kotzias
85 Tuesday, June 07, 2016 Vazo Vazo me nuanca jeshile dhe blu Zv. KM Kinez Yang Ying
86 Thursday, June 16, 2016 Libër La cerche De Lunion Interalliee Paris, Vizitë
87 Thursday, June 16, 2016 Butona Butona për këmishë me stemën e Republikës Franceze Francois Hollande, President I Francës
88 Thursday, June 23, 2016 Libër Libër Kryetari parlamentit të Malit të Zi Sh. T.Z darko Pajovic
89 Sunday, August 07, 2016 Shpatë Shpat e vogël Princi Saudit, Sultan bin Selman bin Abdulaziz Al-Saud, Ministër Kulture
90 Monday, August 08, 2016 Pikturë Pikture (pamje, shtëpi, lëndinë) Kryeministri Sllovenisë, Miro Cerar
91 Monday, August 08, 2016 Vazo Vazo super e vogël , 3 cm Protokolli Republikës së Slllovenisë
92 Friday, September 09, 2016 Pikturë Pikturë Kineze (në kuti të verdhë) Delegacioni I nivelit të lartë të Partisë Komuniste të Kinës
93 Monday, October 03, 2016 Pikturë Pikturë Z.Hashim Thaçi, President i Kosovës
94 Thursday, October 27, 2016 Stemë Stemë Regione Puglia il Presidente Presidenti I Rajonit të Puglias, Michele Emiliano
95 Friday, October 28, 2016 Glob Glob i vogël Sekretari I Shteit Ferederal Gjerman Z. Fuchtel
96 Thursday, November 17, 2016 Stilolaps Dy stilolapsa Waldman Ministri Gjerman i Ushqimit dhe Bujqësië
97 Wednesday, December 07, 2016 Mbajtëse Mbajtëse stilolapsash + mbajtëse letrash Harlem Desir, Sekretar Francez I Shtetit
98 Friday, December 09, 2016 Zbukurime 4 topa për pemën e vitit të ri Kryeministrja Polake, Beata Szdlylo
99 Monday, December 19, 2016 Pjatë Pjatë porcelani e bardhë Ministri i Jashtëm Gjerman, Michale Roth
100 Thursday, March 02, 2017 Set 6 filxhan me logon e Landit Kryeministri I Landit të Hesisë, Volker Bouffier
101 Tuesday, March 14, 2017 Stilograf Stilograf Montegrappa MPJ Italian, Angelo Alfano
102 Friday, March 24, 2017 Suvenir Ari me top MPJ Gjerman Sigmar Gabriel
103 Friday, March 31, 2017 Mekanizëm Mekanizëm muzike Z. Jurg Stahl, President i Këshillit Kombëtar Zvicër
104 Friday, March 31, 2017 Suvenir Suvenir druri (pajtez) presidenti I Konfederatës Zviceriane, znj Doris Leuthard
105 Monday, April 03, 2017 Libër Libër I parë në pllakat Kryeministri Malit të Zi, Z. Dusko Markovic
106 Monday, April 03, 2017 Libër Montenegro Land of Legends Kryetari Parlamentit Ivan Brajovic
107 Monday, April 17, 2017 Pikturë Pikturë delegacioni kinez, i kryesuar nga zëvëndëskryeministri I Parë Z.Zhang Gaoli
108 Tuesday, October 24, 2017 Pikturë Pikturë kal Princi i kurorës së Abu Dabit, Sheik Mohammed bin Zayed Al Nahun
109 Wednesday, November 08, 2017 Pjatë Pjatë dekorative Ministri I drejtësisë Turke, Abdulhamit Gul
110 Wednesday, November 08, 2017 Suvenir Suvenir Kristali Kryetari bashkisë së Roterdamit
111 Tuesday, November 14, 2017 Shpatë Shpat e vogël ngjyrë e verdhë Zëvendëspresidentja Bullgare, znj Ilirjana Jotova
112 Thursday, December 07, 2017 Gur Gur i verdhë në varse Kryeministri i Polonisë, Beata Szydlo
113 Thursday, December 07, 2017 Kornizë Kornizë me pamjen e Kryeministrisë Kryeministri I Bullgarisë, Byoko Borissov
114 Monday, December 11, 2017 Kornizë Kornizë Qeramike Presidenti I Malit të zi, Filip Vujanovic
115 Tuesday, December 12, 2017 Printim Printim me pamje nga roma antike Ministri i drejtësië Italiane, Andrea Orlando
116 Tuesday, December 12, 2017 Suvenir Simbol i Ministrisë së Drejtësisë Ministri i Drejtësië Italiane, Andrea Orlando
117 Friday, December 15, 2017 Stilolaps Stilolaps S.T Dupont Ministri I Brendshëm Francez, Z Gerard Collomb
118 Tuesday, January 30, 2018 Libër Relations historiques et diplomatiques entre la France et L’Albaniae, de 1912 a nos jours (Conference) Ambasada e Francës
119 Tuesday, January 30, 2018 Libër T: Liceu kombëtar I Korçes A: Niko Kotherja Ambasada e Francës
120 Tuesday, January 30, 2018 Libër T: Centenaire du lycee de Korças et de l’arivee des Francais a Pogradec Ambasada e Francës
121 Wednesday, February 14, 2018 Set Set 2 gota dhe një pako letra Parlamentarër Britanikë
122 Monday, February 19, 2018 Medalje dekorate Me rastin e 10 vjetorit e shpalljes së pavarsisë së Kosovës Presidenti i Kosovës Z. Hashim Thaçi
123 Wednesday, February 21, 2018 Gota Dy kupa kristali bohemie me buzë me rreth ngjyrë ari Milan Stech Kryetari i Senatit të Republikës Çeke
124 Tuesday, February 27, 2018 Stilolaps Stilolaps me logo të Bashkimit Evropian, marka Recife Jean -Claude Juncker
125 Tuesday, February 27, 2018 Libër Deklarata Schuman në tre gjuhë dhe fotografim i dorëshkrimit të shtypur Jean -Claude Juncker
126 Wednesday, February 28, 2018 Libër T: Una pace neccesaria I rapporti Italiano-Albanesi nella prima fase della guerra freda A: a cura di Paolo Rago Sh.T.Z. Alberto Cutillo Ambasador I Talisë
127 Thursday, March 15, 2018 Kollare Kollare ngjyrë e kuqe nga Marija Pecinovic Buric, Ministre e Jashtme dhe zëvedëskryeministre e Kroacisë Marija Pecinovic Buric
128 Wednesday, March 28, 2018 Libër Kumtesat e ceremonisë së promovimit të botomit: Kalendari Kombtar 1897-1928 Mehdi Gurra
129 Thursday, April 12, 2018 Libër T: Ferrara, un racconto di luce nel empro A:Gianni Venturi Commune di Ferrara
130 Thursday, April 12, 2018 Libër Ferrara, terra acqua e sapori Commune di Ferrara
131 Thursday, April 12, 2018 Hartë Hartë e qytetit të Bolonjës në vitet 1700 Stefano Bonaccini Presidente regione Emiglia-Romagna
132 Tuesday, April 24, 2018 Mbajtëse dokumentesh Mbajtëse dokumentesh lëkure dhuruar nga Kryeministri i Belgjikës Charles Michel
133 Monday, April 30, 2018 Libër T: Freedom and responsibility A: Kirill, Patriarch of Moscow and all Russia Patriarku Kirill
134 Monday, April 30, 2018 Libër T: Predstojatel Patriarku Kirill
135 Monday, April 30, 2018 Medalje Medalje e lëshuar me rastin e 45 vjetorit të shugurimit të patriarkut Kirill Patriarku Kirill
136 Wednesday, May 02, 2018 Libër T:Biografia e Hashim Thaçit A: Roger Boyes and Suzzy Jagger Hashim Thaçi
137 Friday, May 04, 2018 Kuti Kuti druri dhuruar Sh. T Mbreti Abdullah i II i Jordanisë – sjellë nga Princi Ghazi Mbreti Abdullah i II i Jordanisë
138 Monday, May 07, 2018 Spilë Spilë me stemën e qytetit të Firences nga kryebashkiaku i Firences Dario Nardella
139 Monday, May 07, 2018 Reliev Pllakë me reliev me pamje të Kupolës të Bruneleschit dhe Këmbanores së Giotto nga Kryebashkiaku i Firences Dario Nardella
140 Monday, May 07, 2018 Skicë Skicë e printuar me procedurën Acquaforte nga kryebashkiuaku i Firences Dario Nardella
141 Monday, May 07, 2018 Kollare kravatë ngjyrëbojqielli nga deputetët e delegacionit të Parlamentit Hollandez Deputetët Hollandez
142 Monday, May 07, 2018 Stilograf Stilograf Waldman nga Ministri i Jashtëm i Polonisë Jacek Czaputowicz
143 Monday, May 07, 2018 Libër Mbi Poloninë Jacek Czaputowicz
144 Thursday, May 10, 2018 Libër Baden -Wurttmberg Franz Untersteller, Ministri I Jashtëm I Shtetit Baden-Wurttemberg
145 Wednesday, May 16, 2018 Libër T: Siomeone II di Bulgaria A:autobiografi Simeone II di Bulgaria
146 Friday, May 25, 2018 Medalje Medalje -monedhe që paraqet Virgjëreshën e Mullirit nga Pierre-Andre Perissol/Marie de Moulins Pierre-Andre Perissol/Marie de Moulins
147 Tuesday, May 29, 2018 Medalje Medalje me maskën e artë të Teresit nga organizatorët e Vienna Economic Forum në Sofje, Bullgari Vienna Ecnonomic Forum
148 Monday, June 04, 2018 Libër T: The Nullifiers of the Nullifiers A: A group of scholars and researchers Princ Ghazi
149 Monday, June 04, 2018 Libër T: The Nullifiers of the Nullifiers (arabisht) A: A group of scholars and researchers Princ Ghazi
150 Monday, June 04, 2018 Libër T: How to deal with Takfiri tweets A:shumë autorë Princ Ghazi
151 Monday, June 04, 2018 Libër T: How to deal with Takfiri inmates A: A joint commity of prison security Princ Ghazi
152 Monday, June 04, 2018 Libër T: Islamic websites A: Shumë autorë Princ Ghazi
153 Monday, June 04, 2018 Libër T: A thinking persons guide to Islam A:H.R.R Princ Ghazi bin Muhammad Princ Ghazi
154 Monday, June 04, 2018 Libër T: The Muslim 500- the world’s most influential muslims 2018 Princ Ghazi
155 Monday, June 04, 2018 Pllakë Pllakatë Thrake – Perëndesha e fitores Nikea mbi quadrige – nga kryeministri Bullgarisë Boyko Borisov
156 Wednesday, June 13, 2018 Libër Journey through Austria Gazetarët austriakë
157 Wednesday, June 13, 2018 Libër Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Album Historik Bashkia Lezhë
158 Wednesday, June 13, 2018 Libër Building Stars – Migel Fluxa – An enterprenuer story Migel Fluxa-Iberostar
159 Saturday, June 16, 2018 Libër Prica, zivaot I djelo Sinisa Varga
160 Monday, June 25, 2018 Revistë Cornucopla – nga Ambasadori i Turqisë Murat Ahmet Yoruk
161 Thursday, July 05, 2018 Libër T: House of the Senate- the rich history of Binnenhof 22 Deputetët Hollandez
162 Monday, July 09, 2018 Pullë poste Pullë e nxjerrë më qarkullim me rastin e presidencës bullgare të BE organizatorët e samitit të Sofjes 16+1
163 Monday, July 09, 2018 Monedhë Monedha 2 Leva e nxjerrë më qarkullim me rastin e presidencës bullgare të BE organizatorët e samitit të Sofjes 16+1
164 Monday, July 09, 2018 Libër Bulgaria, ancient land of Thracians organizatorët e samitit të Sofjes 16+1
165 Monday, July 09, 2018 Libër T: Huwaei leadership, culture and connectivity A: Tian Tao, David de cremer, Wu Chunbo përfaqësues të Huawei
166 Monday, July 09, 2018 Libër T: Art of War A: Sun zi Kryeministri i Kinës Li Keqiang
167 Thursday, July 19, 2018 Set Set krave dhe butona nga Prsidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic Kolinda Grabar Kitarovic
168 Tuesday, September 11, 2018 Libër T:Albanien A: Christian Zindel, Andreas Lippert, Bashkim Lahi, Machiel Keil Frtiz Neugebauer, Parlamenti Austrisë
169 Thursday, October 04, 2018 Libër T: Të rizbulojmë të përbashkëtat – e shkura dhe e tashmja në marrëdhëniet Austri-Shqipër në KALEIDOSKOP MPJ i Austrisë
170 Tuesday, October 16, 2018 Medaljon Medaljon me figurën e Princit Albert II, I Monakos Princi Albert II
171 Friday, October 19, 2018 Vazo vazo e dekoruar – nga Ministri I Jashtëm Turk, H, E Mevlut Cavusoglu H.E. Mevlut Cavusoglu
172 Tuesday, October 23, 2018 Kupë Kupë e vogël prej xhami Murano nga Ministria Italiane e Mbrojtjes Elisabetta Trenta
173 Tuesday, October 30, 2018 USB USB me regjistrime dhe pozicione të Yoga nga Narendra Modi- Kryeministër i Indisë Narendra Modi
174 Friday, November 02, 2018 Fotografi Family photo nga konferenca e Bankës së Shqipërisë dt.01.11.2018 Gent Sejko dhe Marek Butka- ish Km I Polionisë
175 Friday, November 16, 2018 Libër T: Itineraire d’un officier francais du front d’orient en Albanie A: Gregor Marchal Ambasada e Francës
176 Friday, November 16, 2018 Bluzë Me logon e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore Ambasada e Francës
177 Monday, November 26, 2018 Pllakë Pllakë me gdhendje të pamjeve nga Komuna e Pejës me rastin e mbledhjes së dy qeverivë në Pejë Kryetari i Komunës Pejw Gazmend Muhaxheri
178 Monday, November 26, 2018 Libër Monografia Peja dhuruar me rastin e mbledhjes së dy qeverivë në Pejë Kryetari i Komunës Pejw Gazmend Muhaxheri
179 Tuesday, November 27, 2018 Pjatë Pjatë qelqi e dhuruar nga Ministri i Jashtëm Slloven, Mitro Cerar gjatë vizitës zyrtare Dr. Mitro Cerar
180 Thursday, December 06, 2018 Butona Set butona për këmishë nga kryeministri Kroat Andrej Plenkovic dhuruar me rastrin e vizitës së kryeministrit në Kroaci Kryeministri i Kroacisë
181 Thursday, December 06, 2018 Kollare Kravatë nga kryeministri Kroat Andrej Plenkovic dhuruar me rastrin e vizitës së kryeministrit në Kroaci Kryeministri i Kroacisë
182 Thursday, December 06, 2018 Libër Libër arti I piktorëve Vllaho Bukovac dhe Gabriel Alexandre Kryeministri i Kroacisë
183 Thursday, December 06, 2018 Kuti Kuti dekorative e pikturuar me ilustrime nga përrallat e Pushkinit H.E Aleksandër Karpushin, Ambasada Ruse
– Show less
Chart: BIRN Albania  Source: Këshilli i Ministrave  Created with Datawrapper

TË LIDHURA

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir
Aktualitet

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025
Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!
Aktualitet

Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

15:24 | 15/07/2025
Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba
Politikë

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

15:20 | 15/07/2025
Next Post
Lista, cilat ishin 10 makinat më të shitura në Evropë për 2018?

Lista, cilat ishin 10 makinat më të shitura në Evropë për 2018?

Detajet/Sekuestrohen pasuritë e baronit të drogës, ‘koka’ e laboratorit në Has

Detajet/Sekuestrohen pasuritë e baronit të drogës, ‘koka’ e laboratorit në Has

Albin Kurti me studentët, zhgënjehet Kumbaro: S’u besova syve, pa lidhje

Albin Kurti me studentët, zhgënjehet Kumbaro: S'u besova syve, pa lidhje

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel
Bota

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

by mirseda
15:58 | 15/07/2025
0

Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar...

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025
Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

15:24 | 15/07/2025
Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

15:20 | 15/07/2025
Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

14:42 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com