Pasi Xherdan Shaqiri nënshkroi me Liverpoolin, legjenda e Manchester Uniter, Gary Neville ishte një ndër kritikët më të mëdhenj të tij. Por tashmë anësori nga Gjilani i ka kthyer “reston” me një veprim që padyshim e ka ‘nevrikosur’ keq Neville.
Ai kishte ishte pjesë e një basti me Jamie Carragher ku humbësi detyrohej që ta vishte fanellën e rivalit. Ishte Neville ai që humbi këtë bast. Ish mbrojtësi i United ka refuzuar ta vesh fanellën dhe e ka shkelur bastin.
Në këtë mes futet dhe Shaqiri i cili i dërgon një fanellë të nënshkruar nga vetë ai, për Neville. Në fanellën e dërguar shkruhej “Për fansin tim numër një, të lutem mos e kthe mbrapa”.
Liverpool dhe Manchester United janë dy rivalët më të mëdhenj në Premier League dhe është e “rëndë” për legjendat e skuadrave që të veshin fanellën e kundërshtarit.