Zërave se kryetari i Bashkisë Kamëz njëkohësisht edhe kreu i degës së PD-së, Xhelal Mziu ka dhunuar një qytetar gjatë ditës së sotme i është përgjigjur shtabi elektoral i tij.
Stafi i Mziut, këto deklarta i ka cilësuar si “Fake News” të shpërndara nga zyrat e PS-së, ndërsa theksoi se këto janë një tregues i qartë i panikut të tyre nga humbja e thellë që i pret.
“Xhelal Mziu jo vetëm që nuk është i përfshirë në këtë ngjarje të supozuar dhe e shpërndarë si lajm në media, por as e njeh qytetarin, emri i të cilit është i shpërndarë si i dhunuar. I rikujtojmë edhe një herë Edi Ramës dhe PS-së, që e parandiejnë humbjen më parë e cila sot po bëhet fakt, se ndëshkimi i ashpër pritej nga Kamza sot më 25 qershor përmes votës. Kamza dhe Paskuqani kanë votuar në plebishit kundër PS-së për persekutimin politik dhe krahinor që është shfaqur ndaj këtyre banorëve në këtë 4-vjeçar”, shkruan shtabi i PD-së.