Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dhuna në Përmet/Disiplina me “dorë të hekurt” ndaj Këlcyrës

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Dhunuan arbitrat, tre lojtarët e Këlcyrës rrezikojnë 3 vite burg

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimin sa i përket dhunës së ushtruar ndaj arbitrit Alvi Paço, në Përmet nga stafi teknik dhe futbollistët e ekipit të Këlcyrës. Janë marrë masa ekstreme sa i përket dhunës së ushtruar ndaj zyrtarëve të ndeshjes, ku klubi i Këlcyrës është përjashtuar nga aktiviteti futbollistik, po ashtu janë dënuar edhe lojtarë e zyrtarë të klubit. Kjo është hera e parë që një ekip bëhet shembull sa i përket dhunë së ushtruar në stadiumet shqiptare, sidomos në Kategorinë e Parë dhe në të Dytën. Pasi ky është një rast që përsëritet dhe duket se do të jetë një shembull mjaft i mirë për ekipet e tjera, që të respektojnë ndeshjen si duhet dhe të mos cenojnë mbarëvajtjen e saj.

Vendimi ka qenë mjaft i ashpër ku KF Këlcyra do të përjashtohet nga gara për pjesën e mbetur të Kampionatit për sezonit futbollistik 2017/2018. Por nuk ka mbetur me kaq, pasi dënime mjaft të ashpra ka pasur edhe për zyrtarët e klubit të cilët dënohen me gjobë dhe përjashtim nga aktiviteti për vite dhe gjoba të majme.

Lojtarët e KF Këlcyrës Entilion Kamberi, Renis Spahiu dhe Kamber Kamberaj, që rezultuan si më agresivët në dhunën e ushtruar ndaj arbitrit janë përjashtuar përgjithmonë nga ushtrimi i aktiviteteve futbollistike. Katër lojtarë të tjerë janë pezulluar me dy vite nga ushtrimi i këtij aktiviteti.

Vendimi i plotë i Komisionit të Disiplinës:

1- KF “Këlcyra”, për dështim ne përmbushjen e përgjegjesive duke cënuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojes në ndeshjen kundër KF “Përmeti”, në bazë të nenit 12/1/f ,28, 49/5, 58/2, 65/2,65/4 dhe 66/3/c) të KDS, përjashtohet nga gara për pjesën e mbetur të Kampionatiti për sezonit futbollistik 2017/2018.

Ndeshja kundër KF “Përmeti”, deklarohet e humbur në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

2- Zyrtari i KF “Këlcyra”, Robert Spahiu , për kërcënim,nxitje të akteve të dhunës ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mije) Lek. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

3- Lojtaret i KF “Këlcyra”, Entilion Kamberi, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.

4- Lojtari i KF “Këlcyra”, Renis Spahiu, për dhunë ndaj zyrtarin të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjiithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.

5- Lojtari i KF “Këlcyra”, Kamber Kamberaj, për dhunë ndaj zyrtarin të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.

6- Lojtari i KF “Këlcyra”, Fatjon Sakollari, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

7- Lojtari i KF “Këlcyra”, Meleq Xhakollari, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

8- Lojtari i KF “Këlcyra”, Fredi Kamberi për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

9- Lojtari i KF “Këlcyra”, Kristi Koshi, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

Tags: dhunaDisiplinadorëhekurtKëlcyrësndajPermet

TË LIDHURA

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj
Aktualitet

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi
Aktualitet

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dhjetëra banesa të dëmtuara
Aktualitet

Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dhjetëra banesa të dëmtuara

17:41 | 17/01/2026
Next Post
Kontrata 250 mln $/Carson Block i bindur: “Rapiscani”, kurrupsion i pastër

Kontrata 250 mln $/Carson Block i bindur: “Rapiscani”, kurrupsion i pastër

Qytetarët e Maqedonisë marrin pasaporta bullgare

Qytetarët e Maqedonisë marrin pasaporta bullgare

“Arenë lufte” në Përmet, lojtarët e Këlcyrës masakrojnë arbitrin (Video)

Përjashtohen përgjithmonë tre lojtarë e dhunshëm, shpëton njëri nga të arrestuarit







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com