Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dhuna në burgje/Avokati: Të drejtat e njeriut ‘shtypen’ me të dyja këmbët

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Dhuna në burgje/Avokati: Të drejtat e njeriut ‘shtypen’ me të dyja këmbët

Në dy javët e fundit kanë ndodhur dy ngjarje të rënda me pasojë vdekjen e dy shtetasve Enea Ftoi i cili humbi jetën si pasojë e dhunës në dhomat e sigurisë dhe Ardian Kallami,  i cili humbi jetën nga vetëvarja si pasojë e akuzës për vjedhjen dhe më parë ishte shoqëruar në komisariat. Avokati dhe eksperti ligjor Andi Muratej u shpreh se “vdekja e këtyre shtetasve ka ardhur gjatë ose menjëherë pas kontakteve me punonjësit e Policisë së Shtetit dhe është e lidhur me dyshimin ndaj tyre për kryerjen e veprës penale.”

Duke marrë shkas nga rastet më të fundit, Enea Ftoi i cili humbi jetën si pasojë e dhunës në dhomat e sigurisë dhe Ardian Kallami i cili humbi jetën nga vetëvarja si pasojë e akuzës për vjedhjen dhe më parë ishte shoqëruar në komisariat. Ju si avokat dhe ekspert ligjor pranë Shoqatës “Together for Life” si e shihni gjendjen në dhomat e sigurisë në komisariatet e policisë?

Momenti dhe kontakti i parë mes një personi të dyshuar për kryerjen e një vepre penale dhe punonjësit të policisë është shumë delikat pasi mundësia që të ketë përdorim dhune në këto çaste është më e madhe. Për rrjedhojë, zbatimi me profesionalizëm dhe korrektesë i detyrës nga punonjësi i Policisë së Shtetit është domosdoshmëri. Në legjislacionin shqiptar garantohet paprekshmëria e çdo shtetasi apo shtetaseje, qoftë edhe i dyshuar për një vepër penale si dhe vërtetimi i fajësisë vetëm me vendim gjykate të formës së prerë. Çdo metodë tjetër është e pajustifikuar dhe e pambështetur në ligj.Në dy javët e fundit kanë ndodhur dy ngjarje të rënda me pasojë vdekjen e dy shtetasve cituar më sipër, të cilët drejtëpërdrejtë ose jo, më parë ishin trajtuar nga punonjës të Policisë së Shtetit. Ata kanë qënë të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes. Në të dy rastet, familjarët e viktimave kanë shprehur shqetësimin serioz për vdekjen e papritur të të afërmve të tyre dhe kanë pretenduar se ndaj tyre është ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike. Në fakt, vdekja e këtyre shtetasve ka ardhur gjatë ose menjëherë pas kontakteve me punonjësit e Policisë së Shtetit dhe është e lidhur me dyshimin ndaj tyre për kryerjen e veprës penale.

Ngjarjet e mësipërme janë duke u hetuar nga organi i Prokurorisë dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, hetime që duhet të jenë të pavarura dhe të gjithëanshme për të sqaruar rrethanat e vdekjes së shtetasve dhe vënien para përgjegjësisë të punonjësve përgjegjës, nëse rezulton se ata mbajnë përgjegjësi. Gjithashtu, është bërë publike se janë marrë masa displinore ndaj punonjësve përgjegjës të policisë deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Monitorimet tuaja nëpër institucionet e mbyllura ju kanë çuar edhe më afër problematikës që kanë të burgosurit. Natyrshëm lind pyetja, sipas jush a ka dhunë në ambientet e izolimit ne vendin tonë?

Raste të përdorimit të dhunës shfaqen herë pas here, dhunë e cila ushtrohet ndaj personave të privuar nga liria, qofshin të shoqëruar, ndaluar/arrestuar ashtu edhe ndaj personave të burgosur (të paraburgosur/të dënuar me burgim), qoftë brenda apo jashtë ambienteve të sigurisë. Këto raste dhune janë sporadike fakt që tregon që “mentaliteti” i paligjshëm i përdorimit të forcës gjatë kryerjes së detyrës nga punonjës të caktuar të shtetit është “pjesë” e punës  së tyre. Në vitet e fundit janë bërë publike disa raste të përdorimit të dhunës fizike qoftë nga shoqëria civile apo media, raste të cilat, siç thashë, janë sporadike dhe nuk vërtetojnë që kemi të bëjmë me fenomen të përgjithshëm. Megjithatë, në mënyrë kategorike, përdorimi i dhunës fizike apo psikologjike ndaj shtetasit të privuar nga liria, qoftë edhe në një rast të vetëm është i ndaluar madje, i dënueshëm me ligj.

Megjithëse trendin pozitiv nga viti 2014, Komiteti Europian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit apo Dënimit Johuman dhe Degradues (KPT), në Raportin e  publikuar në dt. 24 maj 2018, ka përsëritur rekomandimin që, autoritetet Shqiptare të vazhdojnë fuqishëm përpjekjet për të luftuar çdo formë të keqtrajtimit nga policia. Punonjësit e policisë duhet të kenë parasysh dhe të trajnohen në mënyrën e duhur, që çdo formë e keqtrajtimit është e paligjshme dhe e dënuar me ligj. Trajnimi duhet të qartësojë që, qëllimi i marrjes në pyetje synon të sigurojë informacion për të zbuluar të vërtetën lidhur me çështjen nën hetim dhe jo të sigurojë një rrëfim nga dikush që prezumohet, në sytë e punonjësve të policisë, se është fajtor. Sipas KPT, nuk ka asnjë justifikim për të goditur personat që ndodhen nën kujdesin e policisë.

Nëse mund të na përmendni ndonjë rast?

Në sajë të punës së medias dhe shoqërisë civile janë bërë publike raste konkrete të përdorimit të dhunës, raste që në fakt kanë qënë flagrante, si p.sh. rasti i keqtrajtimit të shtetasit nga punonjësit e Policisë Korçë, i ndodhur në v. 2015, rasti i përdorimit të dhunës ndaj të dënuarit me burgim në burgun e Peqinit në Shtator 2017.

Ka patur edhe raste të tjera si dhe rastet e ndodhura në dy javët e fundit që lidhen me veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit. Përveç marrjes së masave administrative dhe disiplinore  nga organet eprore, punonjësit përgjegjës janë denoncuar edhe në Prokurori për ndjekje penale.

Përse ka dhunë në institucionet ku mendohet se siguria për jetën duhet të jetë maksimale?

Shteti është përgjegjës për mbrojtjen e jetës së shtetasve të tij, qoftë në ambiente publike ashtu edhe në ambiente të mbyllura siç janë komisariatet e policisë, burgjet, spitalet psikiatrike, etj. Nëse humbja e jetës së një shtetasi ndodh për shkak të veprimeve apo mosveprimeve të paligjshme të organeve shtetërore qofshin ato të sigurisë, shëndetësisë, mjedisit, etj., atëherë kemi të bëjmë me shkelje të nenit 21 të Kushtetutës dhe nenit 2 të KEDNj, që mbrojnë të drejtën e jetës.

Në rast se vërtetohet se vdekja ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar  nga punonjësit që janë përgjegjës për ruajtjen e shtetasit (në polici, burgje) atëherë ndodhemi para shkeljes së nenit 25, të Kushtetutës dhe nenit 3, të KEDNj, që bëjnë fjalë për ndalimin e torturës, dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor poshtërues. Këto veprime përbëjnë vepra penale sipas Nenit 87, të Kodit Penal, “Tortura me pasoja të rënda”, e cila dënohet deri në 20 vjet burgim, apo nenit 314, “Përdorimi i dhunës gjatë hetimeve” e cila dënohet deri në 10 vjet burgim apo nenit 96, “Mjekim i pakujdesshëm” nga personeli mjekësor i këtyre institucioneve, vepër e cila dënohet deri në 5 vjet burgim.

Praktika e deritanishme e mosndëshkueshmërisë si dhe rastet spontane të përsëritura të përdorimit të dhunës tregojnë se, marrja e masave administrative dhe disiplinore ndaj punonjësve përgjegjës nuk ka rezultuar efektive. Për rrjedhojë, duhet të përmirësohet puna e prokurorisë dhe gjykatës në këtë drejtim dhe kjo do të rrisë edhe besimin e publikut. Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka gjetur fajtore autoritetet shtetërore të cilat nuk kanë mbrojtur të drejtën e jetës së shtetasve të burgosur për shkak të ushtrimit të dhunës ndaj tyre si dhe për mungesën e zhvillimit të një hetimi efektiv (në çështjen Velikova v. Bullgaria, Nr. 41488/98).

A mund të evitohet dhuna si në paraburgim si ne burgje?

Mendoj se, dhuna në paraburgime dhe në burgje mund të evitohet nëse do të punohet me cilësi njëkohësisht në dy drejtime kryesore. Së pari, në aspektin e formimit profesional, në trajnimet fillestare apo vazhduese të punonjësve të policisë apo të burgjeve, dhe së dyti, duke hetuar dhe ndëshkuar me paanësi dhe objektivitet çdo rast të përdorimit të dhunës nga këta punonjës.

Duke patur parasysh ngjarjet e mësipërme, Shoqata “Together for Life” thekson faktin që, autoritetet shtetërore kanë përgjegjësi për garantimin e barabartë të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, veçanërisht të atyre shtetasve që trajtohen në institucionet e mbyllura si spitale psikiatrike, burgje, etj. Respektimi i të drejtave të njeriut është edhe një nga 5 prioritetet kyçe të integrimit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, fushë në të cilën autoritetet shtetërore duhet të thellojnë më tej reformat aktuale./AlpeNews.al/

Tags: ‘shtypen’avokatiburgjedhunadrejtavedyjakëmbët”njeriut

TË LIDHURA

Gjendet një armë zjarri në bulevardin ‘Bajram Curri’
Aktualitet

Gjendet një armë zjarri në bulevardin ‘Bajram Curri’

14:52 | 26/11/2025
“Hajde mendje hajde”,Manastirliu debat me Boçin: Nuk ju lejoj të flisni me këtë gjuhë. Deputeti i PD
Aktualitet

“Hajde mendje hajde”,Manastirliu debat me Boçin: Nuk ju lejoj të flisni me këtë gjuhë. Deputeti i PD

14:50 | 26/11/2025
Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës
Politikë

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës

14:37 | 26/11/2025
Next Post
Reagon Duka: Ishte festë për shqiptarët, të paudhët duan të hedhin baltë

Reagon Duka: Ishte festë për shqiptarët, të paudhët duan të hedhin baltë

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në Rripin e Gazës

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në Rripin e Gazës

Reali e fiton 3 herë radhazi, UEFA bën ndryshime në Champions

Reali e fiton 3 herë radhazi, UEFA bën ndryshime në Champions







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Gjendet një armë zjarri në bulevardin ‘Bajram Curri’
Aktualitet

Gjendet një armë zjarri në bulevardin ‘Bajram Curri’

by mirseda
14:52 | 26/11/2025
0

Policia e kryeqytetit ka gjetur një armë zjarri në bulevardin “Bajram Curri”, pranë lumit të Lanës. Sipas...

“Hajde mendje hajde”,Manastirliu debat me Boçin: Nuk ju lejoj të flisni me këtë gjuhë. Deputeti i PD

“Hajde mendje hajde”,Manastirliu debat me Boçin: Nuk ju lejoj të flisni me këtë gjuhë. Deputeti i PD

14:50 | 26/11/2025
Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës

14:37 | 26/11/2025
SPAK përfundon hetimet për vrasjen e Fatbardh Licit, katër të pandehur dërgohen për gjykim

SPAK përfundon hetimet për vrasjen e Fatbardh Licit, katër të pandehur dërgohen për gjykim

14:04 | 26/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com